Ish-prokurori i Tiranës, Elio Mazreku, është emëruar drejtor i ri i Hetimit Doganor, duke marrë një detyrë të re në administratën publike.
Mazreku vjen në këtë pozicion pas një karriere të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku prej vitit 2000 ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës për më shumë se dy dekada.
Emërimi i tij rikthen në vëmendje edhe procesin e vettingut, ku në nëntor të vitit 2023, Elio Mazreku u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sipas analizës financiare të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ai rezultonte me një bilanc negativ prej 22.8 milionë lekësh, i lidhur me mungesën e provave për ligjshmërinë e disa llogarive bankare të përdorura në blerjen e një apartamenti prej 129 metrash katrorë në vitin 2010.
Po ashtu, sipas asaj që KPK bënte me dije asokohe, Mazreku nuk arriti të justifikonte rreth 5 milionë lekë të deklaruara si ndihmë nga babai, si dhe disa dhurata të përfituara nga vëllai i tij.
Nga ana e tij, ai i ka kundërshtuar konkluzionet e trupës së vetingut, duke deklaruar se të ardhurat ishin të ligjshme dhe buronin nga puna e bashkëshortes në një organizatë jofitimprurëse, ndërsa ka theksuar se mënyra e realizimit të pagesave nuk ka qenë nën kontrollin e tij.
j.l./ dita

Kush dhe Cfare e
detyron Kryeminstrin Edvin Kristaq Rama
‘TI VARE UJKUT (te certifikuar!) MELCITE NE QAFE’ ?!
Te gjithe keta rrojne me ndihma!!!!
Kush dhe Cfare e
detyron Kryeminstrin Edvin Kristaq Rama
‘TI VARE UJKUT (te certifikuar!) MELCITE NE QAFE’ ?!
Te gjithve ketyre u bejne dhurata prinderit,vellezerit,shoket e gruas biles dhe lagjia.Vetingu ishte loje.Ky doli nga dera dhe u fut nga dritarja.Prap me dhome mbeti.Tani do mari me shume dhurata se ja mori doren
Cfare idiots ie! Kjo ndodh vrtem ne Shqiperi. Vemdi me I korruptuar ne Europ !
Rama e beri PS parti hajdutesh.
Pse kancelari Merz duket njeri i drejte,?.Nje Prusian i vertete. Sepse eshte personalitetri i vetem ne Evrope,qe neverit hapur dallaveraxhiun Edi Rama.
pune te mbare dhe sa me shume lek
Ky vetingu ka nxjerr nga sistemit njerzit me me pak pasuri te bene padrejtesisht. Dhe ata qe Ishin krimbur mire ne para korrupsioni vazhdojne, te qendrojne ne sistem madje ne kupola. Si olsi dado I famshmi, Dritan prenci madje edhe dum dumani , kane kaluara vetingu me para te madhe. Gezuar ramazanin se keshtu do vazhdoj.
Me siguri kete emerim do ta kete urdheru Sali Ram Berisha, apo tredhesi i Drejtesise Re qe me aq mundim e rilindi Edvin Kristaq Rama, sic e percakton perdite pa u lodhur dhe ekspert i drejtesise Ethem Lalaj.
E tille ka qene qe kur ishte PPSH o agron .
Ky vetingu ka nxjerr nga sistemit njerzit me me pak pasuri te bene padrejtesisht. Dhe ata qe Ishin krimbur mire ne para korrupsioni vazhdojne, te qendrojne ne sistem madje ne kupola. Si olsi dado I famshmi, Dritan prenci madje edhe dum dumani , kane kaluara vetingu me para te madhe. Gezuar ramazanin se keshtu do vazhdoj.