Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U emërua zv.ministre, Rama: Ina Majko një vlerë e shtuar, do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > U emërua zv.ministre, Rama: Ina Majko një vlerë e shtuar, do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë
Lajmi i funditPolitike

U emërua zv.ministre, Rama: Ina Majko një vlerë e shtuar, do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë

Published: July 3, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka konfirmuar emërimin e Ina Majkos si zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Rama shkruan se emërimi i saj në këtë detyrë vjen pasi ajo ka spikatur në skuadrën socialiste të 11 majit, ndonëse nuk i siguroi dot votat për t’u bërë deputete.

Ai shton më tej se Majko si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar, ajo do të mbulojë çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Ina MAJKO është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian

Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit.

Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale.

Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë. 

Kandidatja e Partisë Socialiste për deputete në qarkun e Vlorës, u emërua dje në detyrën e re me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë nga kjo detyrë është shkarkuar nga detyra Niko Hyka, i cili mbante postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë takimeve të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama pati deklaruar emrin e Majkos si ministren e parë të qeverisë së ardhshme nëse fiton zgjedhjet e 11 majit.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Devolli says:
    July 3, 2025 at 11:55 am

    Të lumtë Rama , je i madh , nuk t’a ha qeni shkopin , një veprim me përmbajtje të thellë demokratike .

    Reply
  • majco says:
    July 3, 2025 at 4:09 pm

    Demagogji!
    Kush ka shkelqyer e ka bere ndonje pune per tu marre shrmbull ga mimistret e zv.mimistret e zgjedhura nga Rama?
    Ajo qe u padit se kishte abuzuar me tender gozhdesh, apo ajo qe merrte arka peshku per emerime, apo ajo qe abuzonte me fondet e BE pe bujqexine, apo ato qe i hoqen Bankersit gjoben 100 milionshe, ap..apo..apo..
    Zoti na ruajt nga politikanet e qeveritaret shqiptare te cdo spektri, cdo periudhe e rrace.!!!!!
    Nuk dua ta paragjykoj kete Majkon, por me tremb mbiemri saj qe rezuton si politikan qe mbillte e nuk korrte vetem zgerdhihej e servilosej.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?