Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U fut pas paktit Rama-Berisha në 2008, çfarë është formula D’Hont që favorizon subjektin e parë zgjedhor në çdo qark
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > U fut pas paktit Rama-Berisha në 2008, çfarë është formula D’Hont që favorizon subjektin e parë zgjedhor në çdo qark
Lajmi i funditopinion

U fut pas paktit Rama-Berisha në 2008, çfarë është formula D’Hont që favorizon subjektin e parë zgjedhor në çdo qark

Published: April 27, 2025
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82?

Formula D’Hont filloi të bëhet e njohur për publikun shqiptar nga prilli i vitit 2008. Atë vit u bë një ndryshim rrënjësor në sistemin elektoral, miratuar nga Berisha (atëherë kryeministër) dhe Rama (atëherë kryeopozitar).

Dhe qysh atëherë, formula D’Hont përdoret për ndarjen e mandateve parlamentare mes subjekteve zgjedhore në secilin qark.

Opinionisti që merret me statistika, Eduard Zaloshnja, sqaron:

- Publicitet -

“Ndryshe nga formula strikte përpjestimore, formula D’Hont favorizon partinë e parë në secilin qark, duke disfavoriazuar partitë më të vogla të qarkut. Më poshtë është një shembull hipotetik, që ilustron këtë favorizim.

Le të supozojmë se një qark ka 4 mandate parlamentare dhe në të garojnë 3 subjekte zgjedhore. Më tej le të supozojnë se Subjekti A merr 26 mijë votë, Subjekti B 17 mijë vota, dhe Subjekti C 8.5 mijë vota (shihni tabelën ilustruese). Me një llogaritje strikte përpjestimore, Subjektit A i takojnë 2.02 mandate, Subjektit B 1.32 mandate, dhe Subjektit C 0.66 mandate. Por meqë në kuvend nuk mund të shkojë treçerek deputeti (apo 1 e një çerek), këto shifra duhen rrumbullakosur. Duke prodhuar kështu shpërndarjen përpjestimore të rrumbullakosur 2-1-1.

Ndërsa sipas formulës D’Hont, që i jep përparësi subjektit të parë, shpërndarja e mandateve është 3-1-0. Në thelb të kësaj formule të thjeshtë është pjestimi i votave të secilit subjekt me 1, me 2, me 3, dhe me 4 në këtë shembull hipotetik (ky pjestim vazhdon për aq mandate sa mund të ketë qarku). Në fund, krahasohen hërësat e secilit subjekt, dhe subjektet me herësa më të mëdhej marrin mandate parlamentare.

Në shembullin konkret, herësi i 3-të i Subjektit A (26000/3=8667) është më i madh se herësi i 2-të i Subjektit B (që është 17000/2=8500) dhe më i madh se herësi i parë i Subjektit C (që është 8400/1=8400). Si rrjedhoje, Subjekti A siguron 3 mandate parlamentare, Subjekti B siguron 1 dhe Subjekti C nuk siguron dot mandat.

Me fjalë të tjera, atë mandat që mund t’i takonte subjektit më të vogël me formulën strikte përpjestimore, e merr subjekti më i madh me formulën D’Hont”

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • VOTONI PARTITE E REJA says:
    April 30, 2025 at 7:44 am

    @ SHQIPTARE TE NDERSHEM EDHE PATRIOTE BRENDA EDHE JASHTE SHQIPERISE. VOTONI PER TE ARDHMEN TUAJ!

    **********
    TE MAJTET E NDERSHEM SHQIPTARE LE TE VOTOJNE NR. 2 LEVIZJEN BASHKE ME DREJTUES ZOTIN ARLIND QORI.

    **********
    TE DJATHTET E NDERSHEM SHQIPTARE TE VOTOJNE NR. 6 SHQIPERIA BEHET ME DREJTUES ZOTIN ADRIATIK LAPAJ.

    **********
    FATKEQESISHT, me kete Sistem Elektoral, VOTA per partite e tjera te reja qe nuk kane probabilitet ta kalojne Pragun
    eshte jo vetem VOTE E HUMBUR, por ne menyre indirekte shkon, shperndahet, te 2 PARTITE E MEDHA PS & PD !!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?