Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet gjermane në Recklinghausen pasi në banesën e tij u gjetën rreth 600 rrënjë kanabisi. Mësohet se policia ra në gjurmët e shqiptarit pasi fqinjët e tij kishin ndjerë aromën e bimëve narkotike dhe kishin njoftuar autoritetet.
Sipas mediave gjermane banesa ishte përshtatur për rritjen e kanabisit, ndërsa xhamat e dritareve ishin mbuluar për të fshehur aktivitetin ilegal. Sakaq, mësohet se bimët ishin thuajse gati për korrje, ndërsa hetimet e mëtejshme vijojnë kundrejt shqiptarit.
p.c. / dita