Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U gjetën 22 biçikleta në magazinë”, arrestohet “hajduti” në Tiranë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “U gjetën 22 biçikleta në magazinë”, arrestohet “hajduti” në Tiranë!
AktualitetKronike

“U gjetën 22 biçikleta në magazinë”, arrestohet “hajduti” në Tiranë!

Published: September 3, 2022
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka arrestuar një 32-vjeçar i akuzuar për vjedhje të biçikletave. Pas kapjes së tij, policia e ka marrë në pyetje dhe ai ka treguar se ku i shiste biçikletat e vjedhura. Më pas, policia ka shkuar në adresën e dhënë nga hajduti duke konstatuar 22 biçikleta të vjedhura në një magazinë në Tiranë.

Rrjedhimisht është bërë edhe procedimi penal i pronarit të magazinës, një 50-vjeçar, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Mbetet për t’u parë se si do të veprojë policia pas kapjes së hajdutit dhe blerësit të mjeteve të vjedhura, nëse do t’ua kthejë ato pronarëve të mëparshëm apo jo.

- Publicitet -

Njoftimi i policisë

Tiranë

Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Tëenty tëo”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.  

Vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 1 shtetas, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale, shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij.

Procedohet penalisht një 50-vjeçar që përvetësonte biçikletat e vjedhura.

Sekuestrohen 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Tëenty tëo”.   

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

– E. K., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tij, shtetasi F. B. dhe E. B.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi A. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Shtetasi E. K., më datë 02.09.2022, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në rrugën “Nikolla Lena”, duke vjedhur biçikletën e shtetasit I. D.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit F. B. dhe E. B., gjatë vitit 2022, kanë vjedhur 22 biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, të cilat më pas ia kanë shitur shtetasit A. D. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në administrim nga shtetasi A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 22 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?