Një 15-vjeçar është paraqitur këtë mbrëmje, rreth orës 20:50 në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa lëndimeve që kishte trup që ishin të shkaktuar nga një mjet prerës.
I mituri dyshohet se është goditur me thikë gjatë një konflikt fizik që ka ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit në Korçë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
a.m/dita
