Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U irritua me konviktet e reja dhe abonetë falas, Veliaj i përgjigjet analistit: Vendimi për 100 mijë studentët, jo për ty që je përkundur në prehrin e udhëheqësve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U irritua me konviktet e reja dhe abonetë falas, Veliaj i përgjigjet analistit: Vendimi për 100 mijë studentët, jo për ty që je përkundur në prehrin e udhëheqësve
AktualitetPolitike

U irritua me konviktet e reja dhe abonetë falas, Veliaj i përgjigjet analistit: Vendimi për 100 mijë studentët, jo për ty që je përkundur në prehrin e udhëheqësve

Published: October 13, 2022
Shpërndaje

Të gjithë studentët që jetojnë në Tiranë do t’i marrin abonetë falas. Në takimin e forumit “FABER”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu rikthye edhe njëherë lajmit të mirë për studentët, por ironizoi edhe analistët që u revoltohen dy ditë më parë pse televizionet dhanë lajmin për abonetë falas dhe konviktet e reja për studentët.

“Pashë një analist që ishte i terrorizuar, që tha: “Si u ndërpre analiza ime në banak, për të cilën unë paguhem të bëj si gjitholog për tërmetin, për pandeminë, për vaksinat, për urbanistikën, për kullat, si ndërpritet kjo nga kryetari i Bashkisë që jep një lajm të tillë?” Por, sërish bëj pyetjen: Jemi këtu t’u pëlqejmë të gjithëve, apo t’u shërbejmë të gjithëve? Sigurisht, shumica e analistëve dhe ‘banakiereve’ në televizionet e Prishtinës dhe Tiranës nuk kanë hipur asnjëherë në autobus. Shumica prej tyre, të paktën këta të Tiranës, kanë lindur në Bllok, janë përkundur në prehrin e udhëheqësve, dhe nuk kuptojnë fare nga jeta reale”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se vendimi për abonetë falas të studentëve është marrë për t’i lehtësuar ata nga kosto e jetesës. “Është një kohë e vështirë, duhet t’i gjendemi njëri-tjetrit. Një nga grupet më vunerabël janë studentët që vijnë nga qytete të tjera, të cilët nuk janë rezidentë të Tiranës, pra nuk paguajnë taksa, dhe nuk votojnë këtu. Po ta shikosh nga ana politike, thua: Ky nuk është problemi im. Por ti e kupton se 9 nga 10 studentë që vijnë në Prishtinë ose në Tiranë, do rrinë aty pasi të diplomohen. Do krijojnë familje aty, do jenë pjesë e qytetit. Ndaj, morëm një vendim dhe thamë: Ne do paguajmë abonenë e studentit. Ne duam që studentët të vijnë nga kudo. Të vijnë nga Tropoja, nga Tepelena, nga Presheva, nga Përmeti, të vijnë nga Tuzi, nga Këlcyra, nuk ka rëndësi. Kush vjen student në Tiranë, do t’ia paguajmë ne abonenë sepse kryesisht studentët lëvizin me mjetet e transportit publik”, tha kryebashkiaku Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • E SHLLAP E SHLLUP LYEN ME FURCE says:
    October 14, 2022 at 10:20 am

    SA TE KA VAJT FURCA TY MOR BIR, SKA BIR NENE TA MBAJE ME TE DY DUART.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fitorja tronditëse e AfD në Gjermani, pse Elon Musk është entuziazmuar
  • Vuçiç vendos të kandidojë për kryeministër në tetor
  • Veliaj në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet sot masa “arrest me burg” pas vendimit të Kushtetueses
  • NATO-ja rrëzon një dron në Lituani teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme
  • Nga Durim Bami, tek Aldo Avdylaj dhe Altin Morina, GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’

Komentet e Fundit

  1. palermo on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. Dyli on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Patriot Redoni on Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagos me çekiç ish-vjehrrin
  4. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?