Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I merret ADN-ja ish-efektivit të RENEA-s, dyshohet se ka informacion për vrasjen e Kastriot Reçit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I merret ADN-ja ish-efektivit të RENEA-s, dyshohet se ka informacion për vrasjen e Kastriot Reçit
KronikeKryesore

I merret ADN-ja ish-efektivit të RENEA-s, dyshohet se ka informacion për vrasjen e Kastriot Reçit

Published: August 2, 2022
Shpërndaje

ADN-ja e ish-efektivit të RENEA-s Remal Rada dhe mikut të tij Elton Hithi tashmë është vendosur në dispozicion të Prokurorisë së Lezhës ku kjo e fundit t’i kërkojë Gjykatës vendimin për marrjen e mostrës së ADN-së me dyshime se Remal Rada dhe Elton Hithi kanë informacione për ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, se ku është marrë snajperi me të cilin është ekzekutuar Reçi.

Mostrat e ADN-së të gjendura në armën e krimit do të krahasohen me ADN-në e dy personave, të cilat iu morën në ambientet e burgut “313” Tiranë, ku po qëndrojnë prej disa ditësh pas vendimit të dhënë nga Gjykata me masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Këta dy persona u arrestuan nga Policia në kuadër të operacionit “Double Strike”, ku në makinë iu gjet një snajper dhe gjatë kontrollit në banesa iu gjeten arsenale të tëra armësh. Rada ishte larguar nga RENEA në pranverën e këtij viti dhe nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Anglia. Të dy personat po hetohen nga Prokuroria e Tiranës për armëmbajtje pa leje dhe mbajte pa të drejtë e uniformës, ndërsa sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia që ata ishin gati të kryenin një vrasje. Armët, thanë burimet, u dërguan në laboratorin e Policisë Shkencore, me dyshimet se mund të jenë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të muajve të fundit dhe pritet ekspertiza përfundimtare. Hetuesit dyshojnë se Remal Rada e Elton Hithi, të kenë qenë duke përgatitur një vrasje, por deklarimet e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar në këtë pikë.

- Publicitet -

Burimet thane se fillimisht Rada ka pretenduar se çantën ia ka dhënë një person i tretë, por më tej e ka tërhequr qëndrimin. Si u vra Kastriot Reçi, 47-vjeç, babai i një fëmije në pritje të bëhej për së dyti baba pasi bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, u ekzekutua në një plan të mirorganizuar me një plumb të vetëm në zemër me snajper, nga një person ende i paidentifikuar nga policia, por që dyshohet të jetë vrasës me pagesë.

Reçi, ish-bashkaksioner i një televizioni lokal tashmë të mbyllur dhe pronar i një rrjeti kabllor, del nga makina “Mercedes Benz”, të cilën e parkon pas Pallatit të Kulturës ku është dhe lokali i tij. Pasi takon një grua, e cila mbante përdore një fëmijë në shëtitoren e qytetit, qëllohet me snajper dhe bie menjëherë në tokë.

Sapo përqafon fëmijën, para syve të të miturit, i cili ka parë ngjarjen e rëndë, Reçi qëllohet me snajper duke u rrëzuar në tokë para gruas dhe fëmijës që sapo takoi, ndërsa njerëzit më pas largohen në panik. Kastriot Reçi u qëllua rreth orës 11:00 dhe ishte nisur si çdo ditë për të shkuar në lokalin e tij në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku u qëllua për vdekje. Autori, emrin e të cilit Policia nuk e ka ende, ishte veshur si grua, me fustan dhe paruke dhe kishte hipur në katin e shtatë të një pallati rreth 150 metra larg, në apartamentin e mikut të Tonin Gjinit, njohur edhe me emrin Armando, gjithashtu i vrarë vite më parë në Rrëshen, njohur si pjesë e grupit të Met Kananit dhe i arrestuar për drogë në 12 maj të 2018.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Shqipe on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?