Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U kap me tufa parash dhe listat e zgjedhësve, pranga njeriut të kandidatit të Metës dhe Berishës në Krujë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U kap me tufa parash dhe listat e zgjedhësve, pranga njeriut të kandidatit të Metës dhe Berishës në Krujë
Kronike

U kap me tufa parash dhe listat e zgjedhësve, pranga njeriut të kandidatit të Metës dhe Berishës në Krujë

Published: May 13, 2023
Shpërndaje

Bedri Murati u arrestua në flagrancë me precedent te theksuar kriminal, i cili shpërndante lekë për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

48-vjeçari Bedri Murati, person me precedentë penalë të mëparshëm, dyshohet se shpërndante para për të diktuar votën e votuesve të komunës Cudhi për llogari të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Krujës, Agron Loka.

Gjatë kontrollit në makinën që ai drejtonte u gjetën 69 000 lekë dhe 50 euro, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik, si dhe një shënim me tre qendra votimi, në Cudhi, Krujë.

- Publicitet -

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze” të Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volkswagen Touareg” që drejtohej nga Bedri Murati.

Njoftimi i plotë

Shpërndante para, për qëllime elektorale, Policia kap dhe vë në pranga një 48-vjeçar me precedent të theksuar kriminal Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 69 000 lekë të rinj, 50 euro dhe 2 lista zgjedhore me emra qytetarësh.

Në vijim të zbatimit të masave të ndërmarra nga Policia e Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë procesit zgjedhor, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, falë inteligjencës informative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së parave, me qëllim blerjen e votës.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara, kanë lokalizuar në rrugën e lagjes “Abaze”, Krujë, si dhe kanë bllokuar automjetin tip “Volkswagen Touareg” që drejtohej nga shtetasi B. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, i ushtruar në prani të shtetasit B. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumat prej 69 000 lekësh te rinj dhe 50 eurosh, si dhe një listë të zgjedhësve në njësinë administrative Cudhi, Krujë, listë në të cilën ishin të rrethuar emrat e votuesve të cilëve dyshohet se iu kishte dhënë para në këmbim të votës në favor të kandidatit për kryetar bashkie të një subjekti politik, si dhe një shënim me 3 qendra votimi, në Cudhi, Krujë.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 48 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet e para hetimore do të referohen në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

m.b/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet
  • Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
  • Bloomberg zbardh prapaskena nga samiti i NATO-s në Ankara: Rama nuk arriti që…
  • Prishet ‘paqja’ në territoriale, PS e vetme drejt votimit të reformës
  • Territorialja / Mazniku: Opozita ka djegur në mënyrë sistematike afatet, qytetarët shqiptarë s’kanë kohë për të humbur

Komentet e Fundit

  1. # on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  2. Omaggio on “Po si thanë, po si thanë…”, Rama ndan video nga Brukseli
  3. Patriot on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  4. 1thundrak on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  5. Ethem Lalaj on Do thirret Rama në SPAK për “Albanian Files”? Si përgjigjet Braho

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?