Gjykata e Posaçme ka lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’ 10 personat e arrestuar për laboratorin e kokainës në Fier.
Viktor Çervanaku, Zenel Çervanaku, Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona do të qëndrojnë në qeli gjatë hetimeve.
Personi që e ka porositur plehun organik nga Kolumbia, Zenel Çervanaku, ka pretenduar se nuk ka pasur asnjë dijeni për sasinë e lëndës narkotike nëpër thasë. Sipas tij, ai ka bërë porosinë vetëm për pleh organik. Edhe personat e tjerë kanë patur qëndrim mohues para gjykatës dhe nuk kanë pretenduar se nuk kanë asnjë dijeni për aktivitet të paligjshëm.
Në seancë avokatët mbrojtës kanë pretenduar se në banesën ku janë gjetur thasët e plehut, nuk kishte të bënte me laborator teksa kanë thënë se nuk kanë akt-ekspertim që vërteton se brenda plehut ka kokainë.
Përveç 10 personave të arrestuar, në kërkim janë edhe disa persona të tjerë.

mire thote cervanaku,ky porost pleh kimik,ata nuk kane ku te cojne drogen dhe ja rrasin ketij.
ata pirositin banane,ata i fusin dtoge.
duhet te kapen ata qe ja hedhin shqiptareve naive
Poo laboratori e ndarjes se kokaines ne shtepi pse e ndertuat? Po kimistet kolumbiane I kish it bujtes turiste ne shtepi? Kush ua pruri keto turiste?
E po njeri porositi pleh organik tjetri stadium me kulle dhe port jahtesh me pallate. Qejfe qejfe kjo dynja.