Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, aktualisht deputett i Partisë Socialiste Plarent Ndreca, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të Ministrisë, ka favorizuar Gjon Radovanin si përfitues i tenderit për rikonstruksionin e 4 komisariateve.
Sipas SPAK, Plarent Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë e kanë privilegjuar Radovanin në të gjitha fazat e procedures së prokurimit dhe në përfundim e kanë shpallur fitues dhe lidhur kontratë me të,ndërkohë që nuk përmbushte kriteret ligjore.
Nga hetimet rezulton se mes Radovanit dhe të pandehurit Plarent Ndreca janë shkëmbyer emaile, që përmbajnë të dhëna lidhur me ambientet e komisariateve Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilët do të rikonstruktoheshin.
Sipas SPAK, të dhënat i janë përcjellë paraprakisht shtetasit Gjon Radovani, i cili është ortak i APE shpk që u shpall fitues si bashkim operatorësh me Derbi-E shpk, në procedurën e prokurimit.
Në dosje thuhet se mes Ndrecës dhe Radovanit por edhe zyrtarëve të tjerë të Ministrisë janë zhvilluar takime dhe kanë diskutuar lidhur me gjendjen e objekteve policore.
”Nga ky komunikim provohet se i pandehuri Plarent Ndreca ka patur dijeni paraprakisht lidhur me angazhimin dhe pjesmarrjen e shtetasit Gjon Radovanit në hartimin e projekteve tip për objekte të policisë së shtetit për të cilat do të zhvillohej më pas dhe procedura e prokurimit”, thekson SPAK.
Për të pandehurin Plarent Ndreca me detyrë në atë kohë sekretar i Përgjithshëm dhe titullari i Autoritetit Kontraktor në procedurën e prokurimit, sipas SPAK, evidentohet qartësisht sjellja e tij e kundërligjshme duke dokumentuar një sërë shkelje ligjore gjatë fazave të ndryshme të procedurës së prokurimin publik.
SPAK thekson se ai në bashkëpunim me punonjësit e tjerë, si specialistët e prokurimeve, anëtarët e KVO, anëtarë e KSHA, drejtoreshën e kabinetit të ministrit dhe drejtoreshen e Shërbimeve Mbështetëse në Ministri kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte BOE Derbi-E dhe APE shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.
i.b./dita
PLARENT NDRECEN,PER TURPIN E PARTISE SOCIALISTE DHE TE EDI RAMES QE E BERI DEPUTETE,DUHET TA KISHTE ARRESTUAR SHUME VITE ME PARE PROKURORIA,KUR AI U SHKARKUA NGA SEKRETAR I PERGJITHSHEM I MINISTRISE ARSIMIT KU KLSH I DOKUMENTOI VJEDHJET E TIJ. NUK E ARRESTOI EDHE KUR U SHKARKUA NGA MINISTRIA E MJEDISIT,PERSERI PER VJEDHJE. E EMRUAN HAJDUTIN NE MINISTRINE E BRENDESHME, KU U SHKARKUA PER VJEDHJE DHE PS E BEN DEPUTET. C FATKEQESI PO KALON KY VEND. TANI MBAS KAQ VITESH E COJNE NE GJYQ VETEM PER VJEDHJET NE MINISTRINE E BRENDESHME. PO TE TJERAT ?????
Muhabet kot me Ndrecat & co, aty duhet revolucion
Pamfleti dates 22 Gusht 2023 në lidhje me figurën e Plarent Ndrecës shkruan : “….duhej të ishte vetë në burg, mbasi më 2013-2017 kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i ministrisë së Arsimit, u kallëzua nga KLSH për 36 milionë Euro korrupsion dhe 780 mijë Euro vjedhje neto. Kur ishte Sekretar i Ministrisë së Mjedisit, firmosi 23 milionë Euro vjedhje e 1500 leje false.Ndërsa KLSH, gjatë auditimit në Ministrinë e Brendshme dhe agjencinë e tenderëve të përqëndruar që varej nga Plarent Ndreca, zbuloi 138 milionë Euro korrupsion në tenderë dhe pagesa fiktive të urdhëruara e firmosura prej tij.Nga të tre ministritë ku ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca është shkarkuar për shkak të korrupsionit e kallëzimeve penale, por ishtë SPAK ai që nuk e arrestoi për tenderin e uniformave policore, siç nuk po arreston Ilir Beqjen….Aq vjedhje e hapur ishte, sa Plarenti vendosi rekord me çmimin 3000 USD kostumi, 350 USD kapelja dhe 280 USD rripi i pantallonave të policit….
Plarent Ndreca, gjatë detyrave si Sekretar i Përgjithëm në 3 ministri, ka bërë të njëjtat zullume vjedhjesh e ka kryer të njëjtat vepra penale si hajdutët e bandës së Ilir Beqajt, të cilët po i mbron si avokat… Nga të 3 ministritë ku ishte Sekretar i Përgjithshëm, Plarent Ndreca është shkarkuar për shkak të korrupsionit e kallëzimeve penale, por ishtë SPAK ai që nuk e arrestoi për tenderin e uniformave policore, siç nuk po arreston Ilir Beqajn. Si politikan, Plarent Ndreca kandidoi njw herë për deputet në Mirditë, ku në fshatin e tij Orosh i dhanë 2 vota, ndërsa më 2021 kandidoi për deputet te zona Kombinat-Yzberish-Kashar-Astir ku mori 43 vota, ndërkohë që shpërndarës posterash kishte 100 patronazh.’’ Tani ku deputet i pa votuar i ardhur nga lista e partisw Socialiste sulmon padrejtësisht audituesin dhe me inisiativën e tij deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi kanë kallëzuar në gjykatë audituesin e KLSH, Bexhet Zeqiri. C ‘farw pwrfaqwsojnw dhe mbrojnw kwta deputetw ?. Mbrojnw hajdutin qw prokuroria e akuzon pwr vjedhje massive dhe po e con drejt gjykimit penal.
si ka mundesi qe ky Ndreca vazhdon te jete ne parlament deputet avokat me akuze dhe dosje te kopsitur nga spaku dhe ky vazhdon te jete ne parlament deputet ku behen ligjet?