Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U mori para klientëve pa hapur procese gjyqësore, dërgohet në gjyq avokatja në Fier
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U mori para klientëve pa hapur procese gjyqësore, dërgohet në gjyq avokatja në Fier
AktualitetKronike

U mori para klientëve pa hapur procese gjyqësore, dërgohet në gjyq avokatja në Fier

Published: December 2, 2025
Shpërndaje

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet sot më 2 dhjetor 2025 dhe ka dërguar në gjyq shtetasen A.B., e cila në cilësinë e avokates mashtroi disa persona, duke marrë shuma monetare, pa hapur asnjë proces gjyqësor.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Fier, “nga hetimet rezultoi se e pandehura A.B. nëpërmjet mashtrimit, u ka përvetësuar personave të ndryshëm, shuma të ndryshme monetare me pretendimin se kjo vlerë i duhej për përfaqësimin si avokate, por në fakt nuk është hapur asnjë proces gjyqësor apo nuk janë kryer veprimet administrative apo procedurale të pretenduara prej saj”.

Prokuroria sqaron se për të bërë të besueshme pretendimet e saj, avokatja në disa raste i ka dorëzuar klientëve akte, që nuk përfaqësonin realitetin. Sipas njoftimit, kjo mënyrë veprimi është përdorur edhe ndaj shtetasve që jetonin jashtë territorit të Shqipërisë, të cilët nuk kishin mundësi të ishin prezent dhe nuk kishin informacion mbi procedurat që pretendonte avokatja.

- Publicitet -

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim A.B. për veprën penale “Mashtrimi” më shumë se një herë, në dëm të viktimave A.S., K.S., O.Sh. dhe D.L., si dhe për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, në dëm të viktimës M.Sh., parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal, dhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 3 i Kodit Penal.

Prokuroria thekson se angazhohet plotësisht për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që prekin pasurinë dhe të drejtat ekonomike të qytetarëve të dëmtuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Haga: 96 persona u vranë nga pjesëtarë të UÇK-së, serbëve iu shkulën thonjtë, u thyen gjymtyrët
  • Gjyqi në Hagë, bie akuza e krimeve kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  • Një natë, shumë ritme dhe një ndalesë që nuk e kishim planifikuar
  • Sa i kushtoi Kosovës mbrojtja e të akuzuarve në Hagë?
  • Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. TaRrasBulba on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  2. Teuta on Gjyqi i Historisë
  3. albi on Shtrenjtimi i tarifave “zbraz” bankat e shkollave private, ku po shkojnë nxënësit
  4. demo on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. L.H on Gjyqi i Historisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?