Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: U ndërpre energjia elektrike, pacientëve në QSUT u rrezikohej jeta, reagon spitali
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: U ndërpre energjia elektrike, pacientëve në QSUT u rrezikohej jeta, reagon spitali
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: U ndërpre energjia elektrike, pacientëve në QSUT u rrezikohej jeta, reagon spitali

Published: January 20, 2026
Shpërndaje

Një situatë skandaloze ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku pas ndërprerjes së energjisë elektrike, pacientëve në repartin e reanimacionit u është rrezikuar jeta.

Disa pamje që qarkullojnë në internet tregojnë momentin e kaosit, ndërsa shihen edhe pacientët të cilët transferohen me  barela.

Ndërkohë për situatën ka reaguar edhe QSUT, e cila thotë se ndërprerja ka qenë e përkohshme dhe se aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht.

- Publicitet -

Spitali thotë se ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë.

Po ashtu, QSUT thotë se ka ngritur menjëherë grupin e punës për verifikimin e situatës.

Reagimi i QSUT

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” informon se sot në mbrëmje, për shkak të një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 të QSUT, ka pasur një ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.

Falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë (UPS, Gjeneratorë), aparaturat mjekësore jetike kanë vijuar të funksionojnë normalisht, duke garantuar vijimësinë e trajtimit dhe duke mos u cenuar në asnjë moment jeta e pacientëve.

Menjëherë, ekipet mjekësore, teknike dhe drejtuese janë vënë në gatishmëri të plotë, duke vepruar sipas protokolleve të sigurisë dhe duke ofruar çdo suport të nevojshëm, për garantimin e shërbimit shëndetësor si dhe duke marrë masat e nevojshme.

QSUT siguron qytetarët se situata është menaxhuar me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe se institucioni mbetet në gatishmëri të plotë, për të përballuar çdo situatë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së pacientëve.

QSUT ka ngritur menjehere grupin e punës për verifikimin e situatës.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Mentori says:
    January 20, 2026 at 9:20 am

    Partitë politike shqiptare janë treguar të papërgjegjshme dhe kanë abuzuar detyrat që kanë me drejtimin e shtetit.
    Ato janë bërë të padëshiruara dhe të jashtë ligjshme për shumicën e qytetarëve shqiptarë, kanë sjellë polarizimin e tejskajshëm të shoqërisë, pasurimin e grupeve përkatëse (bandave të tyre), varfërim shumicës së qytetarëve në mënyrë të vazhdueshme. Zgjohuni o njërëz, ngrihuni në protesta masive, pa pjesëmarrjen e asnjë force politike, sepse përvoja tregon veprimtarinë e tyre ekonomike, kriminale ndaj nesh prej 35vitesh.

    Reply
  • Patriot says:
    January 20, 2026 at 5:51 pm

    Cfare mendimi ka Beqja dhe Velija qe spitali nuk paska nje generatore per ta furnizuare me energji? Po ato te Vlores te Kimetes cfare bejne? E sigurte qe KM do te fajsoje dike pa lidhje per kete situate ose nuk do te prononcohet sepse eshte I zene me pergjigjet e Trampit per 1 billion dollare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
  • ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  • 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje
  • Momente tensioni, protestuesit konfliktohen fizikisht me militantët e Ramës, ndërhyn policia
  • Incident në protestë, djali i Paulin Sterkajt fyen influenceren dhe protestuesit, qytetarët i vihen në ndjekje

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  2. Vlora 97 on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  3. Jimi on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  4. Gim on ​Kush i ka thënë Kryeministrit që duam të jemi si Dubai?!
  5. K R on 35-vjetori i Partisë Socialiste, fjala e plotë e Ramës: Shqipëria s’ka qenë kurrë në shitje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?