Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U përjashtuan nga punimet e Kuvendit, Gjykata Administrative shfuqizon vendimin për deputetët e PD
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > U përjashtuan nga punimet e Kuvendit, Gjykata Administrative shfuqizon vendimin për deputetët e PD
Lajmi i funditPolitike

U përjashtuan nga punimet e Kuvendit, Gjykata Administrative shfuqizon vendimin për deputetët e PD

Published: November 6, 2024
Shpërndaje

Gjykata Administrative e Tiranës ka shfuqizuar vendimin e Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike nga punimet e Kuvendit.

Grupi Parlamentar i PD-së ka njoftuar se vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm dhe sipas tyre aplikohet menjëherë.

“Gjykata Administrative ka shfuqizuar vendimin e Elisa Spiropalit, e cila në shkelje të Kushtetutes dhe rregullores se kuvendit përjashtoi opozitën nga Kuvendi. Vendimi u dha me ekzekutim te përkohshëm, pra aplikohet menjëherë”, thuhet në reagimin e Grupit të PD-së.

- Publicitet -

Sekretariati i Etikës më 2 tetor vendosi përjashtimin e  24 deputetëve të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit më 30 shtator. Sekretariati vendosi që, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati, të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili.

Ndërsa, 20 deputetët Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Luan Baçi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, Ina Zhupa, Zheni Gjergji, Helidon Bushati, Lindita Metaliaj, Ramadan Lika, Asllan Dogjani, Qani Xhafa, Flamur Hoxha, Isuf Çela, Kastriot Piroli, Lodovik Hasani, Kasem Mahmutaj, Edmond Spaho, u përjashtuan për 40 ditë. Vetëm Edi Paloka u përjashtua për 10 ditë nga seancat parlamentare.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ata po ashtu kërkuan një Qeveri teknike, që pas tyre, do ta çonte vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Vendimi për përjashtimin e tyre u mor pas kërkesës që bënë një grup deputetësh nga Partia Socialiste në pushtet menjëherë pas seancës së 30 shtatorit, e cila u shoqërua me përplasje dhe tensione brenda Kuvendit jashtë tij.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • capi says:
    November 6, 2024 at 1:17 pm

    Ju jeni estrad. Gjykata administrative interpreton kushtetuten. Si thote Elsa sikur eshte person pa titull.
    O mjer ai vend dore te kujt ka rene

    Reply
    • pilo Lala says:
      November 6, 2024 at 6:07 pm

      Opozita eshte perbere nga nje tufe lege.nash telendare.
      Njerez pa karakter, pa vizion.
      Sapo te mbaroje diskutimi per buxhetin, do fillojne prape me molotove, sepse kuptohet qe Qeveria do aprovoj buxhetin e saj, jo ate qe propozon Saliu. Qeveria i ka kartonat, nuk ka nevoje.

      Reply
  • Mall skarco (pa doganë) says:
    November 6, 2024 at 4:12 pm

    Bukur fort… Dhe me që spiropallesha sipas gjykatës administrative na paska shkelur si kushtetutën po ashtu dhe regullat e kuvendit, atëhere me rregull treshi i bie që atë ta shpallin si të paaftë e ta zbresin me ceremoni nga podiumi për ta zëvëndësuar me një spiropalleshë tjetër, oor diçka më të pjekur e më të matur në veprime.

    Reply
  • Abdul Dibra says:
    November 7, 2024 at 2:22 am

    Vendimet e Parlamentìt mund te gjykohen nga Gj.Kusht vetem per kushtetushmeri.Mos e dhisni fare kete pune me idotesi te tilla.

    Reply
  • edi says:
    November 7, 2024 at 7:08 am

    Po mire ore demokrati rilindas Pilo Lala, ty te duket demokraci kur mazhoranca nuk pjerdh per opoziten por vendos gjithmone me forcen e kartonit ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  • Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti ‘përfundon’ me 23 kg drogë
  • Vala e prangosjeve pas ndryshimit të pushtetit, Serbia arreston ish-ministrin e Ekonomisë
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë
  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?