Motra e të riut, Muhamet Skana që u përplas përtokë nga një efektiv policie dhe më pas u godit me shkop gome gjatë protestës studentore ka treguar si është gjendja e tij shëndetësore.
Ajo bën të ditur se familja, përfshirë nënën, babanë dhe motrat, po qëndron pranë të riut në këto momente të vështira, ndërsa shpreh shpresën për shërimin e tij.
“Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të”, shkruan ajo.
Krahas shqetësimit për gjendjen shëndetësore të të riut, motra e tij paralajmëron se familja do të ndjekë rrugën ligjore për të kërkuar përgjegjësi për atë që ka ndodhur.
“Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim. Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish”, thuhet në mesazhin e saj.
Mesazhi i motrës:
Unë jam motra e tij. Fillimisht faleminderit të gjithëve për suportin dhe mesazhet që na keni bërë. Ne jemi me të, unë mami babi dhe motra po i qëndrojmë pranë. Ka të gjithë mbështetjen tonë dhe in shaa Allah do ia dalë. Nga ana mjekësore është diagnostifkuar një frakturë në shtyllën kurrizore nga goditjet dhe në kafkë nga hedhja me forcë në tokë. Familja po i qëndron pranë dhe do bëjmë çdo gjë për të.
Faleminderit të gjithëve por nuk na duhet asnjë më shumë se një lutje për vëllain tim.
Pseudo policët që e bënë këtë gjë do dënohen dhe ne do e ndjekim deri në fund çështjen. Faleminderit shumë të gjithëve sërish!
j.l./ dita


Me sa po del ne pah kane vepruar grupe pa,shenja identifikuese qe dhunon protestuesit ne eresiren e rrugicave e midis pallateve ne rrugen e Durresit e ne rruget e tjera te Tiranes. Dhuna e ushtruar nga keta kriminele ka qene kafsherore vecanerisht ndaj femrave adoleshente. Keto nuk jane levizje rastedore apo disa qe gabojne por grupe te organizuara qellimisht per te ushtruar dhune ndaj protestuesve. Nese gjerat kane degraduar ne kete pike pergjegjesine kryesore e mban Kriekaqoli qe edhe ne keto mo.ente ligjeron si i marre e i shkeputur fare nga realiteti. Nuk mund te fshihet gjate ai dhe servilet e tij pas dhunes policore.
neser ne vend vijne gjithe mediat e huaja prandaj qeveria beri skenarin me ate civilin me femijen per te shuar protesten.po si mund te harroje rinia kembet e duart e thyera???2 kamiona me gaz ka thithur. ata police qe gjuajne sikur po gjuajne djallin