Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U prangos në Greqi si shok i Laert Haxhiut, kush është Firdeus Berberi dhe si i bëri atentat djalit të biznesmenit në Pogradec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > U prangos në Greqi si shok i Laert Haxhiut, kush është Firdeus Berberi dhe si i bëri atentat djalit të biznesmenit në Pogradec
AktualitetKronike

U prangos në Greqi si shok i Laert Haxhiut, kush është Firdeus Berberi dhe si i bëri atentat djalit të biznesmenit në Pogradec

Published: May 24, 2023
Shpërndaje

Në Greqi është arrestuar Firdeus Berberi, i cili ishte në shoqërinë e Laert Haxhiut. Berberi akuzohet se i ka bërë më 25 prill 2022 një atentat Johan Muçllarit, djali i Jetmir Muçllarit, pronarit të hotel Volorekës në Pogradec.

Raportohet se fillimisht autorët e kanë ngacmuar 22-vjeçarin, i cili iu është kundërpërgjigjur me grushte. Më pas Berberi dhe një tjetër kanë qëlluar me armë drejt Johan Muçllari, si edhe e kanë plagosur me thikë në kokë.

Pas ngjarjes, dyshohet se Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari janë larguar me një golf ngjyrë blu. Kanë qenë bluzat e bardha që kanë sinjalizuar uniformat blu për ngjarjen pas mbërritjes së Muçllarit në spital.

- Publicitet -

Në dëshminë para efektivëve të policisë, Muçllari ka deklaruar se e kanë qëlluar dy persona. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy autorët e dyshuar, Firdeus Berberi, djali i të ‘fortit’ të Pogradecit Ilir Berberi, si edhe shokun e tij Greisi Maxhari.

Policia thotë në njoftimin zyrtar se drejt Muçllarit u qëllua me pistoletë, gjatë një konflikti çasti. Ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të hershëm, ku në 8 gusht 2020 u qëllua drejt hotel Volorekës.

Historiku i konfliktit disa vjeçar mes familjes Muçllari-Berberi

Në vitin 2018, Johan Muçllari është konfliktuar me Andrea Pilinçin, Meardi Berberi dhe Mariglen Topuzin, që mendohet se është edhe zanafilla e këtij konflikti. Më pas në 1 gusht 2019, atij i është djegur një makinë. Në bazë të kamerave të sigursë, Johan Muçllari dhe babai i tij, Jetmiri kanë identifikuar se autor ka qenë Mariglen Topuzi ndërsa personi tjetër që ishte me të kishte fytyrën e mbuluar dhe nuk është gjetur nga policia. Për këtë kanë bërë denoncimin në Polici.

Në momentin që është mbajtur seanca gjyqësore, Jetmir Muçllari është thirrur 10 shkurt 2020 për të dëshmuar, por atij i është bërë bllokatë në gjykatë nga 30 veta, mes tyre Ilir Berberi. Ilir Berberi ose “Liri i Rushkës”, Meard Berberi (Korua), Firdeues Berberi djali i Ilirit (sot i shpallur në kërkim), Xhuljano Topuzi dhe anëtarë të tjerë të grupit të Pogradecit, kishin bere bllokade në derë të gjykatës, duke mos lejuar dëshmitarin të jepte dëshminë e tij, në procesin gjyqësor kundër anëtarit të grupit të tyre, Mariglen Topuzi. Në disa pamjet të sjella më herët nga mediat, një person dallohet qartë që i del përpara Jetmir Muçllarit, duke i folur disa fjalë, që sipas biznesmenit Muçllari i ka pohuar “…nëse nuk terhiqesh nga dëshmia, do të vrasim ty dhe djalin tënd…”.

Pas shumë peripecive dëshmitari Jetmir Muçllari, ka mundur të hyjë në sallën e gjyqit, por nuk ka dëshmuar për shkak të tronditjes psikologjike që kishte pësuar dhe nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Për këtë ngjarje gjykata e Pogradecit, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Xhuljano Topuzin dhe “arrest shtëpie” për Firdeus Berberin. Ndërsa janë lënë të lirë Meard Berberi dhe Ilir Berberi. Kjo ngjarje nuk mbeti këtu.

Pasi kaluan 7 muaj nga kjo ngjarje dhe dy muaj pas daljes nga burgu i Mariglen Topuzit ky grup u rikthyer duke i bërë 2 atentate brenda 1 javë, në 1 gusht 2020 dhe një tjetër në 8 gusht 2020. Në 1 gusht u qëllua me breshëri arme ndaj hotelit, por kjo ngjarje nuk u denoncua për shkak të kërcënimeve që mori Muçllari, dhe tjetra në 8 gusht ku u sulmua me gati 100 plumba makinat e parkuara në hotel, si edhe dhomës që po qëndronte Johan Muçllari.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
  • “Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”, ministrja serbe tërhiqet dhe kërkon falje
  • Ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet e mbytur një grua në Liqenin e Thatë
  • Vuçiç “distancohet” nga thirrjet fashiste të ministres së tij për “spastrim etnik” të Kosovës
  • Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Komentet e Fundit

  1. Durrësi on Mbi 50% të turistëve i kemi nga Kosova, pritet të shpenzojnë rreth 200 milionë euro
  2. xhaxhi moderatori on Seanca plenare, autobotë me ujë dhe forca të shumta policie rrethojnë Kuvendin
  3. nastradini on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  4. demo on PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Protesta dhe vonesa historike e anëtarësimit në BE

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?