Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U qëllua me thikë, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Divjakës: Çfarë i kishte premtuar 46-vjeçarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U qëllua me thikë, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Divjakës: Çfarë i kishte premtuar 46-vjeçarit
KronikeKryesore

U qëllua me thikë, zbardhet dëshmia e kryebashkiakut të Divjakës: Çfarë i kishte premtuar 46-vjeçarit

Published: November 15, 2022
Shpërndaje

Tri ditë pas plagosjes me thikë, kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi ka sqaruar para hetuesve se si ndodhi ngjarja në hyrje të institucionit që drejton prej vitit 2019.

Ndërsa ndodhet i shtruar pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, Kokoneshi ka deklaruar se pushimi nga puna i autorit të dyshuar të ngjarjes, Orgest Xhelili është bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme midis tyre. Si Kokoneshi ashtu edhe shoferi i tij kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur në momentin kur kryebashkiaku po shkonte si zakonisht për në zyrën e tij në institucionin e Bashkisë.

Në këto momente, Xhelili i ka dalë përpara kreut të Bashkisë, duke e sharë dhe ofenduar për largimin nga puna. Pas këtij momenti, ai e ka qëlluar me thikë. Ka qenë ndërhyrja e shoferit që ka bërë të mundur që Kokoneshi t’i shpëtonte goditjeve të tjera me thikë. Si Kokoneshi ashtu edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Bullari ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Lushnjës dhe mësohet se e ka kaluar gjendjen e rrezikut, ndërsa mbeti i plagosur më rëndë nga goditjet me thikë.

- Publicitet -

Si nisi konflikti

Ndërsa në zonën e Divjakës inxhinierët e IT-së thuajse mungojnë, prej 1 viti e gjysmë sipas burimeve, kryebashkiaku kishte shkarkuar nga detyra 46-vjeçarin. Kjo kishte bërë që midis tij dhe Kokoneshit të kishte konflikte të vazhdueshme, derisa ka kulmuar mëngjesin e së premtes me plagosje me thikë të drejtuesit të institucionit vendor. Gjatë gjithë kësaj kohe, ka pasur debate të vazhdueshme midis tyre, ndërsa Kokoneshi mësohet se i kishte premtuar 46-vjeçarit rikthimin në detyrë.

Gjykata e Lushnjës pritet të japë këtë të martë masën e sigurisë ndaj 46-vjeçarit, Orgest Xhelili. Seanca ishte parashikuar për të hënën, por ajo u shty për ditën e sotme për shkak se nuk kishte avokat mbrojtës dhe për të do të caktohet një avokat nga shteti. Mësohet se Xhelili e ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë së kryetarit të Bashkisë dhe shoferit të tij. Gjithashtu, mësohet Orgest Xhelili ka deklaruar se pushimi nga puna si inxhinier në Bashkinë e Divjakës, ka qenë pikënisja e konfliktit.

Si ndodhi ngjarja

Ka qenë ora rreth 09:30, kur kryebashkiaku Kokoneshi po shkonte me makinë drejt zyrës së tij në Bashkinë e Divjakës, ndërsa atje është pritur nga 45-vjeçari, Orges Xhelili. Sapo Kokoneshi ka zbritur nga mjeti, kanë nisur debatet midis tyre dhe pas e ka qëlluar atë disa herë me thikë në pjesën e shpinës. Kryebashkiaku ka marrë të paktën katër plagë, të cilat fatmirësisht nuk i rrezikojnë jetën. Ndërsa ka hyrë për t’i ndarë, me thikë është sulmuar edhe shoferi i kreut t Bashkisë së Divjakës, i cili ka marrë disa plagë në pjesën e barkut. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e dyshuar.

“Rreth orës 09:30, në afërsi të Bashkisë Divjakë, shtetasi Orges Xhelili, 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin Fredi Kokoneshi, me detyrë kryetar i Bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin Gazmend Bullari, 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë. Falë veprimeve të shpejta operacionale të Shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Orges Xhelili, si autor i dyshuar i plagosjes. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier”, sqaroi Policia.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Andis says:
    November 15, 2022 at 12:47 pm

    Si heqin nga puna njerezit pa motivacion? Kush ka thyer kodin e punes duhet te mbaje pergjegjesi administrative.

    Reply
  • edi says:
    November 15, 2022 at 1:01 pm

    Po gruan pse ja hoqe nga puna,edhe me ate ke pasur debate? Perderisa i premtove se do e ktheje ne pune pse se bere ashtu si e hoqe ?

    Reply
  • Asd says:
    November 15, 2022 at 1:43 pm

    Ne se drejtesia do te thellohet, do te dalin shume ceshtje korruptive qe jane mbuluar deri tani.

    Reply
  • kaltra says:
    November 15, 2022 at 2:43 pm

    Fakti që hoqi burrin nga puna dhe gruan ia transferoi tregon se ia ka bërë për inat.Ku janë këta k/bashkiakë në pronën e babait,që të bëjnë çfarë të duan me njerëzit ?Pse e largoi nga puna kur aty nuk ka inxhinjer IT?Në fushata këta kryetarë hajdutë flasin e premtojnë, pastaj sa zënë karriken vjedhin sa mundin dhe bëhen fodullë e arrogantë.Le të bëhet mësim kjo që ndodhi për të gjithë ata që largojnë pa të drejtë njerëzit nga puna.Puna është jeta është buka e fëmijëve.Shyqyr zotit që nuk pati humbje jete se më vjen keq për inxhinjerin pa për viktimat e sulmit nuk më vjen keq fare. Edhe shoferat e zyrtarëve të lartë fryhen si gjelat pas tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?