Ishi-presidenti Bamir Topi është një prej emrave të lidhur drejtpërdrejt me ngjarjen e rëndë të “21 janarit”. I akuzuar nga Berisha dhe i etiketuar si “horr bulevardi” dhe “kreu i puçit”, sot Bamir Topi e quan të nxituar politikën teksa vendos gishtin te ish kryeministri Sali Berisha si urdhërues i 4 vrasjeve.
Gjatë një interviste televizive, Topi thotë se ka kërkuar që në 2013 që të rikthehet gjyqi politik për 21 janarin.
“Po të flasim për politikën dhe maturimin e saj duhet bërë një emision vetëm për këtë dhe për të treguar se si është e konceptuar. Dhe këtu kthehemi sërish tek gjyqi politik për të mbrojtur institucionet, pasi kemi vetëm një palë që shihet, ku vetëm politika sulmon institucionet dhe këto nuk kanë mundësi të sulmojnë politikën.
Institucionet e drejtësisë kanë të drejtën ekskluzive për tu marrë me këto. Por unë e kam me politikën, pasi pas vitit 2013 socialistët nuk janë marrë fare me këtë çështje”, deklaroi ish-presidenti Bamir Topi.

Arsyeja kryesore që PS-ja nuk është marrë me këtë punë, është se prokurorët dhe gjykatësit ishin vendosur nga PD-ja. Ishin me dhjetra raste që gjykatat vendosnin kundra PS-së. Kjo është arsyeja që u krijua Vetingu, që të largoheshin këta të korruptuar, që vetëm drejtësi nuk bënin. Po ju z. Topi, çfarë kontributi keni dhënë në këtë drejtim?!
Oh oh. Rri rri ky delli flet per tè treguar jam gjalle e jetoj mire. Rrob më megalloman nuk mun tè gjeje né PD. Ama per tè rrembyer pronat e të tjereve ishte i zoti dhe Bishë. Saliu e dinte qe kishte pseudonime tè brendshme dhe tè jashtme dhe e trajtoi si teveqel.
Vrasjet e 21-shit ishin përtej PS,PD. E njejta dorë që vrau Xhinxhiç te Serbise. Serbia nuk është si Shqipëria, qe në stilin e jetes, ka gjumin e drekës !