Sendet personale të 56-vjeçares nga Vlora e cila rezulton e zhdukur që prej 20 qershorit janë gjetur anës lumit të Vjosës.
Njoftimi i policisë
Më datë 22.06.2022, rreth orës 12:10, nga shërbimet kufitare të DRKM Vlorë, anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, janë konstatuar disa sende vetjake, të cilat dyshohen se i përkasin shtetases L. K., 56 vjeçe, me probleme të shëndetit mendor, e cila, sipas kallëzimit të familjarëve, është larguar nga banesa më datë 20.06.2022.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pritet mbërritja e polumbarëve të RENEA-s, për të bërë të mundur kërkimet në lumin Vjosë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje.
o.j/dita