Elon Musk është një person që nuk ka frikë nga ndryshimet dhe e ka të qartë moton “ai që nuk rrezikon, nuk fiton”. Po e shohim tani në Twitter, i cili që nga marrja e pushtetit është kthyer në një fushë eksperimentesh në kërkim të përfitimit.
Kjo trimëri dhe sipërmarrje e ka ndihmuar Musk që të nxisë suksesin e SpaceX dhe Tesla-s, por jo gjithmonë fitohet.
Musk ishte një nga skeptikët më të mëdhenj të avancimit të AI, dhe është ende, por edhe një nga njerëzit që investuan më shumë në promovimin e kësaj teknologjie.
Tani, OpenAI është në duart e Microsoft dhe është një ‘byrek’ miliona dollarësh që Musk ka mbetur pa shijuar. Në një intervistë të fundit në CNBC, manjati shpjegon marrëdhënien e tij me OpenAI, e cila është sot një nga kompanitë më të fuqishme që punon me Inteligjencën Artificiale.
Musk shpjegon se pa të nuk do të ekzistonte dhe rrëfen se ka investuar afërsisht 50 milionë dollarë, për të vazhduar kompaninë. Për shkak të mospërputhjeve dhe prioriteteve të projekteve të tjera, Elon Musk u largua nga kompania në vitin 2018, dhe pjesa tjetër është histori.
Musk kishte ide shumë të ndryshme në lidhje me rrugën që OpenAI duhet të marrë, të cilat nuk rezononin shumë me partnerët e tjerë.
OpenAI lindi si një alternativë “Open Source” për të konkurruar me Google Deepmind. Musk donte të mbante atë filozofi të hapur, e cila është drejtpërdrejt e pranishme në emrin e kompanisë me fjalën “Open”.
Megjithatë, kompania shkoi në një mënyrë tjetër menjëherë pasi Musk u shkëput nga projekti. “Unë e pranoj hapur që jam një idiot i plotë në këtë drejtim”, tha Musk.
Në vitin 2022, OpenAI ‘goditi topin’, dhe megjithëse shumë nga projektet e tij tashmë ishin porositur nga kompani të mëdha, një nga projektet që mori më shumë shtyp dhe vëmendje ishte DALL-E. Duke demonstruar fuqinë e AI-ve gjeneruese, OpenAI arriti të tërhiqte vëmendjen e investitorëve të mëdhenj dhe GPT3, me ChatGPT, ishte qershia mbi tortë.
Microsoft vuri para në tavolinë dhe bleu një pjesë të madhe të kompanisë, një kompani që Musk ndihmoi në ndërtimin nga themeli dhe tani vetëm rritet.
Manjati reflekton zhgënjimin dhe pak zemërimin me fjalët e tij në intervistë, por gjithashtu qëndron shumë i vendosur me mendimin e tij. Musk mbron idealet e tij dhe vizionin e tij origjinal për projektin “open source”, por vihet re se ai ka pasur më shumë përvoja sipërmarrëse që atëherë.
Ai mendon se është e arsyeshme të krijohet një produkt dhe një perandori nga e cila mund të përfitohet, por kur bëhet fjalë për AI, manjati thotë se nuk mund të mos shqetësohesh për rreziqet që do krijojë.
