Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U tha se bllokoi avionët me Kanadanë, çfarë ndodhi me marrëveshjen ku “duhej patjetër Balluku”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > U tha se bllokoi avionët me Kanadanë, çfarë ndodhi me marrëveshjen ku “duhej patjetër Balluku”
Politike

U tha se bllokoi avionët me Kanadanë, çfarë ndodhi me marrëveshjen ku “duhej patjetër Balluku”

Published: December 14, 2025
Shpërndaje

Pak ditë më parë, kreu i qeverisë, u ankua se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe njëkohësisht Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kishte bllokuar punën e qeverisë.

Dhe, një prej dëmeve që kishte sjellë vendimi i GJKKO-së ishte pikërisht bllokimi i marrëveshjes me Kanadanë, sipas tij.

“Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë, por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore”, deklaroi ai në një komunikim në rrjete sociale, gjatë fushatës për të bindur Gjykatën Kushtetuese të rikthejë në detyrë zëvendësen e tij.

- Publicitet -

U duk sikur vendimi i Gjykatës së Posaçme na prishi shumë punë me Kanadanë dhe se pezullimi i Ballukut i la avionët në ajër.

Por, siç edhe ishte më normalja e më logjikja, zgjidhja ishte shumë e thjeshtë e shumë e lehtë.

Të premten e kësaj jave (12 dhjetor 2025), kryeministri Rama e ka nënshkruar vetë Vendimin Për miratimin, në parim, të Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Kanadasë, për transportin ajror.

Ky vendim u miratua vetëm pak orë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendoste pezullimin e vendimit të GJKKO-së, duke rikthyer në detyrë Belinda Ballukun.

Edhe Kushtetuesja, në vendimin për rikthimin në zyrë të Ballukut, argumentoi se pezullimi i saj nga detyra rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërore gjatë ushtrimit të kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore…

Po ja që argumenti i Kushtetueses çalon-Rama i ngriti vetë avionët për në Kanada, pa pritur rikthimin e Ballukut në zyrë.

Me shkurtime nga VoxNews

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • TRIMI says:
    December 13, 2025 at 3:54 pm

    SHTETI SHQIPTAR NDODHET NE NJE NGA KRIZAT ME TE RENDA TE QEVERISJES.QEVERIA KA PUSHTUAR TE GJITHA PUSHTET DHE INSTITUCIONET. KORRUPSIONI DHE KRIMI ORGANIZUAR PO I PI GJAKUN POPULLIT.KRYEMINISTRI PO JEP JETEN TE SHPETOJE ZVENDESEN E TIJ TE VERTETUAR PER VJEDHJE MASIVE DUKE SHKELUR ME TE DY KEMBET BARAZINE PARA LIGJIT.

    PO NA VJEN NJE 97 TJETER. 97 NGA VJEDHJA E PIRMAIDAVE ,TANI NGA VJEDHJET MASIVE TE QEVERITAREVE.

    Reply
  • I juaji Edi Rama says:
    December 13, 2025 at 4:29 pm

    Po ju thashe se Bela e mbajtur peng nga gjykata po bllokon avionet per Kanada,,,e c’e pastaj?
    Kaq seriozisht nuk keni marre as ate Shendetesine falas qe ju kam premtuar kur mora pushtetin!

    Reply
  • Ballkanik says:
    December 13, 2025 at 4:45 pm

    Gazeta Dita ka marë rrugën e mutit që do ta çojë në hale .

    Reply
    • ¿? says:
      December 13, 2025 at 4:56 pm

      Ou, pse sipas teje rruga e mutit qenka kur thua nje te vertete??? Po rruga e hallves cila eshte? Kur ne çdo rast i lepin bythen Rames.
      >
      Qe te mos ngaterrosh rruget perseri, POSHTE edhe SALI BERISHA.

      Reply
  • demo says:
    December 13, 2025 at 4:50 pm

    Nuk eshte vendimi i GjKKO qe rrezikon shtetin,por eshte presioni kryeministrit mbi Drejtesine qe rrezikon shtetin.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    December 13, 2025 at 4:52 pm

    Dhe SHPIFSIT,nuk pushojnë.Qënt duan kërma.Duan një 1997 të dytë që të vjedhin Atë që ka mbetur.
    Këta që shkruajnë ANONIM,nuk janë Punëtor,Ferner, fukarej.Janë Albabez(Shkruajnë Shqip),por me mëndësi të mykur.
    Ç’rëndësi ka se kur u firmos marrëveshja.Po ja që kënka firmosur para daljes Ballukut.Por edhe më pas,ç’rëndësi ka.?
    Nga frika e Ramës e liroi GJK,Ballukun.? Apo pa boshllëqe në vendimin e SPAK DHE GJKKO..KORPORAT ANTI-SHTET.!
    Përse nuk ju drejtuan Kuvëndit të Shqipërisë,Apo i urdhëroi Non Grata tmerr i kombit.?
    Kush ka vjedhur e vrar më Shumë në 35 vite..Saliu,Rama Apo Balluku.?
    Beni durim deri 3040.!
    Yp Xhixhi.!

    Reply
  • ILIR says:
    December 13, 2025 at 5:52 pm

    Trim jam plotesisjt dalort me tu.Nuk i jeq asnje ptesje.

    Reply
  • Buda says:
    December 13, 2025 at 6:39 pm

    Gjykata Kushtetuese e Shqiperise korigjoi nje gabim taktik te organeve te Prokurorise dhe Gjykates Speciale, te cilet ne zbatim te Kushtetutes, duhej te kerkonin ne Kuvendin e Shqiperise heqjen e imuniteti te deputetes, ministres dhe zevendeskryeministres Belinda Balluku. Kthimi i zonjes ne fjale ne detyre, nuk i pengon dy institucionet e Pushtetit Gjyqesor te vazhdojne punen, sic po vazhdojne me kryebashkiakun e Tiranes, zotin Erion Veliaj.

    Reply
  • Detari says:
    December 13, 2025 at 7:10 pm

    Ve re qe gazetadita mbron veliun dhe sulmon belen…ndryshe nga bazja ku mbron qe te dy por me shume veliun.

    Reply
  • Haka Tekizoti says:
    December 13, 2025 at 7:52 pm

    Edhe kjo paska ndodhur? Domethënë Rama mund të firmosë vetë gjithandej dhe zëvendësat qenkan tepër. Me këtë logjikë nuk ka nevojë as për ministra, as për qeveri, mjafton kryeministri…

    Reply
  • ai atje says:
    December 13, 2025 at 8:46 pm

    Sepse pronari eshte mik i Lali evgjitit.
    Kane bere goxha prona te dy, nepermjet burrit te gruas shtatzane qe nuk ka burre ne shtepi 1 vit.

    Reply
  • ai atje says:
    December 13, 2025 at 8:46 pm

    Sepse pronari eshte mik i Lali evgjitit.
    Kane bere goxha prona te dy, nepermjet burrit te gruas shtatzane qe nuk ka burre ne shtepi 1 vit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ethem Lalaj on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. demo on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. L.H on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. Shqipe on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?