Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U vra gabimisht në lokal, djali i Mimoza Pajës: Mediat na vranë për së dyti, nuk punonte aty, po pinte kafe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U vra gabimisht në lokal, djali i Mimoza Pajës: Mediat na vranë për së dyti, nuk punonte aty, po pinte kafe
KronikeKryesore

U vra gabimisht në lokal, djali i Mimoza Pajës: Mediat na vranë për së dyti, nuk punonte aty, po pinte kafe

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Sajmir Paja, djali i Mimoza Pajës që mbeti viktimë në atentatin e ‘Don Boskos’ ka treguar se është vrarë për së dyti nga lajmet që ka lexuar në media.

Në një intervistë për mediat, Sajmir Paja rrëfen se shumë gjëra që janë shkruar në media nuk janë të vërteta. Ai ka treguar se në ato momente Mimoza Paja nuk ka qenë në punë, por ka qenë duke pirë një kafe.

“Nuk kam mësuar asnjëlloj gjëje. Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte. Për lokalin nuk e di fare, komshinj i kam, por nuk di të kenë ndonjë gjë, nuk kam dëgjuar gjë”, ka treguar ai.

- Publicitet -

Ai tregon se e motra nuk e kishte braktisur të bijën, por vetë mbesa e donte shumë gjyshen dhe prandaj rrinte shumë me të.

“Mbesa gëzon shëndet të plotë, ka pak ato pasojat e veta, është e tronditur nga ngjarja që ka parë, s’ia uroj kurrkujt ta shohi, ne vetë të rritur kur e dëgjojmë na trondit, jo më një fëmijë 10 vjeçe. Mbesa është me nënën dhe babain e saj. Për arsye, siç rri çdo fëmijë, ka qenë më e lidhur më shumë me nënën jo se të tjerët nuk janë, kjo ka qenë më e lidhur më e dashur, jo çfarë mund të flitet se unë s’jam në dijeni fare, s’më ka interesuar fare ajo pjesë që është e përfolur, të paktën të shërbejë kjo e imja për dikë tjetër që të jenë më të rezervuar për nxjerrjen e lajmeve. Të vënë para anën njerëzore se këtu në Shqipëri është bërë kafshëri. Të rezervohen me dhënien e informacioneve. Siç më ndodhi mua mund t’i ndodhë dhe dikujt, por të mos i vrasin për herë të dytë e të tretë, sepse kanë shkruajtur gëra që nuk ekzistojnë. Nuk ka qenë duke shërbyer…

Çdokush e bën një lëvizje emigrimi, për fëmijët e vetë, por nuk është e thënë që e ka lanë e ka braktisur, këto janë çmendurira që ndodhin vetëm këtu. Të gjitha kontributet për vajzën e saj i ka bërë ajo, unë kam bërë pjesën time, nëna i ka dhënë mbështetje, çfarë të them tani”, tha ai.

Ku ndodheshit ju në ato momente, si e mësuat, kush ju telefonoi?

Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar… (qan)

Ndërsa nëna e 10-vjeçares, vajza e Mimoza Pajës ka treguar se e kishte lënë të bijën me gjyshen, jo sepse e kishte braktisur, por sepse e donte shumë.

Gazetarja: Ku keni qenë dhe si e mësuat këtë ngjarje kaq të rëndë?
Nëna e 10-vjeçares: Kam qenë në punë dhe më kanë ardhur telefonata që ka ndodhur diçka.

Gazetarja: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot?
Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe jan dashur aq shumë me njëra tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet.

Gazetarja: Vajza e ka një baba?
Nëna e 10-vjeçares: Po e ka babain jashtë. Është shumë i mërzitur, është duke qarë se pse i ndodhi asaj mamit tim kjo gjë se ishim shumë mirë, shumë të lumtur dhe çdo gjë ishte shumë okej.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. Xha bytha on Dita 31 e protestës pas incidenteve para Kuvendit: “Nëse do ketë dhunë, do përgjigjemi me dhunë”
  3. K R on Dita 31 e protestës pas incidenteve para Kuvendit: “Nëse do ketë dhunë, do përgjigjemi me dhunë”
  4. Sa të ketë Nivica djem - Nuk e prekni Kakomenë on Dita 31 e protestës pas incidenteve para Kuvendit: “Nëse do ketë dhunë, do përgjigjemi me dhunë”
  5. Sa të ketë Nivica djem - Nuk e merrni Kakomenë on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?