Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Krenare që unë dhe babai jemi non grata në SHBA”, u vra në atentat, çfarë thoshte vajza e mentorit të Putinit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Krenare që unë dhe babai jemi non grata në SHBA”, u vra në atentat, çfarë thoshte vajza e mentorit të Putinit
BoteKryesore

“Krenare që unë dhe babai jemi non grata në SHBA”, u vra në atentat, çfarë thoshte vajza e mentorit të Putinit

Published: August 21, 2022
Shpërndaje

E bija e teoricienit dhe këshilltarit më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin, ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës në periferi të Moskës.

Sipas raportimeve vajza e aleatit të ngushtë të Putinit ndërroi jetë, kur makina me të cilën po udhëtonte teksa po shkonte në shtëpi shpërtheu në flakë.

Ndërsa mendohet se objektiv i sulmit terrorist të ketë qenë babai i viktimës, pasi atë makinë e përdorte ai dhe jo vajza, megjithatë asgjë nuk është verifikuar.

- Publicitet -

Fill pas atentatit, në vendin e ngjarjes mbërriti vetë Dugin duke vënë duart në kokë nisur nga ajo që pa, shkruan BBC.

Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus. Alexander Dugin u sanksionua nga SHBA në 2015 për përfshirjen e tij të dyshuar në aneksimin rus të Krimesë.

Shkrimet e tij vlerësohen se kanë një ndikim të thellë në botëkuptimin e Vladimir Putinit dhe ai konsiderohet të jetë arkitekti kryesor intelektual i ideologjisë ultra-nacionaliste të cilës i përmbahen shumë në Kremlin.

Vajza e tij Darya Dugina ishte gazetare e njohur në Rusi, që mbështeti me zë pushtimin rus të Ukrainës.

Në maj, ajo e përshkroi luftën si një “përplasje qytetërimesh” në një intervistë dhe shprehu krenarinë për faktin se ajo dhe babai i saj ishin sanksionuar nga Perëndimi.

Edhe pse ende nuk ka informacion se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në makinë, kreu i DPR në Donetsk, Denis Pushilin, fajësoi “terroristët” ukrainas për shpërthimin.

“Terroristët e regjimit ukrainas tentuan të vrasin Aleksandër Dugin dhe vranë vajzën e tij në një makinë”, shkroi ai në Telegram.

Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga autoritetet ruse në lidhje me ngjarjen.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • shqipo says:
    August 21, 2022 at 9:23 am

    Per filozofe te tille si Aleksander Dugin qe kerkojne perplasje qyteterimesh eshte normale qe heret ose vone dikush do hakmerret. Ky filozof i pjerdhur qe nuk ben gje tjeter vecse manipulon historine dhe njerezit per te predikuar superioritetin e races ruse. Se ruset duhet te dominojne jo vetem ne Europe por edhe ne bote. Pretendon qe Moska eshte Roma e trete dhe nena Rusi duhet te shtrihet nga Vladivostoku deri ne Lisbone. Keta lloj filozofesh te mjere por edhe shume te rrezikshem me siguri kane influencuar presidentin e Rusise Putin per te ndermare agresionin kunder Ukraines te cilet ruset e konsiderojne si race inferiore. Harrojne qe raca e tyre nuk eshte me e ngritur apo superiore se sa te tjeret. Mjafton te shikosh ruset qe jetojne jashte Moskes dhe San Peterburgut dhe e kupton se ne cfare niveli prapambetje jane. Nga kjo pikpamje ndoshta nuk kane shume faj sepse per gati 100 vjet qe nuk jane akoma te lire(70 vjet komunizem dhe gati 30 vjet nen diktaturen e carit Putin.) Tregojne qe kur disa pre tyre kane vizituar perendimin cuditen pse banjat WC nuk jane ne kopshtin e shtepise,ekzakt si tek ne ne Shqiperine e viteve 30 ku fshataret kishin nje banje ne vetem ne bahcen e shtepise. Filozofe te tille si Dugini ka shume jo vetem ne Rusi por dhe ne Europe qe e lexojne historine njerezore se prapthi sipas interesave te tyre personale. Ndoshta jane te bindur per idete qe ju kane lindur ne koke ne menyre te gabuar. Historia njerezore nuk eshte proces relativ dhe i interpretuar. Ajo eshte nje e vertete absolute qe ka ndodhur dhe qe shpesh interpretohet ne menyre tmeresisht te gabuar nga mendje perverse dhe te eksituara nga nacionalizmi i terbuar i superioritetit te racave. Sllavet jane tipike ne kete drejtim prej vitesh qe kane nje nacionalizem ekstrem qe vuajne ose inferioritetin e tyre karshi te tjereve ose mendojne qe raca e tyre “nuk ka vendin qe duhet ne bote”. Keta lloj filozofesh te eksituar dhe perverse jane te rrezikshem sepse manipulojne masat e njerzvet duke predikuar perplasje dhe lufte. Dhe pikerisht kjo qe po ndodh ne kete moment. Zoti na ruajte

    Reply
  • Vojo Kushi says:
    August 21, 2022 at 11:18 am

    Atentati ne Moske dhe incidenti ne Gramsh kane te perbashket ate qe jane te dy “fake attack” , por nuk kane te perbashket autoret ! Qellimi ishte per rritjen e popullaritetit per te mos ndenjur asnjanes por te perfshirjes ne lufte !

    Reply
  • Arben says:
    August 21, 2022 at 11:52 am

    Cia cia cia cia cia cia cia

    Reply
  • Shqiptar says:
    August 21, 2022 at 2:31 pm

    Terror mafioz.

    Reply
  • shkurt 2014 says:
    August 22, 2022 at 5:34 am

    Mendje dhe duar te arata,kishte personi qe holli ne ere vajzen e nji krimineli,ta kuptojne se cfare do thote te vrasesh popullin e pa fajshem Ukrainas.Ka mundsi te mose ta kuptojne,ne paraqitje duket si nji kafshe e eger dhe e terbuar.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. Partizani on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?