Drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, konsiderohet drejtues me përvojë në radhët e bluve.
Karriera e tij është ndërtuar në disa qarqe të vendit dhe në struktura që lidhen me kriminalitetin.
Ai ka shërbyer në Shkodër si zëvendësdrejtor i hetimit të krimit. Shkodra është një zonë problematike për rendin dhe sigurinë.
Një tjetër fazë në karrierën e tij lidhet me drejtimin e Policisë në Durrës, një nga qarqet më të ndjeshme për shkak të portit dhe aktivitetit të lartë ekonomik.
Bie në sy që emri i Hitës nuk është përfolur për lidhje me grupe kriminale, duke ruajtur një profil të qëndrueshëm profesional.
Ai nuk është përmendur deri tani në kontekst të kultivimit të lëndëve narkotike apo aktiviteteve të tjera të paligjshme, ku zakonisht policia është përlyer.
Prej rreth 1 viti e gjysmë ka qenë në drejtimin e Policisë së Fierit.
j.l./ dita

Sa vjec eshte, cfare arsimimi e specializimi ka?! Mjafton vetem qe si ka dale emri ke organizatat kriminale?!!
Gjinje, mos u habit, kaq mjafton per disa nga gazetaret, qe kane tru sa te trumcakut!!! Se mos na i ngelet qejfi trumcakeve, mbasi ato kane mjaftueshem per klasen e tyre…..
Berisha thote qe personi eshte nje zar i Belinda Ballukut.Ka garantuar fitoren ne Fier si ne sasi edhe ne assortiment,,Edhe Zeqinene e nxorri fituese.
Origjina, familjar, rezultate ne pune….
Jeni thjeshte lajmetar, per kete ska nevoj te kesh studiuar per gazetar.
Nga eshte zotnia,a eshte I martiar,a ka femike,cfare shkolla ka,a e din njer??
Eshte polic apo ushtarak karriere,eshte dhe i diplomuar si jurist,diku 45-46 vjec ne mos gaboj!