Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: U zhyt me kokë në Bunë, kryekirurgu i QSUT, Arvin Dibra, plagoset rëndë, qeveria mbulon shpenzimet mjekësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > U zhyt me kokë në Bunë, kryekirurgu i QSUT, Arvin Dibra, plagoset rëndë, qeveria mbulon shpenzimet mjekësore
KronikeLajmi i fundit

U zhyt me kokë në Bunë, kryekirurgu i QSUT, Arvin Dibra, plagoset rëndë, qeveria mbulon shpenzimet mjekësore

Published: January 31, 2025
Shpërndaje

Në mbledhjen e 29 janarit, Këshilli i Ministrave ka vendosur mbulimin e shpenzimeve mjekësore në masën 2 milionë lekë, për mjekun e QSUNT-së, Arvin Dibrën, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht 2024, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, dhe në vijim të vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

- Publicitet -

1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Arvin Dibra, në masën 2 000 000 (dy milionë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””,-thuhet në VKM.

Më 14 gusht 2024, kirurgu, i cili gëzon dhe nënshtetësi italiane, u nis për mjekim më të specializuar në Itali, me një avion privat.

Nga dinamika e zbuluar prej hetimit për ngjarjen, shefi i Kirurgjisë ka qenë duke ngrënë drekë me familjen, në një lokal në Dajç, pranë bregut të Bunës. Ai është zhytur me kokë në lumin Buna, fatkeqësisht është përplasur me gurët në thellësi dhe ka marrë dëmtime serioze.

Ngjarja ndodhi të shtunën e 10 gushtit, rreth orës 12:25. Fillimisht 52-vjeçari u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë,  Por më tej është rekomanduar nisja për në Itali, për mjekim edhe më të specializuar.

Prof.Dr. Arvin Dibra aktualisht është Shef i Klinikës 1 Kirurgjikale QSUT, si dhe drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Arben says:
    January 31, 2025 at 9:36 am

    T’ja mbuloj edroga me paratë e drogës.
    Sistemi shëndetësor në allbaninë e drogës, ka si emblemë kohën që duhet për të mbaruar punë me pacientin njëherë e mirë.
    Mjekët kanë garë me njëri tjetrin kush e çon pacientin më shpejt në varreza

    Reply
  • E drejta says:
    January 31, 2025 at 11:41 am

    Shkon tjetri per qef , e mbush barkun me nje tave peshku e shoqerine me dy shishe vere , pastaj nje te thithme cigars ne breg te shkembit ku lumi I duket si pishine , nje hedhje me koke dhe per qefin e tij taxapaguesit paguajne nga xhepi i tyre.
    O qeveri hajdute e rropet kete popull Nuk na e shqaruar 2 milion te vjetra apo te reja
    Këtu ka vend per hetim se kjo shume do ndahet midis Doktoreve qe do vizitojne duke leshuar fatura te majme dhe drejtuesve te atyre dikastereve qe japin keto para .

    Reply
  • xyz says:
    January 31, 2025 at 12:50 pm

    Përse të paguhet nga taksat e njerëzve?8 Kur dihet se mjekët janë nga njerëzit më të pandershëm, më të korruptuarit dhe nga më të pasurit?!

    Reply
  • Klaudjo says:
    January 31, 2025 at 3:32 pm

    Arvin Dibra nje kirurg shume mire por mbi te gjitha e vleresoj per humanizin dhe gatishmerine per ti sherbyer pacienteve. Respekte klaudjo.

    Reply
  • Vasil says:
    February 1, 2025 at 11:55 pm

    Shumë i padrejtë mbulumi i shoenzimeve per kete mjek.
    Ne se do te kishte ndodhur gjate orarit te punes ose ne se do te kushte ndodhur ne nje rast kur ai do te ishte hedhur ne lume per shpetimin evjetes te nxonje njeriu tjeter, vendimi do te ishte i drejte.
    Por qe, mjeku, per qejf te tij, u hodh ne lune shpenzimet s’ka pse t’i paguhen nga shteti duke perdorur sigurimin e detyrueshem shendetesir

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sheshi, Rama dhe Berisha
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  • ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës
  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Komentet e Fundit

  1. oikoi on K.E – BELA MAFIA
  2. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  3. Aldrin on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Aldrin on Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA
  5. Shkodrani-Belgjike on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?