Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëheqësi serb, pro-rus i Bosnjës, ripërsërit kërcënimin për shkëputje!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Udhëheqësi serb, pro-rus i Bosnjës, ripërsërit kërcënimin për shkëputje!
BoteLajmi i fundit

Udhëheqësi serb, pro-rus i Bosnjës, ripërsërit kërcënimin për shkëputje!

Published: October 10, 2022
Shpërndaje

Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti të hënën kërcënimin për shkëputje të Republikës Serbe, një javë pasi zgjedhjet e përgjithshme në vendin e ndarë etnikisht, treguan se partia e tij vazhdon të mbizotërojë mes serbëve.

Udhëheqësi pro-rus Dodik shkaktoi krizën më të rëndë politike në Bosnjën e pasluftës dhjetorin e kaluar, kur u përpoq ta nxirrte Republikën Serbe nga institucionet kryesore shtetërore, si gjyqësori, sistemi i taksave dhe forcat e përbashkëta të armatosura.

Përballë sanksioneve të SHBA-ve dhe Britanisë si dhe rritjes së pranisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, nxitur nga frika se lufta në Ukrainës mund të përhapet në Ballkanin Perëndimor, Dodik u tërhoq, duke thënë në atë kohë se ai po e shtynte, por nuk po e braktiste planin.

- Publicitet -

Në një konferencë shtypi në Beograd, zoti Dodik iu rikthye kritikës ndaj strukturës aktuale të Bosnjës, duke thënë se ishte një shtet jofunksional i krijuar nga të huajt.

Sipas marrëveshjes së paqes të Dejtonit që i dha fund luftës së viteve 1992-1995, Bosnja u nda në dy rajone autonome – Republika Serbe dhe Federata e ndarë mes kroatëve dhe boshnjakëve – të lidhura nga një qeveri e kombëtare e brishtë.

“Ne e kemi krijuar Republikën Srpska si një shtet të pavarur dhe nuk e kemi pranuar kurrë Bosnjën si një shtet të përbashkët,” tha zoti Dodik, i cili mbante postet e presidentit dhe kryeministrit të rajonit që nga viti 1998, si edhe vendin e anëtarit serb në presidencën trepalëshe ndëretnike të vendit.

“Bosnja duhet t’i kthehet kushtetutës (origjinale). Nëse kjo nuk është e mundur, ajo duhet të shpërbëhet,” tha zoti Dodik.

Zoti Dodik, i cili vazhdimisht thekson lidhjet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban, shpalli fitoren e partisë së tij në të gjitha nivelet e qeverisjes, duke përfshirë garën për president të republikës serbe.

Ai tha se donte të fliste për mediat serbe sepse disa “janë përpjekur të vënë në dyshim fitoren e tij.”

Një bllok i partive opozitare e ka akuzuar atë për manipulim të votave presidenciale dhe ka kërkuar rinumërim. Ata mbajtën protesta në kryeqytetin de fakto të rajonit Banja Luka, ku morën pjesë mijëra mbështetës.

Komisioni zgjedhor i Bosnjës tha se do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për rinumërim pas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve që pritet të dalë në fillim të nëntorit.

Zoti Dodik tha gjithashtu se ekipi i tij ligjor do të përpiqet të sfidojë pozicionin e të dërguarit ndërkombëtar për paqen Christian Schmidt, duke thënë se ai e ka “uzurpuar” punën pa mandatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    October 10, 2022 at 7:57 pm

    e ka pyetur ky zotni ameriken per kete gje?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?