Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026
EkonomiLajmi i fundit

Udhëzimi i ri, si do gjurmohen produktet ushqimore që nga 1 janari 2026

Published: 21 Prill, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga 1 janari 2026, të gjitha produktet ushqimore që qarkullojnë në tregun shqiptar duhet të përmbajnë një kod identifikimi të njohur si “lot”, i cili do të vendoset në etiketë për të garantuar gjurmueshmëri të plotë në zinxhirin ushqimor.

Kjo masë vjen si pjesë e udhëzimit të ri “Mbi treguesit ose shenjat që identifikojnë lot-in të cilit i përket një produkt ushqimor1 të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i botuar në Fletoren Zyrtare, që synon rritjen e sigurisë ushqimore dhe përputhjen me standardet e Bashkimit Evropian.

“Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore”, citohet në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë.

- Publicitet -

Sipas këtij udhëzimi, çdo produkt ushqimor do të duhet të ketë të shënuar një tregues unik, të formatuar me shkronja ose numra, që tregon kohën dhe vendin e prodhimit, përpunimit ose paketimit. Ky tregues do t’i paraprijë shkronja “L”, përveç rasteve kur identifikimi është i qartë edhe pa të.

Udhëzimi parashikon disa përjashtime për produkte që tregtohen pa ambalazh, për paketime shumë të vogla ose produkte të destinuara për përpunim të menjëhershëm. Megjithatë, shumica e produkteve ushqimore të parapaketuara do të duhet të pajisen me këtë kod.

Produktet që janë etiketuara përpara hyrjes në fuqi të udhëzimit do të lejohen të qëndrojnë në treg deri në përfundimin e stoqeve, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ngarkuar të monitorojë këtë proces kalimtar.

Neni 1 1. Ky udhëzim ka për qëllim të forcojë sistemin e gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore nëpërmjet vendosjes në faza të ndryshme të zinxhirit ushqimor të lot-it, të formuluar me tregues identifikues me shkronja ose numra, duke u mundësuar autoriteteve kompetente dhe operatorëve të biznesit të monitorojnë dhe të menaxhojnë në mënyrë efektive produktet ushqimore. 2. Për qëllimet e këtij udhëzimi, “lot” nënkupton një sasi të identifikueshme të një produkti ushqimor të dorëzuar në të njëjtën kohë dhe që është prodhuar, përpunuar ose paketuar praktikisht në të njëjtat kushte.

Neni 2 1. Produktet ushqimore tregtohen vetëm nëse përmbajnë lot-in me treguesit identifikues të përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi. 2. Pika 1 e këtij neni nuk zbatohet: a) për produktet bujqësore, të cilat, pas largimit nga ferma, janë: i. shitur ose dorëzuar në stacionet e magazinimit, përgatitjes ose paketimit të përkohshëm; ii. transportohen tek organizatat e prodhuesve; ose iii. mblidhen për përfshirje të menjëhershme në një proces përgatitjeje ose përpunimi; b) në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, kur produktet ushqimore nuk janë të parapaketuara, janë të paketuara me kërkesë të blerësit ose janë të parapaketuara për shitje të menjëhershme; c) për paketimet ose kontejnerët, ana më e madhe e të cilave ka një sipërfaqe më të vogël se 10 cm2 ; ç) në porcione individuale të akullores, treguesi që mundëson identifikimin e lot-it të tregohen në paketimin e kombinuar.

Neni 3 1. Lot-i përcaktohet në çdo rast nga prodhuesi ose ambalazhuesi i produktit ushqimor, ose shitësi i parë në Republikën e Shqipërisë. 2. Treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, përcaktohen dhe vendosen nën përgjegjësinë e operatorëve që kryejnë procese specifike në zinxhirin ushqimor. Treguesit të paraprihen nga shkronja “L”, me përjashtim të rasteve kur dallohet qartë nga treguesit e tjerë në etiketë ose ambalazh.

Neni 4 1. Në rastin e produkteve ushqimore të parapaketuara, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L”, do të shfaqet në paketim ose në një etiketë bashkëngjitur.

Kur produktet ushqimore nuk janë të paketuara paraprakisht, treguesi i përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, dhe sipas rastit, shkronja “L” vendoset në paketim ose në kontejner ose, në rast të kundërt, në dokumentet shoqëruese tregtare. 3. Treguesit të vendosen në të gjitha rastet në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të dukshëm, qartësisht të lexueshëm dhe të pashlyeshëm.

Neni 5 1. Kur në etiketë është vendosur data e jetëgjatësisë minimale ose “të përdoret deri …”, treguesit e përmendur në nenin 1, të pikës 1, të këtij udhëzimi, nuk vendosen në etiketën e produktit ushqimor, me kusht që data konsiston të paktën në tregues të pakoduar të datës dhe muajit duke ruajtur radhën e vendosjes.

Neni 6 1. Produktet ushqimore të etiketuara përpara datës së hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi do të vazhdojnë të tregtohen deri në mbarimin e stoqeve. Ngarkohet Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të evidentojë sasinë stok të këtyre produkteve deri në shitjen e plotë të tyre.

Neni 7 1. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Udhëzimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Koment
  • Phoenix thotë:
    21 Prill, 2025 te 9:24 am

    Qelbesirat po e militarizojne duke koduar dhe ushqimin. Eshte e qarte se duan te perdorin teknologjine per kontroll dhe kufizime. E kane bere ne te kaluaren dhe do ta bejne perseri. Do vije dita qe do ju fikin parate elektronike automatikisht, sepse kaluat mbi gjurmen e Karbonit duke ngrene apo blere nje thele mish me teper.

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • 22 maj 2025
  • Jorida Tabaku nuk është heroinë
  • Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
  • Vëllai i truprojës së Sali Berishës pjesë e grupit kriminal të Troplinit që transportonte tonelata kokainë
  • I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg sesa të kthehem në atë qendër

Komentet e Fundit

  1. edi në Akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës, kompania e Elvis Doçit mori leje nga KKT për ndërtimin e një hoteli në Durrës
  2. TRENI në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  3. demo në Papa i ri vazhdon traditën e vjetër: Nuk e njohim Kosovën
  4. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  5. TRENI në Deklarata e Macron për Shqipërinë, eksperti i integrimit: Në 25 vite, kurrë s’kam lexuar diçka kaq pozitive për një vend nga Ballkani
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?