Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ujë i ndёnjur!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ujë i ndёnjur!
Kryesoreopinion

Ujë i ndёnjur!

Published: February 15, 2025
Shpërndaje

Nga Artan Xh.Duka

Botuar në DITA

Po bёhen dekada qё zgjedhja politike ёshtё katandisur mes Ramёs dhe Berishёs, nёpёrkёmbje flagrante kjo e normalitetit demokratik bazuar tek vota e mirёfilltё e lirё dhe rrotacioni partiak e qeveritar.

- Publicitet -

Nga Berisha nuk pritet reflektim; nuk zbret nga “kali” qoftё kjo sedra apo interesa që i heton SPAK por nga Rama pritej të dёshmonte mё shumё qytetari e pёrulёsi si tipare perёndimore tё njё drejtuesi nё demokraci qё beson se ёshtё.

Nuk ka rёnё nga qielli t’i shkojё jeta kryeministёr fitues “tavoline” duke asfiksuar ndryshimin pas 2008 dhe nuk vjen qameti pas tij! Duhej tё hapte me kohё krahun nё parti e qeverisje dhe vetё PS tё tregonte se vlen mё shumё se njё njeri, sado “Merkel” e pandeh veten ai.

Kjo zgjedhje “laj-thaj” nё votime qё luan e abuzon me ndjenjat, pasigurinё, meraqet, fatalitetin e sё keqes mё tё vogёl, mirёbesimin e votuesit (psh. PS me LANҪ apo PD me tё persekutuarit) u shndёrrua nё fatalitet pas 2008 dhe fakti qё Rama e Berisha i dalin ende pёr zot atij ligji zgjedhor, fakti se nuk kufizojnё me ligj e status partiak numrin e mandateve nё drejtim etj, tregon se nuk kemi gjё nё vijё me ta dhe zgjidhja ёshtё pёrtej tyre.

Sepse, pavarёsisht retorikave, janё bashkё. Nga ligjet me “spec” nё Kuvёnd, rritja e rrogave, protestat tek dera e SPAK sa herё goditet “oborri”, pёrҫudnimi votёs dhe pronёs, autoritarizmi pakufi e me dekada… po pse pёr kёtё ishim keq kur dёgjojmё tё molloisin kundёr monizmit natё e ditё?!

Pas 2008, BeRama e “klonet” pas e kanё mbyllur rrethin e zgjedhjes nё politikё. Ndryshimet sё fundi me listat nё Kodin Zgjedhor nuk janё ogurmira teksa pёrgatitet brezi i “ri” i “papagajve” e “kukullave” nё politikё si garanci e trashёgimisё sё “legjendarёve” BeRama. Sa pёr votёn e emigrantёve, PS do e pёrdorё si shëmbull të mbështetjes “pakufi” e PD si alibi pёr “vjedhjen” e fitores së rradhёs ndёrkohё qё “kapakun” zgjedhjeve ia vёnё listat kёtu!

Sigurisht qё nuk mund tё vihet shёnja e barazimit mes qeverisjeve Rama e Berisha kur mendon Gёrdecin, 21 janarin, 26 majin, 97, piramidat etj drama pafund. Ndaj, ndonse mund tё mirёkuptohet pezmatimi Rama ndaj SPAK pas arrestimit tё Veliaj, pёrsёri nevojitet kokё e ftohtё dhe nёse tё paqёna, akuzat vetёm e forcojnё politikisht Veliajn e PS.

E nёse ka shkelje proҫedurash, nuk duhen turma tek dera e SPAK siҫ bёn PD por ankesё nё gjykatё, ndryshe ku dallon nga PD? SPAK nuk u krijua për qytetarin por elitën se kjo e pandeh veten mbi ligjin apo identifikohet me të.

E djeshmja qё prish rehat!

Rama e Berisha janё nё tё njёjtёn anё tё “ekuacionit” politik sepse janё fytyra e tranzicionit shqiptar pavarёsisht protagonizmit ndryshe atje. Tё dy enden si “Liza” nё botёn e ҫudirave kur besojnё se po bёjnё histori duke u mburrur, si njёri kundёr tjetrit ashtu edhe tё dy bashkё ndaj monizmit qё lamё pas.

Pёr monizmin nuk lanё llaf pa thёnё. “Koreja e Veriut”, “diktatura mё e egёr e Lindjes”, “Hitleri shqiptar”, “Vila e Enverit” (dje privilegjet ishin pa tapi e nuk ikën nga pushteti milionerё si sot me soj e sorrollop) etj etiketime qё jo vetёm nuk reflektojnё kompleksitetin e kohёs tё pёrjetuar nga njё popull i tёrё por edhe demaskojnё dyshen nё fjalё qё sot na kanё poftisur monizmin “demokratik” me zgjedhjet e votimet po fasadё e kacavjerjen majё “fikut” tё pushtetit me dekada!

Mirё monizmi por edhe “demokracia” me mёndje tё mbledhur kur vjen puna tek vota!
Monizmi kishte drama e probleme por jo se ishim keq qё edhe pas dekadash demokraci tё zgjedhim prapё mes Berishёs e Ramёs, tё kemi liri zgjedhjeje por ajo falё 2008 tё mbetet me detyrim-pёrcaktim, liri fjale por me veten, liri kandidimi por pabarazi zgjedhore nё start me ligj e buxhet pro partive tё mёdha etj!

Ndonëse paradoksalisht BeRama e anatemon dhe e imiton njёkohёsisht atё, vetё monizmi nuk ёshtё bardhё e zi. Kishte kusure ndaj duhet hapje, trajtim kontekstual e drejtёsi por dhe arritje sociale, kulturore, ekonomike, shёndetёsore, gjeopolitike etj, qё bёnё histori. Ndaj, edhe krahasimi me tё mund edhe t’u prishё punё.

Paralelizmi patetik “Kore e Veriut” ndёrkohё qё shikonim e dёgjonim RAI-n e sllavin me kanaҫe e antena tarracave, ndiqej e komentohej San Remo, gjёmonte Pozdravi e Discoring plazheve e kudo, mbrёmje me ABBA, Beatles etj nё shkolla e shtёpira, ekonomia familjare me ushqime e fatura vijonte e patrazuar deri nё fundvitet 80, shtimi i jetёgjatёsisё, arsimimi, shёndetёsia kapilare, ushtria, Sigurimi efikas ndaj agjenturave antishqiptare, kultura e sporti, “urbanizimi” i fshatit etj flet pёr tё kundёrtёn e BeRama e di e prapё vijon me avazin e tij.

Ai “njeriu i ri” qё BeRama sot anatemon, nuk rendej pas privilegjeve e pushtetit por vёllazёrimit e pёrkrahjes, nuk ishte indiferent ndaj problemeve tё tjetrit por solidarizohej me tё, nuk mbushte titujt e medias sё huaj me steriotipe “krimineli” e “mafiozi” por nёse dilte jashtё hynte nё doganё pa rradhё e pa iu hapur baulja, nuk ishte “o Mete pёr vete” por jepte pёr shoqёrinё etj gjёra qё nuk honepsen nga “demokratёt” qё pushtetin e privilegjet i marrin tё mirёqёnё.

Asgjё nuk ёshtё bardhё e zi, deri edhe feja (Inkuzicioni, bekimi i pushtimeve etj) qё trumbetohet me aq pasion nga ky takёm; vallё dinё mё shumё se Darvini apo iu leverdis se u qetёsohet shpirti mbi mullarin e abuzimit e privilegjeve me ligj e pa ligj!

Realizmi ndaj sё shkuarёs ёshtё virtyt demokratik dhe fakti se BeRama nuk e bёjnё ngre hamёndje plot. Aq sa tё kёqijat e sё djeshmes duhen denoncuar njёzёri, po aq edhe arritjet e pёrparimet e saj duhet tё pranohen si vlera pёr tё gjithё, pёr tё gjitha kohrat pa dallim, aq mё tepёr nё demokraci qё presupozon hapje e mirёkuptim.

Kjo qasje realiste ndaj monizmit, monarkisё, Luftёs sё Dytё botёrore etj, do tё na bёnte tё gjithёve bashkё dhe atёhere vota ndryshe e rrotacioni nuk do tё pёrjetohen mё si triumf jete apo dёshtim nga askush.

Pa fёmijёri!

Anatemimi i sё shkuarёs prej BeRamёs, jo vetёm ofendon punёn e kujtimet e njё populli tё tёrё por, pёr ironi, me “Koreja e Veriut”, nxirjen e gjithshkaje, llomotitjet me botёn se paskemi jetuar kot, pa fёmijёri, rini, dashuri, kujtime e gёzime etj, ata tёrthorazi, duke futur edhe veten e tyre nё kёtё mes, bёhen pёr gjynah se u paska vajtur fёmijёria e rinia dёm e mbase kjo shpjegon edhe mllefin pafund!

Referimi i BeRamёs ndaj sё shkuarёs nё fakt i nxjerr zbuluar ata. Ndryshe nga dikur, sot jemi shumë tё ndarё, mbi tё gjitha politikisht, duke u ndarё e tensionuar si shoqёri, rrethanē kjo qё i shkon pёr shtat lojёs politike tё ditёs deri edhe nxitet prej saj kur shohim retorikat ekstreme gjatё fushatave zgjedhore.

“Arritjet” e Ramёs, pavarёsisht dallimit ku e ku me ato tё Berishёs, sёrisht nuk kanё shtuar besimin e shpresёn nё vёnd. Varfёria, ndasia shoqёrore, hendeku klasor, nёpёrkёmbja e pronёs, votёs, emigrimi masiv, krimi, karshillёku politik etj, ёshtё trashёgimia e vetme qё do tё mbahet mёnd prej kёsaj dysheje mё vonё e nuk ka kullё, turizёm elitar, rrugё, tunel, koncesion apo kozmetikё urbane, takime me botёn qё koleksionohen si “pulla” etj, qё e zhbёn. Mbase u duket vetja plaku Ismail sa herё kundrohen në pasqyrë por kanё plot pёr tё mёsuar prej tij.

Ndërsa dje në “Korenë e Veriut” jetëgjatësia mesatare rritej e mosha mesatare ulej normalisht, sot me BeRamёn varfёria, stresi, ndotja, abuzimi, krimi e trafiku ulin jetёgjatёsin dhe nёse mosha mesatare rritet, rritet se bien lindjet, shkurtohen jetë e emigrimi nuk ndalet. Kur BeRama flet pёr tё shkuarёn, bёn mirё tё sigurohet qё sot njerёzit ndjehen mё mirё ndryshe ёshtё BeRama qё mban gjallё atё.

Sot nuk duhet tё diskutohet nёse duhet tё na qeverisё Rama apo Berisha por kush mund t’ua dalё atyre. Njё shpresё e vakёt vjen nga opozita e re por kjo vetёm nёse ajo ёshtё e atillё nё tabiate e jo thjesht kostum se ende nuk po shohim tё bёhen bashkё. Nuk na duhet rrokadё kultesh e idhujsh por demokratё qё pushtetin nuk e marrin me tapi dhe ikin pa ua kёrkuar e bёrё bozё.

Monizmi iku dhe tё gjithё dёshirojmё demokraci por ama keq pёr dekada me BeRamёn nuk ishim! E nё mos SPAK, vota kundёr po u vjen rrotull!

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Postulati! says:
    February 15, 2025 at 6:12 pm

    Është postulat që :  «  pa u larguar Berisha nga politika nuk duhet të largohet Rama përpara Berishës ». Kush ka mendim tjetër nuk bën gjë tjetër vetëm se nuk ka kuptuar tranzicionin shqiptar. Mos manipuloni votuesin para zgjedhjeve. Ky është shanci i fundit për Berishën, sepse është 80 vjeç, prandaj meqënëse drejtësia nuk e dënoi për krimet e tij, dënojeni ju me votë që të largohet!

    Reply
  • epo kjo pune says:
    February 15, 2025 at 6:45 pm

    flet Rama per ish militante te PD ne drejtesi, po vete e plot qe I ka katapultuar ne krye te PS mavi, nuk kane qene ish pdista te 90, tok PS e PD jane kapur nga njerez me hije tek e shkuara, e urrejne aq shume sa vertet mendon kaq shume kane hequr vete dikur kur dihet se kane qene te privilegjuar, soj skuthash qe nxijne te shkuaren e punen e gjithshka. boll bene gazepin me Spak se kur Spak e gjykatat merojne qytetaret keta bejne parimorin, tani qe u troket tek dera, I ze tartakuti e llapin per te drejta, edhe Spak gabon por ka rruge proceduriale e jo fletrrufera politikanesh qe po ua kalojne edhe veqove te Bllokut dikur, boll fakti qe po mbushin 40 vjet avash avash ne podium I demaskon sa demokrat jane

    Reply
  • katarakti says:
    February 15, 2025 at 6:49 pm

    Jam plotësisht dakord me Postulatin. Rama le të rrijë dhe 4 vjet. Pastaj të mendojmë për zëvendësuesin që duhet të jetë më i mirë dhe më i zoti se Rama. Dhe jo më me atë antikomunizmin e tij qesharak. Krimet e komunizmit duhen dënuar dhe mos harruar. Por edhe të mirat e komunizmit duhen përmendur dhe të mos mohohen.

    Reply
  • HAJRO LIMAJ says:
    February 15, 2025 at 8:08 pm

    BRAVO. U RIKTHYE GAZETA TEK E VERTETA.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    February 16, 2025 at 9:46 am

    Më pëlqeu analiza e A.Dukës.Por duhej më thellë në analizë:
    1.Nga dyshja BeRama kush duhet të largohet i pari dhe kush duhet ti rrëzoi këta dy DINOSAURË,Njëri KOMUNIST,HAJDUT,VRASËS,SPIUN I SHUMFISHT..Apo tjetri pse është nipi Kolekës-biroist por që nuk ka qënë asnjë ditë antar i PPSH..dhe nuk ka lyer duart me gjak si i pari me Gërdecin,21 janarin,91,96,97,98,etj me mbi 20.000 vrasje në Shqipëri..!
    2.BE..që kapi drejtësinë 100 % me kursin 6 mujor,të tipit GJIN GJONI pasojat e të cilës populli po vuan edhe SOT,apo Ai që kërkoi të reformoi drejtësinë por nuk ja doli pasi SKAK+GJKKO nuk sekuestroi asnjë kacidhe prej të korruptuarve që VETINGU I nxori NOKAUT 85 % prej tyre..dhe se në SPAK,GJKKO u futën militant puthadorë nën VËZHGIMIN AMERIKAN,të BE që e informojnë Atë ditë-natë përmes qytetarit DIXHITALB për të nxirë punën e E.R,PS,Shqipërisë..që sot ka IMAZH tjetër. ?
    3.Në 2013 qeverisja GANGËSTERE e BE/MEKSIT(në hije) u rrëzua për korrupsion madhor,për të cilën edhe u shpall Non Grata nga DASH,por asnjë pusht..nuk ndëshkua edhe pse Ata kishin lyer DUART ME GJAK.Ky është ndryshimi madh për njërzit me mënd nm kokë.
    Altin Dumani i mbajti e po e mban në sirtar me vite dosjet e 21 janarit,Gërdecit,etj edhe pse është i detyruar nga Gjykatat Nd/Kombëtare.Të paktën për këto 2 dosje krimi BE,LULI,MEDIU,ZENI,PRENDI,LLUPO,etj duhet të vuanin DËNIMIN ME 25 VITE BURG.
    Vetëm për këto 2 dosje krimi SHTETROR(QEVERI,DREJTËSI),RAMA nuk duhet të iki i pari.Pasi do ket MALLKIMIN E FAMILJEVE TË DËSHMORVE PËRHETSISHT,sikurse BE do i nxirren kockat nfa VARRI.
    Nëse këta mësipër shkojnë në burg,do jem i pari që të kërkoi largimin e të gjatit 2 metrosh vetën për një fakt..që pas shpinës së tij A.Ahmetaj E KO..hëngrën dardha pa “lejen e tij”.!!
    4.Në 2005 BE kapi MEDJET 99 %,kur ER nuk mbajti asnjë por 100 % i quajti KAZAN.Kush janë pronarët e medjeve SOT.? Si ka mundësi që në çdo mbrëmje gumzhijnë vetëm grenxat e PD te B.Fevziu,Grida,Eni,Mëhilli,Rama i vogël,Zeni,etj gazetar se pronarët sot nuk po i përmendim..!
    5.Si ka mundësi që nuk hapen dosjet e SPIUNVE nga ER pasi dihet që BE në 1991 e mbushi PD-në me 70 % Komunist e Spiun të Enverit & 30 % Spiun të UDB,ASFALISË,Ku të dy palët u paisën me pasaporta Presidenciale & të gjithë bashkë MËSYNË DREJT SHQIPËRISË VIRGJËRESHË për të bërë KATRAURËN E 97 & vjedhjen e pronës së Shqipëtarve mbi 350 mild $,ku mbi 500 nd/je e institucione u Shitën për SKRAP.. ! Ku shkuan parat e këtyre & të firmave rentiere mbi 2 mild.$..??
    6.A mundet politika të pastrohet vetë.? A mundet që SPAK,GJKKO ta spastroi Atë vetëm duke goditur majtas 99 %..50 me 2.? Jo..jo.!
    Duhej gjykatë SPECIALE që në 2016 si në Kosovë dhe BE e KO,duhej të kishin lën kockat si S.Milloshi për 1996,87,98,Thyerjen e Embargos OKB,Shitjen e detit e tokës në Jug të vëndit,etj,Apo Vrasjet e 200 Tropojanve, A.Hajdarit,R.Hoxhës,Trebickës,Olldashit,etj krime madhore të cilat VETËM SPAK,GJKKO të tredhura prej BE nuk i shohin.
    Populli po mban frymën me shpresë që Partit e REJA të bashkohen për të dal të dytët në 11 Maji 2025 & të parat në 2029.! Pasi PD-bandë shkatërruese me BE duhej të dilnon jashtë ligjit të paktën kur u SHPËRTHYE SHQUP ME HUNJË,DINAMIT.. PREJ BERISHIZMIT FATKEQSI KOMBËTARE.
    FLM DITA,A.DUKA.

    Reply
  • Politikaneve te sotem duhet ti sekuestrohet pasuria , kerkohet qeveri teknike jo e drejtuar prej tyre por NGA ATDHETARET DHE PATRIOTET E OREVE TE PARA QE NUK U PERKULEN DHE NUK E SHITEN VEHTEN. says:
    February 16, 2025 at 1:02 pm

    Rama , Berisha dhe klanet e tyre mafioze duhet urgjentisht te ikin nga skena politike. Kemi 35 vjet qe demokracine alla komuniste te krijuar me dore te hekurt nga diktatura e djeshme .Ne nuk ka patur pluralizem sepse forca e djathte nuk u lejua te mari pjese ne ndertimin e demokracise, perkundrazi u vra dhe u perndoq nga pd e ps qysh ne oret e para me vrasjen e Arben Brocit ne Shkodër.

    Prandaj MJAFT ESHTE MJAFT.
    PPSH E NDARE NE COPA MUTI DUHET TE ZHDUKET NGA SKENA POLITIKE.

    Lojes se futbollit me dy porta e ketyre dy partive i ka dale boja me kohe

    Politika duhet te mari fryme.

    Reply
  • Shqiptar i nevrikosur says:
    February 16, 2025 at 1:48 pm

    I nderuar Autor ti thuash Rames zbrit nga kali eshte njelloj sikur ti thuash Berishes. Keta nuk zbresin nga kali kurre sepse jane kokeforte dhe megallomane. Te zbresin nga kali keta eshte sikur t’ju thuash gjithe atyre qe kane ardhur ne pushtet/qeveri/bashki qe nga 1990,gjithe atyre qe jane dhe gjithe atyre qe do vine ne te ardhmen qe mos vidhni. Te gjithe do vjedhin sepse e kemi ne gjak. Ekziston nje ilac? Jo. E vetmja zgjidhje eshte qe shqiptaret te largohen fhe ky vend i bukur ne mes me mesdheut te mbushet me te huaj. Keq me vjen por mos krijoni iluzione. Pas shume vjetesh fo flasim nqs do jemi gjalle

    Reply
  • Patrioti says:
    March 14, 2026 at 4:47 pm

    PD dhe PS e kanë shkatrruar këtë vend dhe këtë popull dhe ato nuk do të heqin dorë kurrë dhe nuk do të
    Lejojnë asnjë forcë tjetër atdhetare apo individ patriot jo të drejtojë por as të futet në politikë, nuk të lënë duke i terrorizuar cindo që dëshëron që të të afrohet. Po ju tregoj një rastin tim .
    Kam kohë që i bëj thirrje të gjitha partive polike pd dhe të vogla. Jo vetëm që nuk begenisën të më takojnë por edhe të më ofendojnë, dhe në momentin që më shohin ti afrohem bëjnë sikur nuk më njohin. Dhe pse ndodh kjo. Kjo ndodh sepse unë
    Jam opozita e vërtetë e lindur jo nga ppsh e Ramiz Alisë , nuk jam e kalibrit të tyre sepse kam sakrifikuar gjithshka për të mirën e këtij vendi, ndoshta ju duket e habitëshme por që ndoshta jam rast i rrallë në Shqipëri. Dhe e gjitha kjo ndodhi sepse unë
    Nuk u bashkova me Saliun qysh në
    Orët e para sepse nuk mumd të mohoja vetveten dhe familjen time. Hakmarrja ndaj grupit tonë filloi me vrasjen e Arben Brocit në Shkodër dhe u përndoqëm gjithë kohës.
    Rasti më flagrant kundër meje që jam pjesë e këtij subjekti politik, ndodhi mbrëmë tek po ecja gjatë bulevardit , aty ku rrin Lapaj dhe kisha veshur dy parrulla sigurisht të pa dëshiruara nga politika 35 vjeçare e jona . Lapaj u nxi i tëri kur më pa sepse unë i përshëndeta dhe ndejta pak me to, për t’iu bashkuar opozitës se kështu e pati bërë thirrjen ai.
    Kur po ecja shumë njerëz më përshëndesnin me kënaqësi por dhe me habi , që si po guxon , disa vetëm lexonin parrullat për kurjozitet , bile edhe vetë policët që ishin aty po i lexonin dhe absolitisht nuk më thanë asgjë. Papritmas më vjen një patronazhist duke folur dhe duke u afruar njëkohësisht , se e ke të kotë që po e bën këtë gjë se këtyre ti nuk ke se çfarë i bën, se Ramës i erdhi mbrëmë ambasadorja Amerikanë në zyrë dhe ai është i pamposhtur , se gjoja edhe ai ishte i persekutuar( më habiti fakti që nga e dinte ai që edhe unë isha i persekutuar) , duke më thënë se të persekutuarit janë bërë njsh me persekutorët dhe mos pretendo se do të të vijë njeri ty , dhe se në Shqipëri njerëzit janë rregulluar të gjithë.U thanë të gjitha këto pa folur unë asnjë fjalë. I thashë kush je ti që po më flet dhe çfarë të keqe po bëj unë dhe i thashë a je dakort ti me këto që po lexon , po tha pasi u prezantua se ishte nga veriu, e dyta nga e din ti që jam i persekutar dhe meqë qënke dakort me mua hajde në partinë time. Gjith kohën më ka bërë presion se ka shumë patronazhistë dhe do të të bëjnë ndonjë gjë dhe e han kot se nuk do ndryshosh gjë dhe rri më mirë në shtëpi se Amerika e don Ramën .
    I thashë unë nuk heq dorë nga puna ime , unë jam i vjetër tani por jo sa Saliu jot dhe kërkoj pronën time dhe pension më të lartë. E Sqarova që ajo që erdhi
    mbrëmë tek Rama me atë veshje , deshi të ofendojë Ramën që është Epshtejni shqiptar , deshi dhe valixhen me pare se e pashë që e mbante shoqëruesi i saj, porse çfarë than për politikën sjko e puet Tamën tënd se nuk e di , çfarë thanë. Dhe u largua po duke thënë kot e ke.
    Kam dhe shumë gjëra për të thënë por kaq për kësaj radhe. Asnji gazetar nuk më afrohet dhe asnjë telekronist se më njohin tani.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  • Debate në Konferencën e Kryetarëve, PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat mbi protestën
  • K.E – BELA MAFIA
  • Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
  • Rama nxjerr fotot: Në protestë kishte persona që predikojnë urrejtje dhe kërkojnë hakmarrje ndaj SHBA

Komentet e Fundit

  1. Vlonjati on “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. ¿? on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Antishpellar on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. .... on Ndodh sërish! Helmohen kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
  5. Fjala on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?