Në mars të vitit 2022, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako postoi në profilin e saj në facebook një videoinspektim të punimeve për hidrovorin e ri të Durrësit, në zonën e Porto Romanos.
“Investimet dhe puna që kemi bërë për rehabilitimin e kanaleve të ujërave të larta dhe ndërtimi i hidrovorit të ri do të zgjidhin problemin e përmbytjeve në qytet,” deklaroi Sako gjatë një bashkëbisedimi të stisur me një punonjës që gjendej aty.

Ky postim është një indicie mëse e mjaftueshme, që SPAK të hapë hetimet mbi atë që dyshohet si një nga aferat më të zeza korruptive të zonjës Sako, e cila për nga dëmet e shkaktuara publikut, financiare dhe jo vetëm, mund të klasifikohet pa frikë si lubia numër 2 e Rilindjes. Dhe nëse SPAK nuk bindet akoma, dosja e hidrovorit është thuajse e gatshme.
Në dhjetor të vitit 2021, Bashkia e Durrësit hapi një tender 1.972 miliardë lekë ose 20.5 milionë euro me kursin aktual, për rehabilimin e kanaleve dhe ndërtimin e një hidrovori të ri në qytetin e Durrësit.
Sako e justifikoi ndërtimin e hidrovorit të ri me faktin se hidrovori ekzistues ishte dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që Lëvizja Bashkë akuzoi një ditë më parë se hidrovori i vjetër u asgjësua për të lejuar zgjerimin e portit koncesionar të kompanisë Adriatic Bay Invesment Group.
Por akuza e Arlind Qorit u hodh menjëherë poshtë nga kompania koncesionare, e cila sfidoi këdo që akuzonte të verifikonte situatën në terren. “Hidrovori ekzistues dhe hidrovori i vjetër funksionojnë në mënyrë krejtësisht të pavarur nga Porti MBM. Funksionimi i tyre nuk është cenuar në asnjë moment nga aktiviteti portual dhe kjo gjë mund të vërtetohet lehtësisht në terren,” reagoi kompania.
Por ndonëse roli i Portit nuk duket të ketë ndonjë efekt në përmbytjen e Durrësit, shkaku real gjendet diku tjetër. Tek korrupsioni.
Proçedura për ndërtimin e hidrovorit të ri u zhvillua me tender të kufizuar, gjithmonë me preteksin e rindërtimit nga tërmeti, edhe pse ky i fundit kishte më shumë se 2 vjet që kishte kaluar.
Dhe arsyet se pse 20 milionë eurot u prokuruan me garë të cunguar u zbuluan vetëm dy javë më vonë, kur Emiriana Sako caktoi fituesin e llokmës së madhe. Ai ishte bashkimi i tre kompanive, që përbëhej nga 2T, Vëllezërit Hysa dhe Adriatik shpk. Këta e fituan tenderin me 99.9 për qind të fondit limit duke i kursyer qytetareve më pak se 20 mijë euro në një kontratë 20 milionë euro.

Fituesit e tenderit pa gare 20 mln euro per hidrovorin
Por kush qëndronte pas aferës së hidrovorit? Përgjigja është një rrjet kompanish të zotëruara nga zyrtarë të lartë të Rilindjes.
2T është kompania e Sakove, një nga 4 lubikompanitë e punëve publike, të cilat u shndërruan në përbindësha buxhetorë me ardhjen e Belinda Ballukut në krye të ministrisë së Infrastrukturës. Në atë kohë, Gramos Sako mbante postin e komandantit të gardës, ndërsa vitin e kaluar u caktua vezir në pashallakun e dikurshëm të Ali Pashës.
Adriatik shpk është kompania e Spartak Kovaçit, ish drejtorit të ujësjellësit të Durrësit, familjar i Ceno Klosit, në atë kohë drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve, dhe njeri shumë i afërt me Belinda Ballukun. Pra këta e morën tenderin 20 milionë euro vet, njësoj si skema 5D në Tiranë, vetëm se në Durrës akronimi ishte 5B.

Por për të mbyllur ciklin e bandës, projektues i veprës u kontraktua kompania Invictus, ndërsa mbikqyrës e saj një kompania e quajtur Hydro-Eng Consulting. Kjo e fundit zotërohet nga Elvis Qyrku dhe është themeluar vetëm 6 muaj para tenderit të hidrovorit. Pra një kompanie pa asnjë eksperiencë i caktohet kontrata për mbikqyrjen e një vepre jetike për qytetin e Durrësit.
Në fakt, që nga centralizimi i ujësjellësave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe heqja e tyre nga bashkitë, të gjitha kompanitë e ujësjellësave kanë funksionuar sipas një skeme të mbyllur, ku thuajse të gjithë tenderat janë marrë nga një grusht kompanish të lidhura me dyshen Balluku-Klosi. Një skemë e pastër 5B ose dhe 5K.
Në Durrës nuk kaloi shumë kohë për të nxjerrë në sipërfaqe bojën e errët të korrupsionit. Hidrovori i ri i Durrësit, edhe pse kushtoi plot 20 milionë euro, nuk funksionon duke bërë që qyteti të përmbytet në mënyrë të vazhdueshme sa herë që bien reshje.
Pamjet apokaliptike të një dite më parë ishin kulmi që ua ekspozoi qytetarëve aferën e madhe të hidrovorit haptazi në publik. Tani është detyra e SPAK të verifikojë se ku kanë shkuar 20 milionë eurot e marra dhunshëm me tender pa garë. Dhe bashkë me të edhe shumë tendera të tjerë të Emiriana Sakos, e cila me preteksin e tërmetit ka ngritur në Durrës një nga gropat më të mëdha të korrupsionit të parave publike. Aq sa dhe Gjushi ngjan me të vërtetë akullore.
Kapitali / Titulli është i redaksisë

Mund te shmangej fjala band nga ky shkrim i kapitalit.
pa ia zbehur aspak forcën akuzuese. Madje, në disa raste, shmangia e rrit besueshmërinë.
Është term emocional, më shumë publicistik se faktik.
O shok
Edhe pa fjalën “bandë”, faktet mbeten:
vendime të koordinuara, leje ndërtimi në zona përmbytjeje, tenderë pa transparencë, mungesë kontrolli dhe pasoja direkte mbi qytetarët. Këto janë akte përgjegjësie politike dhe penale, jo figura letrare. Bande e kaluar bandes jane
Bande, eshte lehtesim per akuzat e korrupsionit qe organizohet nga shteti.
Krim i organizuar shteteror, Eshte institucion kriminal.
Akuza eshte kardinale, jo nje krim banal si hajdutet e lagjeve.
Ato jane banda, si e Zanit, apo Kakamit
Ky eshte Shteti i Krimineleve.
Keto ndyresira, keto hiena, po mbysin popullin nen uje e ne varferi
Keto ndyresira kane ne kurriz jeten e punetorit qe u mbyt per te cbllokuar kanalet e zena nga Balluku e Sako
Kriminele te ndyre
Vrases te poshter
PiSa
Duket e pabesueshme qe gazeta Dita eshte vene ne krye te kryqezates
duke shqelmuar kufomen Rama…
Sa i gezuar qenka Kapitali qe e mbylli me akullore…po dhe redaksionli i Dites e paska qare titullin
Kur thone keto te Kapitalit qe kjo qenja LUBIA nr 2 (ja kane kaluar dhe syrit sypeshkaqenit…
Dasem ne Varreza !!
Te gjitha rruget e KRIMIT ne ish ShQIperi te conne ne Durres!
Te gjithe rruget e KRIMIT ne Durres te conne tek minoritari coban,antishqiptare,djalit i KristaQIt,thonj pa’ prere’,nip i Zogollit EDVINI…ish deputeto ne Durres legislaturen e shkuar si TAKSIDAR!
“chp”… no comment ” a pensar male si fa peccato, ma a volte lo si azzecca…” thote taloni…
Uji nga qielli, permbytja nga korrupsioni – me sakte nuk behet o te nderuar te redaksise DITA por per te kenaqur ca chupa chupsa chp me sy veshe e mendje te byth e Sales shtoni dhe ate “fajin e ka Saliu” qe mos rrijne pa ngrene e pa gjume.
Për Ditën . “Po të ndjekësh erën e mutit , në hale do përfundosh” – populli .
Dukesh ti qe je specialist muti
Ke eksperience. E din t gjith ne Durres qe ërgjegjësia nuk është e reve, por e pushtetit. Ti nga je qe i tregon syt me mut forumit te gazetes se nderume Dita??
Eshte era e Ramutit, kete kane ndjekur shqiptaret, ndaj perfunduan ne kete hale te madhe qe quhet Qiperi.
E mure vesh, ti kurve e Dules?
Eshte permbledhur bukur. Uji nga qielli është fatkeqësi natyrore; përmbytja nga korrupsioni është krim politik. Durrsi ka kohe nën “motin” e lejeve abuzive, tenderve klientelistë, lumenjve të betonit. Vetem me kanalizime, argjinatura dhe plane urbane, nuk meret bashkia. Tenderaxhinjt jan a-ja dhe zh-ja e dites s punes.
Dita
Bashkëshorti dhe vëllai i kryetares Emiriana Sako diktojnë çdo tender e ndërtim në qytet, marrin 30% rryshfet dhe pastrojnë paratë përmes një rrjeti kompanish, ndërsa drejtësia mbyll sytë para mafies që komandon Durrësin…
Nuk e di pse Spaku e le akoma ne detyr ket kryetaren e Durrsit
prej muajit maj 2024 ajo është nën hetim për tenderë, leje ndërtimi dhe fonde rindërtimi, ndërsa në muajin nëntor 2025, BKH i sekuestroi telefonin, kompjuterat e saj dhe të disa drejtorëve të bashkisë.
Përmbytja e radhës, e shkaktuar nga vjedhja e fondeve të hidrovorit, kolektorëve dhe rrjetit të kanalizimeve, provon akuzat për të cilat SPAK po e heton prej një viti e gjysmë.
por ndërkohë e lë të lirë të vjedhë dhe të shkaktojë dëmete tjera për qytetin, banorët dhe bizneset
U shua durrsi per njerez t ndwrshem vefem keta rrufjanet duhet te qverisin.
Vllai dhe burri ksaj jan me damke i njihin t gjithe ca bejne
Uji nga quelli, permbytja nga korrupsioni
Dashi me chp(shahistin) dallkauk,
Koken nga suma e Lubive te Rahmetit,
kurre mos e largoni…….(populli)……
Po pse ti Remo na qënke populli ? Unë më lart , vërtet kam shkruar një thënie të popullit , ndërsa ti shkruan një thënie të Remos , personalitet i madh i letrave shqipe.
Venedik to behet durresi, si e do venedikasi nga sumrreli. Tahir lluku lluku babashta.
ERMIJANA SAKO ESHTE BASHKIAKJA ME E KORRUPTUAR QE KA PASUR DURRESI DERI ME SOT ,,,,VANGJUSH DAKO NUK KA BERE ASGJE PARA KESAJ LUBIE KORRUPSIONI ,,,,,kjo zonje ne thojza e ka vendin ne burg per ato cka bere me DURRESIN ,,,,,,,,me aferat korruptive,,,,,, BASHKIA DURRES,,,,,,,gelon nga korrupsioni,,,,, cdo vit njerezit e thjeshte permbyten duke humbur dhe ato pak placka qe kane ne shtepite e tyre ,,,,,,, pa marre asnje konpensim megjithese kjo zonja SAKO ja ka premtuar,,,,,, DERI KUR KESHTU?
Emiriana Sako ashtu si paraardhesi Vangjush Dako ka lidhje te ngushta me klane kriminale ne Durres te cilet e mbeshtesin ne venien ne zbatim te planeve te saj korruptive. Kjo e ben dhe me te rende situaten…. Luhet me shuma stratosferike per shkak dhe te pastrimit te parave ne sektorin e ndertimit. Nje nga pasojat eshte dhe betonizimi i Durresit. Ne shtepite dhe bizneset e permbytura njerezit kane investuar mundin dhe djersen e nje jete. Shifrat e investuara nga njerezit e thjeshte Sakos me kompani i duken qesharake dhe nuk e vrasin mendjen sepse per vete luajne dhe bejne biznes me lumenjte e parave me origjine nga tenderat korruptive si ai i hidrovorit trafiku i lendeve narkotike…. o sot o kurre Sako dhe te gjithe ata qe e mbeshtesin fort brenda dhe jashte bashkise se Durressit duhet te vihen ne banken e te akuzuarve. Vetem me largimin e kesaj Lubie korrpsioni mund te shpresohet qe Durresi te filloje te marre fryme me lirisht.
U deshen shirat e diteve te fundit qe Duresi te mbytej ne kete menyre.Keta qe shkruajne sot tregon se per ta kontrolli ne kohe nuk eshte i duhuri.Jam dakort qe eshte bere pune e dobet nga kontraktuesi.Po a kontrollohen penet e bera nga njerezit pergjegjes?A ka teknike e inginjere kjo ndermarrje ti kontrolloj para se te futet ne pune?Dikur specialistet e ndermarrjeve te ujrave e kontrollonin gadishmerine e hidrovoreve qe ne muajt e veres qe ata te ishin ne pune.Sistemi i vjedhjeve qe kemi ndertuar keto gjera do te prodhoj.
Uji nga qielli,përmbytja nga idiotizmi i pis miletit.
zoti Remo 12:44 pm
Më paske futur një të sharë vëndëshe dhe nuk po ta kthej përgjigjen me të njejtën monedhë.
Per ty dhe gjithe gazmoret shqipfoles qe kane kaluar ne delir qofte nga permbytjet e Spakut me materialet apo dokumentet kunder Rames qofte nga kjo fatkeqesi kombetare po jap nje shembull nga Amerika
*
Ne 4 korrik 2025..pra para afro 6 muajsh ne nje vend ne Texas vdiqen nga permbytja 137 veta ne nje kamping qe ishte ndertuar ne nje zone te rrezikeshme nga permbytjet..e megjithate asnje amerikan nuk akuzoi as qeverine qendrore..dhe as ate lokale..Prandaj uleni te pakten volumin e sazeve gazmore sa here Spaku hedh ne tregun e mediave fakte qe duhen per gjyqin e drejtesise dhe jo te juve lukunise..
Lajmi ne anglisht
( falje per mos perkthimin,edhe pse tani eshte kollaj perkthimi ne internet)
*
On July 4, 2025, destructive and deadly flooding
took place in the Hill Country region of the U.S. state of Texas.
During the flooding, water levels along the Guadalupe River rose rapidly.
As a result, at least 135 people were killed,ect ect