Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ukraina dhe vendet baltike bojkotojnë takimin e OSBE, për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ukraina dhe vendet baltike bojkotojnë takimin e OSBE, për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë
AktualitetBote

Ukraina dhe vendet baltike bojkotojnë takimin e OSBE, për shkak të pjesëmarrjes së Rusisë

Published: November 28, 2023
Shpërndaje

Ukraina, Letonia, Estonia dhe Lituania bënë të ditur sot se do të bojkotojnë takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që mbahet në Maqedoninë e Veriut këtë javë, për shkak të pjesëmarrjes të Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kjo do të ishte hera e parë që zoti Lavrov do të merrte pjesë në një takim të OSBE-së, që prej fillimit të sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës më 24 shkurt të 2022. Agresioni i Moskës u bë shkak për sanksione gjithëpërfshirëse perëndimore.

Takimi i OSBE-së, një organizatë prej 57 anëtarësh, do të mbahet prej datës 30 nëntor deri më 1 dhjetor në Shkup. Kievi ishte i pari që bëri të ditur se nuk do të çonte përfaqësuesin e tij në Shkup. “Delegacioni ukrainas nuk do të marrë pjesë në takimin e OSBE-së në nivel ministrash të punëve të jashtme”, shkruante në një deklaratë në Facebook Oleh Nikolenko, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

Zoti Nikolenko tha se Rusia kishte abuzuar me rregullat e konsensusit të organizatës, kishte përdorur “shantazhe dhe kërcënime të hapura” si dhe kishte mbajtur në burg për 500 ditë, tre përfaqësues ukrainas të OSBE-së. “Në kushte të tilla, prania e një delegacioni rus, në nivel ministror për herë të parë që nga fillimi i sulmit rus në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, vetëm sa do të thellonte krizën në të cilën Rusia e ka futur OSBE-në”, tha ai.

Solidariteti i vendeve baltike

Në një gjest solidariteti me Kievin, ministrat e jashtëm të tre vendeve baltike lëshuan më vonë një deklaratë duke thënë se edhe ata nuk do të merrnin pjesë në takim nëse zoti Lavrov merrte pjesë. Pjesëmarrja e tij “rrezikon të përligjë rolin e Rusisë, një vend agressor, brenda një komuniteti kombesh të lira, duke mos marrë parasysh krimet mizore që Rusia ka kryer”, thanë ata.

Në deklaratën e përbashkët, ministrat e jashtëm të tre vendeve baltike, akuzuan Rusinë për ndërmarrjen e veprimeve bllokuese brenda OSBE-së, sikurse është ndalimi i misionit vëzhgues të organizatës në Ukrainë, si dhe bllokimi i kërkesës së Estonisë për të kryesuar organizatën në vitin 2024.

Në të kaluarën Rusia ka akuzuar Perëndimin për minimin e OSBE -përmes “zgjerimit të pamatur” të NATO-s në Evropën Qendrore dhe Lindore.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 12 nëntor 2026
  • VIDEO: E frikshme çfarë i ndodh rojes së Makronit, por sjellja e habitshme e kolegut ka një shpjegim
  • Bashkimi Evropian i vendos në qendër të negociatave Kapitujt 23 dhe 24
  • Gruaja që ka sjellë ngërçin më të madh të integrimit evropian të Shqipërisë dhe copëtimin moral të forcës politike që e lartësoi
  • Grevë e përgjithshme dhe ndërprerje masive pas 14 vjetësh, ndërsa Spanja i afrohet zgjedhjeve parlamentare

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  2. 1 on Gjykata i shpall të pavlefshme certifikatën e shkollës, zv.presidenti jep dorëheqjen
  3. Simon Tota on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  4. Aidin Rrokaj on Gjoba të shumëfishta e shoqërime për protestuesit paqësorë
  5. 1thundrak on Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?