Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “65 mijë minoritarë”, PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “65 mijë minoritarë”, PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale
Aktualitet

“65 mijë minoritarë”, PS kërkon që Dropulli, Finiqi dhe Pusteci të mos preken nga Reforma Territoriale

Published: July 25, 2026
Shpërndaje

Në Shqipëri jetojnë mbi 65 mijë qytetarë që janë vetëdeklaruar pjesë e pakicave kombëtare, ndërsa komuniteti më i madh mbetet ai grek me 23.485 banorë.

Këto të dhëna janë pjesë e raportit për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, të hartuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar dhe të paraqitur në Kuvend nga deputetët socialistë.

Sipas raportit, nga 2.402.113 banorë të regjistruar në vend, 2.186.917 janë deklaruar me përkatësi etnike shqiptare. Pas pakicës greke, komunitetet më të mëdha janë ai egjiptian me 12.375 banorë, rom me 9.813, bullgar me 7.057, boshnjak me 2.963, arumun me 2.459, maqedonas me 2.281, serb me 584 dhe malazez me 511 banorë.

- Publicitet -

Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë, 134.451 persona, nuk kanë të dhëna të disponueshme për përkatësinë etnike, ndërsa 13.507 kanë zgjedhur të mos përgjigjen. Raporti thekson se reforma e re administrativo-territoriale nuk duhet të bazohet vetëm në tregues ekonomikë, financiarë apo demografikë, por duhet të garantojë edhe mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe ruajtjen e identitetit të tyre.

Në dokument nënvizohet se kufijtë administrativë ndikojnë drejtpërdrejt në përfaqësimin vendor, përdorimin e gjuhës, aksesin në shërbime dhe ushtrimin e të drejtave të komuniteteve minoritare. Për këtë arsye, çdo ndryshim në hartën territoriale duhet të shoqërohet me konsultim të komuniteteve dhe me një analizë të ndikimit që mund të ketë mbi jetën e tyre. Socialistët veçojnë tre bashki ku pakicat kombëtare janë të përqendruara dhe që, sipas raportit, kërkojnë trajtim të veçantë: Dropullin në qarkun e Gjirokastrës, Finiqin në qarkun e Vlorës dhe Pustecin në qarkun e Korçës.

Raporti paralajmëron se, edhe nëse në të ardhmen do të propozohet reduktimi i numrit të bashkive për shkak të popullsisë së ulët apo performancës financiare, këto njësi vendore nuk duhet të analizohen vetëm përmes treguesve ekonomikë. Ligji shqiptar parashikon gjithashtu që, në njësitë vendore ku pakicat kombëtare përbëjnë mbi 20% të popullsisë, ato mund të kërkojnë përdorimin e gjuhës së tyre në marrëdhëniet me institucionet vendore dhe vendosjen e emërtimeve dygjuhëshe për rrugët, njësitë administrative dhe treguesit topografikë.

Dokumenti përmend edhe bashki me profil të fortë identitar, si Hasi dhe Konispoli, duke kërkuar që çdo vendimmarrje për hartën e re territoriale të mos dëmtojë kohezionin social, traditat historike dhe të drejtat e pakicave kombëtare.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Aldrin says:
    July 25, 2026 at 2:36 pm

    U kthyen ne pakica kombetare fshataret e Jugut.
    Maskarenjte e PiSave e bene Shqiperine thela thela per greke e maqedone
    Plera te ndyra

    Reply
  • Aldrin says:
    July 25, 2026 at 2:36 pm

    Po te “vetedeklarohem” dhe une grek, a vlen?

    Reply
  • demo says:
    July 25, 2026 at 3:09 pm

    Dhe Bashkia e Konispoli-Te shkrihet. Cameria te zhduket edhe ne Republiken e Shqiprise.
    Edi Rama jo vetem i ka shpallur lufte kombit shqiptar,por Edi Rama e ka fituar luften kunder popullit shqiptar.

    Reply
    • Dashi says:
      July 25, 2026 at 3:55 pm

      Po atëhere , kur e paske humbur luftën , ç’mutin ke që lufton ? Ai me mitraloz , ti me llastiqe .

      Reply
  • Patriot says:
    July 25, 2026 at 4:25 pm

    Pra kete reforme e paska bere Greqia dhe ja paska dhene PS ta lexoje. O gjigande sa tu dhimska Greku? Mgjs nuk eshte habi sepse Greku ka 30 vjete qe thote se kontrollone 60% te deputeteve dhe mediave. Kete e vertetoi dhe liste pagesa e gazetareve tane me ne krye Canin.

    Reply
  • demo says:
    July 25, 2026 at 6:21 pm

    Ooo Camer!O Cameeeer,O Cameeeeeerrrr!Ju dhjefsha banakun!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ju dhjefsha Tregtine,o Camer! Ua vrau dhe Kujtimin e Fundit te Camerise,O Camer,Ua vrau Konispolin,Ninatin,Markatin,Shendelline Bilal Xhaferrin per se dytii!
    Ku jeni fshehur?Poshte banakut?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Petri Bozo lirohet nga paraburgimi
  • Truri nuk vuan vetëm nga ajo që ndodh: Pesha e fshehur e mënyrës se si e përjetojmë dhimbjen dhe traumën
  • Zjarret në Shqipëri, presidentja e KE: Jemi gati të ndërhyjmë sapo të jetë nevoja
  • Një vdekje që ka tronditur jo vetëm botën akademike
  • Grupimi i Eurodemokratëve në PE: Rasti Veliaj, thellësisht shqetësues

Komentet e Fundit

  1. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  2. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Argita. on “Toka e Kushnerit”, me dokumente false: Gazeta zvicerane shkruan për të hetuarin e drogës, Ramën dhe Sazan-Zvërnecin
  4. Martin. on Fotoja me Kurtin e të arrestuarit për spiunazh shkakton debate
  5. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?