Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: GRAFIKËT: Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, makinat e rajonit qëndrojnë larg pikave shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > GRAFIKËT: Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, makinat e rajonit qëndrojnë larg pikave shqiptare
EkonomiKryesore

GRAFIKËT: Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, makinat e rajonit qëndrojnë larg pikave shqiptare

Published: August 10, 2022
Shpërndaje

Konsumi i karburanteve vijoi tkurrjen edhe në korrik, ndërsa të dhënat e ditëve të para të muajit gusht tregojnë se tendenca rënëse është thelluar.

Sipas të dhënave nga Doganat, në korrik u importuan 53.4 mijë ton karburante, me një rënie prej 11% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke zbritur pothuajse në nivelin e vitit 2020, kur vendi po vuante nga pasojat e kufizimeve për shkak të pandemisë (shiko grafikun: Importet e karburanteve, korrik).

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohon se përgjithësisht në këtë periudhë pritej që importet të rriteshin edhe me 2 mijë ton (rreth 3-5% më shumë), por ato kanë rënë realisht me gati 7 mijë ton.

- Publicitet -

Sipas Shoqatës, arsyeja kryesore e rënies së konsumit të karburanteve në vend lidhet me makinat që vijnë nga rajoni për turizëm, të cilët ishin një nga faktorët kryesorë që ndikonin rritjen në sezonin e verës. Tashmë për shkak të diferencës së lartë në çmim, me rreth 30-60 lekë për litër, asnjë makinë me targa nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Malit të Zi që iu afrohet stacioneve shqiptare të karburanteve.

Ndërsa makinat e rajonit kanë ndikuar në 60% të rënies, pjesa tjetër sipas Shoqatës lidhet me frenimin e lëvizjeve të brendshme për qëllime turistike, apo që kanë reduktuar qarkullimin për shka të çmimeve të larta. Ndërsa konsumi i përhershëm minimal, sipas Shoqatës është në nivele pothuajse të pandryshuara.

Rënia pritet të thellohet në gusht

Sipas të dhënave paraprake nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, tendenca e ditëve të para të gushtit tregon se rënia do të thellohet.

Në pesë ditët e para të gushtit konsumi ka rënë me 3.6 mijë ton, ndërsa nëse vazhdohet me këtë ritëm, tkurrja mujore mund të jetë -15 mijë ton. Në gusht të vitit të kaluar, sipas Doganave, importet e karburanteve kishin arritur rekordin e 68.6 mijë ton.

Arsyet vijojnë të mbeten të njëjta si në korrik. “Korriku dhe gushti gjithnjë arrijnë kulmin e konsumit dhe në një pjesë të madhe kjo vjen nga rajoni. Por, tani diferenca në çmim për një litër ka arritur në 30 deri në ne 58 lekë nga Mali i Zi në Maqedoni”, tha Shoqata. Kjo diferencë lidhet me taksat e larta që ka mbi naftën vendase, teksa përveç taksave kryesore si TVSH e qarkullimi janë dhe shumë të tjera që “askush” në botë nuk i ka”.

Që prej fillimit të marsi, çmimet e karburanteve janë rritur ndjeshëm në vend, duke kulmuar në 265 lekë në mes të muajit qershor, si rrjedhojë e shtrenjtimit në bursa. Aktualist nafta po tregtohet me 217 lekë për litër, ose 13% më shumë se në shkurt.

Që në mars, kur filloi shtrenjtimi, konsumi reflektoi tkurrjen. Për 6 mujorin e parë të vitit, importet e karburanteve kanë rënë me 9.2% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më pare (shiko grafikun: Importet e karburanteve sipas muajve). Vetëm për 5 mujorin mars-korrik, tkurrja është 14.5%.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Idajet says:
    August 10, 2022 at 9:21 am

    Kondrabanda eshtë e para
    Vizitori nga ks mk nuk jan budall nje depozit makine minimal 60 lit që per 800 der 900 km janë mjaftushem
    Konsumatori shqiptar nuk po shpenzon kuturu se e shef që bordi dhe qeveria janë bashkepuntore ne vjedhje dhe pjesen tjeter te vjedhjes e bejne vet pompat ne sasi dhe cilesi tregu i karburanteve eshte monopol në rast se nuk ulen taksat deri ne tetor mendoj se shumë pompa do falimentojne

    Reply
  • Kastroqeveria says:
    August 10, 2022 at 10:30 am

    Bordi fashist, kooperacion i ndyre biznes qeveri.

    Reply
  • Bordi i klyshve te komunistave says:
    August 10, 2022 at 8:34 pm

    Shqiptaret spo hajne as buke ky thote karburant.
    Prit prit skeni pare gje akoma cdo behet me ndertimet.
    Kur ti shikoni qe te shiten me 40% te cmimeve qe ja e aktualisht.
    Jo me shume se 2 vite plas spektakli!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?