Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Hapet për qarkullim nënkalimi dhe rrethi i ri te TEG
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Hapet për qarkullim nënkalimi dhe rrethi i ri te TEG
AktualitetEkonomi

Hapet për qarkullim nënkalimi dhe rrethi i ri te TEG

Published: September 3, 2022
Shpërndaje

Është hapur për qarkullim një nga portat hyrëse e dalëse me të rëndësishme të kryeqytetit. Rama shkruan se kjo vepër e rë infrastrukturore ccliron ngërcin e madh të krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë-Elbasan.

‘Hapet para afatit me një sistem të ri kalimesh një nga portat hyrëse dhe dalëse më të rëndësishme të kryeqytetit.

Kjo vepër e re infrastrukturore çliron ngërçin e madh të krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan, duke krijuar mundësinë për hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për Unazën e Madhe të Tiranës, si edhe hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për zonën e banuar në Kodrat e Saukut dhe fshatrat Baldushk e Petrelë’- shkroi Rama.

- Publicitet -

Në shoqërinë e zv. kryeministres Balluku Rama ka thënë se kjo formulë është pozitive. Ai gjithashtu foli për procesin e shpronësimeve në kuadër të projekteve zhvillimore, ku tha se nuk do mund të mbahen peng të githë njerëzit në qytetet vetëm se disa kujtojnë se me gjuhën e forcës do të mund të bëjnë diçka për të penguar.

“Çështja është që askush nuk mund ta marrë peng projektin. Formula është shumë pozitive dhe u bënë disa kohë që kemi hyrë në këtë formulë pozitive sepse duam të stimulojmë edhe strehimin social, duam të stimulojmë gjithë qasjen tonë solidare me gjithë grupet shoqërore dhe absolutisht dikush që është në mes të rrugës, siç ishin dhe ata tek 5 Maji dhe që merr një ofertë bujare, solidare, sociale që pavarësisht se është komplet pa leje, pavarësisht se nuk ka as tokën aty e asgjë, të trajtohet me qera e me një kontratë të qartë që do trajtohet pastaj me strehim social në momentin që do kemi në dispozicion apartamente, sepse futet në një listë ku ka prioritet, të thotë “jo nuk dua”, kjo nuk funksionon. Siç nuk ka funksionuar as tek Bulevardi i Ri, as tek 5 Maji, nuk ka për të funksionuar as aty. Po t’i pyesësh sot pjesën dërmuese të atyre që pengojnë këto zhvillime, e kuptojnë që kanë humbur kohë dhe kanë stresuar veten e familjen kot, sepse janë realisht të sistemuar siç u është dhënë jo fjala por marrëveshja në dorë. Nuk mund ta mbajmë ne peng gjithë këtë qytet për njerëz që kujtojnë se me gjuhën e forcës dhe duke qenë komplet në paligjshmëri e të stimuluar politikisht, mund të bëhen pengesë, faktikisht bëhen thjesht pengje që përdoren për sherrin e radhës”.- tha Rama.

Zv. kryeministrja Balluku sqaron se kanë përfunduar 85% të punimeve. Sipas saj, kjo ishte një nyjë e rëndësishme që vijon me mosbllokimin e automjeteve që vijnë nga Elbasani në Tiranë.

“Sot mbi 85% e punimeve janë të përfunduara. Nuk jemi më në kushtet e hapjes provizore. Policia e Shtetit ka marr në dorëzim mbikëqyrjen e aksit dhe mbeten punë të vogla që kanë të bëjnë me gjelbërimin, ndriçimin, me rrugët lidhëse paralele me veprën, që do të përfundojnë sipas kontratës. Kjo është një nyje shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh dhe funksionet që ka. Lidhjen me unazën Lindore, kalimin e të gjithë automjeteve pa bërë më rreth rrotullimin në drejtim të Elbasanit dhe të gjithë automjetet që vijnë nga Elbasani për në Tiranë nuk do të bllokohen më.

Sigurisht i shërben dhe pjesës së kësaj qendre, që është krijuar një pol ekonomik tashmë dhe ndërtesave të tjera që shërbejnë për zyra. Kështu që këtu kemi një frymëmarrje të re të trafikut. Koha do të shkurtohet për të aksesuar të gjitha degët e tjera të unazës së madhe, e cila ka një kompleksitet të shtuar për shkak dhe të shpronësimeve dhe paketës së kompensimit që po aplikojmë në këtë zonë”, – u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • ASD says:
    September 3, 2022 at 12:04 pm

    Ec e gjeje, hapet para afatit por ka perfunduar 85%
    Dmth si gjithmone i bejne shkel e shko dhe i hapin te pa-perfunduara, pa sinjalistike e vijezim te sakte, dhe aksidentet me shumice pastaj

    Reply
  • raul says:
    September 3, 2022 at 12:10 pm

    Sot paska per te plasur nga marazi Klevis krrici i faro pace pilafit se ai e ka enderr te bllokoje punimet e unazes kesaj kryevepre infrastrukture te Gjigandit Edi Rama. Ec perpara e mos ndalo o gjigand se as perbindeshi i Vicidolit, as Agush Habib Burgiba me hanxhar ne dore as kokelopa Zheji nuk mund te pengojne punen tende dhe fitoren e sigurte te mandatit te 4 te ne 2025.

    Reply
  • Keshillus says:
    September 3, 2022 at 12:14 pm

    Urime per arritje te metejshme dhe per tju pergjigjur kerkesave ne rritje te zhvillimit Shqiptar.

    Reply
  • Soza says:
    September 3, 2022 at 12:18 pm

    A mund të na thoni sa kushtoi kjo nyje, pse u ndërtua pasi rruga ishte vënë në përdorim, ishte faji i projektit apo i ndërtuesit, cili ishte roli i supervizorit dhe së fundi a ka ndonjë përgjegjës për gjithë këto lodra me përfundime dhe inaugurime për të disatën herë?
    Ju falenderoj për shpërdorimin e parave të shqiptarëve.

    Reply
  • Renato says:
    September 3, 2022 at 12:21 pm

    Lajm i mire per tiranen dhebper gjithe zonen 👏👏

    Reply
  • mali says:
    September 3, 2022 at 1:51 pm

    Renato ,kudo ne bote shteti ben pune,por nje pyetje kam per ty ne se nuk ke busnes por je ne pune a pensionist.Sa e ke rritur mireqenien e familjes tende?Llogarit parate per shpenzim:Qiraja (ose mirembajtja e shtepise private),ushqimi,taxat drite+uje+bashkise,shpenzime per makinen(nje per familje),veshje-mbathje,dhuratat per femijet e miqte,pushimet vjetore,para xhepi ti dhe gruaja te pakten,udhetime jashte e brenda vendit,dhe shto sa kursime con ne banke per pleqerine,sa paguan per shendetin e te tjera.Te keshilloj merr lapsin dhe me durim pa u grindur me gruan e femijet bej nje llogari.Krahaso me shumen e parave qe ke te ardhura si familje ne vit dhe del rezultati.Pas kesaj me thuaj:LAJM I MIRE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  • EMRAT: Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit, emërohen drejtues të rinj në disa qarqe
  • Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë

Komentet e Fundit

  1. gim on Letra e Ramës për protestuesit në bulevard: Armiku juaj nuk jam unë
  2. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Parku Rinia on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ANA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?