Nga Idajet Beqiri
Shqipëria, Kosova dhe gjithë hapësirat shqiptare kanë patur mbi shpinë, për disa shekuj me radhë, një pushtues, një kolonizator, një gjenocidist dhe një shfarosës përbindësh të kombit, popullit dhe të trojeve shqiptare, siç ka qenë dhe mbetet Serbia.
Historia e Serbisë njihet kudo në botë. Ku është ngulur sot Serbia, në territoret ku ndodhet ajo, kanë qënë troje shqiptare dhe të populluara me shqiptarë. Me krime makabër, me luftra gjakatare, me djegie, me gjenocid masiv, me veprime antinjerëzore, Serbia dhe serbët kanë bërë spastrim etnik në trojet shqiptare dhe fillimisht u ngulën deri në Nish, e më pas erdhën deri në Kukës.
Serbia dhe serbët, të bindur për historinë e saj të palavdishme të origjinës së vet nga janë dhe pse erdhën në trojet shqiptare, për trupin e saj katastrofale të mbushur me gjenocidizëm dhe krime makabër kundër shqiptarëve dhe territorëve të tyre, për të “zbutur” këto gjëma makabre, për të justifikuar krimet e tyre, për të lënë fajin e tyre, si agresor dhe gjenocidist, në “derë” të viktimave, sikurse janë shqiptarët, qysh nga shekulli i 6-të dhe deri më sot, kanë patur “çetat” e tyre me tradhtarë dhe të shitur shqiptar si në Kosovë, në Shqipëri, në Malin e Zi, në Maqedoni dhe në Diasporë.
“Çeta” më e rrezikshme me shqiptarë, të cilët janë paguar dhe i shërbejnë me devotshmëri Serbisë, të cilët i kanë shkaktuar dëme fatale kombit shqiptar, popullit të tij, reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë, shfarosjes dhe shpërnguljeve masive të shqiptarëve nga trojet e veta, ka qenë dhe ka mbetur “Çeta” me shqiptarë e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Kjo “Çetë”, për shkak të natyrës së regjimit komunist, si regjim hermetikisht i mbyllur, për shkak të mos ekzistencës së fjalës dhe mendimit të lirë, të cilat konsideroheshin “agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor”, bënë dëme të pallogaritshme në të gjitha hapësirat shqiptare, por edhe nuk u zbuluan dhe nuk morën dënimin që meritonin për tradhëti të rëndë kombëtare, krim i cili ndëshkohet edhe sot, si dje dhe kurdoherë, në çdo shtet ligjor dhe demokratik të botës, si krimi më i rëndë penal dhe moral.
Nëse shqiptarët mësuan me prova, me fakte, me dokumente se në vitet e komunizmit, njëri ndër agjentët më potent të Serbisë, ishte Sali Berisha, kjo jo se nuk dihej qysh nga koha e viteve të komunizmit në Shqipëri, prej shqiptarëve, por atëhere askush nuk guxonte të thoshte të vërtetën.
Shqiptarët e viteve të komunizmit, krahas të tjerave, dinin, sepse e shihnin me sytë e tyre që Milica, vjerra e Sali Berishës, punonte në Ambasadën e ish Jugosllavisë (Serbisë), në Tiranë. Shqiptarët e dinin që Liri Berisha, gruaja me të cilën e lidhën në martesë Saliun, quhej “Sllobodankë”.
Por shqiptarët shihnin edhe që Sali Berisha u bë edhe mjeku i jashtëm i Hysni Kapos në Bllok! Në këto kushte, edhe ish Zëvendës Kryetari i Degës së Brendshme të Tropojës, Preng Zefi, dëshmitar i gjallë i faktit të ditës së rekrutimit të Sali Berishës prej UDB, njohësi i kolonelit të UDB-së që rekrutoi Sali Berishën, në atë kohë fliste nën zë me miqtë e tij të besuar, por kurrë nuk guxoi të denonconte, sepse i ikte koka nga ata që e mbështesnin Sali Berishën në udhëheqjen komuniste të kohës.
Vallë janë kaq naivë shqiptarët andej dhe këndej kufirit sa të mos kuptojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe konkludojnë se Sali Berisha nuk ishte as rastësi, as befasi, që mori drejtimin e PD në vitet 1990 dhe që mori drejtimin e Shqipërisë post komuniste?!
“Çeta” e pas luftës antifashiste në Shqipëri e kishte piketuar prej kohësh Sali Berishën për t’a sjellë në krye të shtetit shqiptar, si njeriun që do t’i bënte gjëmën në të gjitha fushat Shqipërisë.
Berisha, sapo mori frenat e pushtetit në vitin 1992, i vuri zjarrin dhe e shkrumboi vet shtetin dhe institucionet e tij, ekonomisë së vendit dhe pronavetë shqiptarëve, ushtrisë dhe arsimit, drejtësisë dhe shëndetësisë, ekologjisë dhe moralit të shqiptarëve, nxiti dhe ngjiti në majat më të larta kriminalitetin, hakmarrjen dhe konfliktet e rënda sociale shqiptari kundër shqiptarit, duke i sjellë Shqipërisë disa ngjarje makabër pro sërbe.
Veçojmë këtu vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër, zgjedhjet lokale në Libofshë, Greshicë etj në vitin 1992, burgosjet politike të disa gazetarëve, kryetarëve të partive politike në vitete 1993-1996, masakrën zgjedhore të majit 1995, ngjarjet e marsit 1997, vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari në 12 shtator 1998, grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998, Masakrën e Gërdecit në 15 mars 2008, masakrën e 21 Janarit 2011 me 4 të vrarë për motive politike dhe të mbajtjes së pushtetit me dhunë etj.
***
Berisha ka patur dhe ka “Çetën” e vet në Shqipëri. Fillimisht ata ishin të shpërndarë, por me një të rënë të bilbilit ai i mblodhi kur ju deshën.
Së bashku me pjestarët e “çetës” së vet, ai burgosi në Shqipëri të gjithë udhëheqësit më të lartë atdhetarë të Kosovës, të cilët krijuan dhe udhëhoqën UÇK, formacionin që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Ai burgosi Adem Jasharin, Zait Pajazitin, Mentor Kaçin, Ismet Kryeziun, masakroi dhe vrau Remzi Hoxhën…
Sali Berisha ishte i pari që, sapo doli në skenën ndërkombëtare UÇK, e konsideroi atë “Organizatë terroriste”; në të njëjtën kohë, duke qënë President i Republikës, doli hapur në mbrojtje të Sllobodan Millosheviçit dhe masakrave serbe në Bosnjë dhe në Kosovë, duke thyer embargon e karburantit dhe të armëve të OKB kundër Serbisë.
Kur Kosova fitoi lirinë, një pjesë e “çetës” serbe u punësua pranë Misionit të Gjykatës së Hagës për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi dhe më pas, në UNMIK, pikërisht në sektorët më nevralgjik, ku do të krijoheshin dosjet penale kundër UÇK dhe udhëheqësve të saj, si dhe ku do të zhdukeshin provat kryesore që vërtetonin gjenocidin dhe masakrat e shtetit të Serbisë kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë.
Vallë është rastësi mbledhja dhe zgjedhja “me dorë” në ato poste e vajzës së tij Argita Berisha, e dhëndërrit të tij Jamarbër Malltezi, e Lulëzim Bashës, mikut për kokë të Argitës, e gruas së Lulëzim Bashës, e kunatit të Lulëzim Bashës?!
Jam dëshmitar okular, qysh nga viti 1991 e në vazhdim, që i kam dëgjuar me veshët e mi mjaft luftëtarë më në zë të UÇK dhe pjesën dërrmuse të udhëheqësve kryesor të saj, të cilët me zërin e lartë stigmatizonin Berishën dhe gjithë të familjes së Sali Berishës, si njerëzit që me veprimet e tyre i bënë gjëmën UÇK dhe udhëheqësve të saj, me grumbullimin e provave të gënjeshtërta, që i dhanë aq shumë materiale Serbisë për të njollosur luftën çlirimtare për liri, që zhdukën aq shumë prova, sikurse ishte filmimi madhor i masakrës së Krushës.
Shikoni çfarë ndodhi me këtë “çetë” pasi e kryen këtë “mision” pro Serbisë dhe kundër UÇK! Të gjithë morën “shpëblimin” duke marrë poste të rëndësishme kryeministrore dhe ministrore në Shqipëri, duke udhëhequr qeverinë e Shqipërisë dje dhe opozitën e Shqipërisë sot!
Mercenarët e tyre në media flasin hapur, duke mos u skuqur dhe as zverdhur, akuzojnë dhe marrin në mbrojtje haptazi tradhëtinë; e quajnë për “nder” që janë antishqiptarë dhe që punojnë dhe veprojnë haptazi kundër interesave kombëtare shqiptare.
Përballë çetës, disa shtetarë, politikanë, intelektualë, nga “frika” prej hijes së vet se mos gjoja akuzohen si “konspiracionistë”, me mëndësi “komuniste” etj etj, nuk flasin dhe nuk e stigmatizojnë tradhëtinë dhe tradhëtarët me emrin e vet, por e zbusin terminologjinë servilisht.
Ka ardhur koha që shqiptarët atdhetar, pa asnjë ndrojtje, të mos i kursejnë fjalët me zë të lartë, duke i quajtur me emrin e vërtetë dhe të merituar: Tradhëtarë, zjarrvënës të Shqipërisë! Duke mos ua kursyer madje as edhe pështymën, kudo që i hasin.

Te lumte dora
keshu mire je, se i kupton gjerat, nuk je i trashe, por
“harron” te thuash qe sllavo-komunizmi ne thelb ishte antishqipetar, dhe enver serbi, ramiz aligovici
etj, kishin rene dakort te shtypnin popullin, per te mbajtur pushtetin e tyre antishqipetar.
Shqiperia ndofta eshte i vetmi vend ne bote ku shteti ka frike te vere perballe pergjegjesise spiunet e tradhetaretr e vendit;ku spiunet ngrihen ne detyre,behen udheheqes te vendit dhe bejne lojen e agjenturave te huaja nga te cilat paguhen. Dhe megjithese kjo dihet boterisht dhe eshte dhe e dokumentuar e zien shtypi e televizioni,te gjithe heshtin dhe tremben nga agjente te UDB-se,KGB-se etj etj dhe ata marrin edhe me shume zemer dhe i sulen vendit e pupullit si armiq te betuar qe jane per ti zene frymen e per te bere vrasje,korrupsion e makabritete te tilla.Dhe drejtesia hesht! Dhe politika hesht! Dhe spioni i zbuluar se fundi me iniciale I.M pergatitet per tu hedhur si gjarper qe eshte kunder shtetit,kunder institucioneve,duke pasur ne dispozicion te tij nje grup brigantesh,bashkepunetoresh te tij,spiunesh apo jo e kriminelesh te tjere per te vene ne jete planet e tij ogurzeza.Dhe shteti,parlamenti e qeverria ne vend qe te nxitojne per t’u paraprire veprimeve despabilizuese te spiuneve e agjenteve I.Meta-j apo S.Berisha vazhdon te flere mbi dafina dhe me hapin e breshkes vazhdon punen e saj sikur te mos kete ndodhur gje dhe jo sikur te kete ndodhur gjeja me e rende qe mund te mendohet.Ka rezultuar se njeriu me i pushtetshem i ketij vendi,qe ka kaluar ne te gjitha postet me te larta te vendit,i pajisur per shkak te postit me certifikate sigurie,ka mbi 30 vjete qe eshte rekrutuar si agjent i sigurimit dhe nuk dihet se dhe ne cfare sherbimesh te tjera mund te jete futur.Parlamenti yne,i jep atij te gjithe kohen e mundeshme qe te fshehe sa me shume gjurmet,te bashkepunoje e te paguaje me para kesh e me te tjera gjera personin qe ka denoncuar dikur dhe ai po i del ne mbrojtje,per te turbulluar ujerat!!!Ky eshte spiuni I.Meta-j.Meta-j punon dite e nate kunder shqiperise,nuk fle gjume,kurse parlamentaret tane punojne vetem me orar zyrtar,se mos u bie ndonje kile!E thoshte mire zoti Frrok Cupi,qe parlamenti duhej te kishte nderprere pushimet dhe ne mes te gushtit duhej te ishte mbledhur e te kishte marre vendimin e tij.Sot eshte 8 Shtator dhe akoma per kete ceshtje kaq urgjente,kaq te rendesishme pritet procedura normale! Fatkeqesisht ky eshte realiteti dhe prandaj agjenturat e huaja e agjentet e tyre perparojne ne aktivitetin e tyre kunder Shqiperise.Zbulimi i bashkepunetoreve te ish presidenteve e ish kryeministrave Meta-j e Berisha,te lidhur me KGB-ne ruse apo me UDB-ne duhet te kishte ngritur ne kembe shtetin,nese vertet kemi shtet sic duhet te jete dhe jo te kalohen keto raste si “hollesira”!??