Fillimdhjetori i vitit të trazuar 1996. Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në SHBA, kur një zile e zgjatur trazoi qetësinë e apartamentit 141 Eleventh Street, South East Uashington DC. Telefonata vinte nga Shtëpia e Bardhë. Denny nuk e njohu zërin e Richard Schifter-it, këshilltarit të Presidentit Klinton për Sigurinë, i cili u detyrua të prezantohej. Ai iu drejtua Denny-t me fjalët: “Are you crazy?” (Ju jeni i çmendur?” “No!” iu përgjigj thjesht dhe shkurt ish-këshilltari amerikan në Tiranë.
Pyetja e çuditshme e Schifter-it buronte prej deklaratës tronditëse të Denny-t disa ditë para largimit nga Shqipëria, kur ishte shprehur se shumë shpejt Ushtria Shqiptare do të shkatërrohej dhe vendi do të zhytej në kaos. Këto fjalë kishin shkaktuar pështjellim në Shtëpinë e Bardhë dhe Schifter e kishte më të thjeshtë që ta kërkonte përgjegjësinë te deklarata e papërmbajtur dhe jodiplomatike e ish-përfaqësuesit amerikan në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Për një çast ai u step nga përgjigjja e ftohtë dhe e prerë e Denny-t, që vijoi shpjegimin: “Unë isha luga brenda gjellës që po gatuhet atje…”.
Biseda e tyre u mbyll shpejt, ashtu siç po rrokulliseshin ngjarjet dramatike në Shqipëri. Nuk kishin kaluar veçse dy muaj dhe Shqipëria ishte përfshirë nga flakët e armëve, kur në shtëpinë e Denny-t mbërriti telefonata e dytë e këshilltarit Schifter. Kësaj radhe, zëri dukej më i zbutur: “A mund të pimë një kafe?…”, e ftoi ai ish-këshilltarin e ministrit Zhulali, parashikimi i të cilit kishte rezultuar profetik.
“Yes” ishte përgjigjja sërish e prerë e Denny-t…
(Pjesë e shkëputur nga hyrja e librit “Këshilltari Amerikan ‘non grata’ në Tiranë”, botuar nga DITA)
Nga Dr. Denny Lane*
Nga dhjetori 1996 “Demokracia” ishte një iluzion për shqiptarët. Tre muaj më vonë, në mars 1997, ushtria shqiptare u shpërbë në valën e shkatërrimeve të përgjithshme politike e sociale që përfshinë gjithë vendin si rezultat i rënies së skemave piramidale, të cilat e zhytën kombin në anarki. Në fakt shkatërrimi që sollën firmat piramidale ishte vetëm manifestimi vizual i problemeve të thella që shkaktoi udhëheqja e Partisë Demokratike. Rizgjedhja e PD-së në zgjedhjet e majit u pa me shumë dyshim.
Pikërisht nga ky fakt filloi edhe procesi i kalbëzimit të qeverisjes. Shumica e personelit në ushtrinë shqiptare në atë periudhe ka shprehur një shqetësim të madh, pasi edhe ata nuk e dëshironin sërish fitoren e PD-së. U krijua një sistem pa minimumin e të drejtave, me kufizime institucionale në pushtetin qendror, një sistem i vetëkufizuar dhe pa bashkëpunimin e popullit. “Një demokraci e tillë kthehet në tirani”, sipas Rosenfeld Stephen.
Një demokraci e tillë e shpërfytyruar mund të sjellë vetëm një situatë të ngjashme me atë që ndodhi në Shqipëri në mars 1997, e cila përfshiu erozionin e lirisë, abuzimin e pushtetit, ndarje etnike veri – jug dhe luftën e afërt. Për shumë në Tiranë, të cilët nuk e kuptonin lidhjen mes ushtrisë shqiptare dhe popullit shqiptar, ose për ata që ishin mashtruar nga natyra iluzioniste e “demokracisë” shqiptare, shpërbërja e ushtrisë u duk e gjitha një surprizë.
Shumë vonë u kuptua se ushtria ishte e vetmja forcë që i kishte kaluar ndarjet etnike dhe gjeografike dhe e vetmja që mund ta mbante vendin të bashkuar.
Ushtria
Në fillim të viteve 90 ushtria shqiptare kishte pamjen e ushtrisë popullore kineze klasike (CPLA). Ajo ishte shtremberuar shumë gjatë kohërave. Nga pamja e jashtme ajo ishte një “Ushtri Popullore” me uniforma kineze, si dhe me një kombinim të pajisjeve të renda ushtarake me inventarin kinez që përfshijnë edhe aeroplanët MIG, tanket më të rëndësishëm luftarakë T-34 dhe T-59, raketa SA- 2, si dhe bombat shpërthyese të tipit Shangai.
Në vitin 1990 ushtria kishte rreth 60 000 forca aktive, rrreth 380 000 rezervistë dhe më shume se 200 000 forca territoriale. Ashtu si dhe ushtria kineze, ushtria shqiptare ishte nje sistem i paklasifikuar dhe ishte shumë e integruar brenda popullit shqiptar. Në vitin 1991 buxheti i mbrojtjes ishte 300 milionë dollarë. Ushtria shqiptare tradicionale u rrit si nje porcion i ushqimit të saj, dhe ajo merrej me ato aktivitete dhe në të gjitha mënyrat nuk u ngjante ushtrive profesionale perëndimore. Gjithashtu çdo shqiptar mashkull apo femër, mbi 18 vjeç, bënin stërvitje ushtarake për të pasur një mision specifik nëse do t’i thërriste atdheu.
Në zgjedhjet elektorale të marsit 1992, fitoi Partia Demokratike, mbështetësit e së cilës sollën mjaft ndarje etnike, fetare, si dhe ndarje gjyqësore. Kurse Sali Berisha, një mjek kardiolog i specializuar në Francë, u bë president i Shqipërisë. Berisha kontrollonte të gjitha aspektet e jetës politike shqiptare, duke përfshirë edhe mbrojtjen, ai u bë fakt i jetës pasi shumë pak vendime që i përkisnin ushtrisë janë marrë pa urdhërin e drejtpërdrejtë të tij.
Duke pasur parasysh se kushtet për një integrim të mundshëm në NATO kërkonin “një kontroll civil mbi ushtrinë”, Alfred Moisiu, ministri i përkohshëm i Mbrojtjes, një ushtarak i lartë kompetent, i cili e kishte kuptuar rolin e ushtrisë, u zëvendësua me Safet Zhulalin, një civil, i cili deri në momentin e emërimit kishte qenë një mësues i rëndomtë matematike në qytetin verilindor të Shqipërisë, Peshkopi. Nën direktivat e Berishës dhe mbikqyrjen e Zhulalit, procesi i transformimit të ushtrisë filloi, duke flakur tutje çdo gjë të trashëguar nga e kaluara, përfshirë dhe shoqërimin e ushtarakëve me popullsinë, fakte të cilat do të sillnin implikime të mëvonshme.
Një vend “demokratik”, u arsyetua nga udhëheqja, duhet të ketë një ushtri të ngjashme me ato të vendeve të tjera me sistem demokratik. Personeli ushtarak u largua nga ushtria, pa marrë kompensim të mjaftueshëm. Njëkohësisht, njësitë ushtarake, të përhapuara në mbi 6000 pika, u grumbulluan në zonat kryesore urbane. Gjithashtu, u ndërmor edhe rishikimi tërësor i kurrikulumeve dhe u morën masa për krijimin e trupave profesionale.
Megjithëse në atë kohë nuk u pranua, aty nga dhjetori 1995 ushtria kishte filluar plotësisht rrugën e saj të pakthyeshme drejt dezintegrimit. Arsyeja kryesore për kolapsin e ushtrisë mund t’’ atribuohet dështimit të drejtuesve të saj për të siguruar ushqim, fonde, veshëmbathje, strehim dhe kujdes të përgjithshëm për ushtarakët. Arsye dytësore ishte moskuptimi i mjaftueshëm i bazave dhe natyrës së ushtrive në përgjithësi dhe i ushtrisë shqiptare, në veçanti. Kjo u kombinua edhe me aplikimin autokratik nga ana e qeverisë të “kontrollit civil mbi ushtarakët”.
Kaq i ashpër ishte kontrolli qeveritar mbi ushtrinë, saqë komandat ushtarake, tashmë të dobësuara nga largimi i oficerëve të përgatitur, u përjashtuan nga procesi i marrjes së vendimeve. Oficerët thoshin se kishin gëzuar shumë më tepër liri intelektuale në kohën e regjimit të Enver Hoxhës. Fakti që ushtria ishte e paaftë, në kuptimin klasik të fjalës, për të kryer misionin e saj primar, mbrojtjen e vendit, pak kishte të bënte me kolapsin e saj. Ushtria thjesht u shkatërrua nga brenda. Në vend që të përqëndronin dhe rindërtonin ushtrinë nga themelet, duke shfrytëzuar edhe lidhjet e saj me popullsinë, zyrtarët shqiptarë i kushtuan një vëmendje shumë të madhe ruajtjes së paqes dhe përpjekjeve për ta shndërruar atë në një ushtri konvencionale, të tipit të NATO-s.
Por ata nuk patën parasysh se një kusht paraprak për ruajtjen e paqes ishte së pari krijimi i ushtrisë. Përpjekjet për të bindur zyrtarët e mbrojtjes se hyrja në NATO ishte në rastin më të mirë një realitet i largët, të cilin sido që të vinte puna, buxheti i mbrojtjes prej 43 milionë dollarësh nuk mund ta financonte dhe sigurimi i stimujve për ushtarakët, siç ishin problemet e moralit, pagave, përfitimeve, strehimit, ushqimit etj., të cilat duhej të kishin përparësi mbi çdo gjë tjetër, u lanë pas dore.
Një raport i Ushtrisë Shqiptare i shkruar në shtator 1996, që iu shpërnda zyrtarëve të mbrojtjes, pesë muaj para dezintegrimit të ushtrisë, në mënyrë specifike u drejtohej çeshtjeve që kishin të bënin me personelin dhe moralin.
Trupa e oficerëve
Fillimisht, aty nga viti 1992, nevoja dhe shpejtësia e ndryshimeve ishin një shkak për keqcaktimin e oficerëve. Rregullimet e personelit, të cilat pasuan realizimin e demokracisë, bëri që shumë oficerë me përvojë dhe të aftë, për arsye politike, të largoheshin nga ushtria. Si rezultat shumë oficerë kryenin funksione të cilat u përkisnin disa gradave me larta nga ç’ishin përgatitur ata. Ushtarakët u detyruan të përballeshin me detyrën e vështirë psikologjike të ndarjes së gjërave të së kaluarës, të cilat mund të aplikoheshin në ushtrinë “e re” dhe ato që duheshin hedhur poshtë.
Njëkohësisht, brenda procesit të “modernizimit dhe oksidentalizimit” të ushtrisë, pati një revolucion social brenda rangjeve të oficerëve, e cila do të çonte në destabilizim. Ushtarakëve do t’ju duhej që të mblidheshin dhe të merrnin vendime, të cilat më parë ishin marrë nga partia. Që nga dhjetori 1995, u vu re një rënie e moralit të ushtarakëve. Kjo i kishte burimet në mungesën e kushteve normale për ushtarakët, si pagat dhe strehimi. Ky raport ishte përpunimi i një raporti të shkruar një vit më parë që kishte qarkulluar brenda ministrisë.
Rezervistët dhe rekrutët
Pavarësisht nga fakti nëse ushtria kishte apo jo nevojë për korpuse rezervistësh, një i tillë ishte duke u krijuar. Në dhjetor 1996 kishte 5000 rekrutë që kryenin shërbimin e detyruar ushtarak, të cilët kryenin funksione rezervistësh. Sipas ligjeve shqiptare, fakti që ata ishin rekrutë të detyruar, i ndalonte të kryenin funksione rezervisti. E gjithë çështja e rekrutëve duhet të rishihet urgjentisht. Këta djem të rinj, që janë baza e mbrojtjes së Shqipërisë, vazhdonin të ndiheshin të abuzuar. Një zyrtar i lartë i Mbrojtjes, i cili nuk kishte shërbyer kurrë në ushtri, nënvizoi se shërbimi ushtarak shqiptar ishte i ashpër dhe ushtarët ishin të pakënaqur, dhe se “ata do të rebelohen”. Pa dyshim, shërbimi ushtarak shqiptar ishte i ashpër, por nuk ka arsye pse ai të ishte i lidhur me strehimin e pamjaftueshëm, mungesën e ujit, racioneve ushqimore të pamjaftueshme, pa siguruar asnjë kujdes moral apo mirëqënieje. Me interes ishte propozimi i një grupi intelektualësh të rinj, të cilët kërkuan një fond financiar me të cilin synonin të rregullonin kushtet minimale për ushtarët.
Tjetër gjë, që duket se ka vuajtur për shak të reformave, janë lidhjet midis oficerëve dhe trupave. Sot, koncepti perëndimor se oficeri është përgjegjësi i parë për mbarëvajtjen e ushtarëve të tij, është i huaj për oficerët shqiptarë. Kur një oficer flet për strehim apo për probleme të tjera, ai ka parasysh vetëm oficerët dhe aspak ushtarët. Për të mos iu ngrënë hakun oficerëve, duhet thënë se ata e shohin shkallën e kujdesit social, përfshirë edhe pensionin, dhe janë të alarmuar, duke pasur parasysh se ushtria është karriera që ata kanë zgjedhur në jetë. Nëse për oficerët strehimi është përgjithësisht serioz, kushtet e kazermave janë të tmerrshme. Ushtari mbetet në mënyrë të pamjaftueshme i paushqyer, i paveshur dhe i pastrehuar.
Mbi ushtritë
Karakteri, personaliteti dhe zhvillimi mendor i njeriut janë të lidhura ngushtë me mjedisin në të cilin ai jeton. Kulturat ushtarake reflektojnë vlera të ngjashme me shoqërinë, pjesë e së cilës është ushtria. Duke komentuar lidhjet e ndërsjella midis luftës dhe shoqërisë, te libri “Rendi social dhe teoria e përgjithshme e strategjisë”, Alexander Atkinson vë në dukje se “lufta është shtrirje natyrale e thelbit të jetës sociale”. Nëse përvoja e luftës është e ndryshme nga ajo e paqes- dhe Shqipëria ka qenë për 50 vjet në gjendje lufte- kjo nuk do të thote se rendi normal i shoqërisë në luftë shkatërrohet dhe se gjendja e luftës është diçka pa rend. Alternativa e jetës në përputhje me një rend të caktuar, nuk do të thotë domosdoshmërisht jetë pa asnjë rregull, jetë sipas rregullave të ndryshme.
Përcaktimi i rregullave ka rëndësi të veçante për kuptimin e vlerave të një ushtrie të veçante. Është pikërisht përcaktimi i rregullave, që jo vetëm të lejon të kuptosh se ku, kur dhe si duhen vënë limitet e kufizimit, por gjithashtu të lë të kuptosh pikën nga e cila fillon një filozofi e veçantë lufte. Akoma më e rëndësishme është se ai jep bazat morale për rregullat e luftës. E gjithë filozofia e këtyre përshkrimeve është se nuk mund të ketë ushtri të pangjashme me asnjë tjetër. Brenda tipareve shqiptare, çdo gjë, përfshirë dhe “rregullat”, janë shumë të ndryshme nga ato me të cilat oficerët e ushtrive profesioniste perëndimore janë familjarizuar. Ndërsa gjatë procesit të transformimit, ushtria shqiptare mund të marrë përvoje nga ushtri të ndryshme, në thelb ushtria “e re” shqiptare duhej të ishte një “shprehje e energjisë totale kombëtare”. Për ta vendosur Ushtrinë Shqiptare në një aspekt të vonshëm historik, njësitë e ndryshme ushtarake shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore u angazhuan në luftë guerile kundër italianëve dhe gjermanëve, dhe jo në mënyrë të vazhdueshme, kundër njëri-tjetrit.
Në një raport të pabotuar të shërbimit britanik SOE, gjatë Luftës së Dytë Botërore, parregullsitë e luftës shqiptare përshkruheshin në këtë mënyrë: Shqiptari punonte arën e tij, paguante taksat dhe, nëse shtypej shumë ose kërcënohej me shërbimin ushtarak, merrte pushkën dhe strehohej në zona ku tanket italiane nuk mund të shkonin dhe këmbësoria nuk kishte arsye për ta ndjekur.
Pas luftës, Shqipëria pati periudhën e saj ruse, 1950-1962, një të tillë, por të distancuar socialisht me Kinën, kohë gjatë së cilës ushtria u pajis me një sasi të madhe pajisjesh ushtarake kineze, deri në trazirat e pranverës “demokratike”, me 1990. Gjatë kësaj periudhe marrëzie, ekonomia e vendit u shkatërrua për përgatitjen e mbrojtjes ndaj një sulmi nga “pjesa tjetër e botës”, i cili nuk ndodhi kurrë. Inefiçenca e Ushtrisë Shqiptare, në mënyre interesante ishte favorizuese për reformat, ajo krijoi kushtet që ushtria të pranonte dhe ndiente nevojën e rinovimit. Problemet kryesore ishin se qeveria jo vetëm që ishte e vendosur të hidhte poshtë çdo gjë nga e kaluara, pavarësisht se ato mund të aplikoheshin përsëri, por gjithashtu dështoi në pajisjen e ushtrisë me një mjedis intelektual, ku ajo do të rritej. Gjithashtu, në vend që të përpiqej të ulte defiçencën e ushtrisë, qeveria u mbështet totalisht në asistencën e jashtme, dhe në këtë këndvështrim keqinterpretoi shkallën e ndihmës që SHBA, Gjermania dhe vendet e tjera ishin përgatitur t’i ofronin Ushtrisë Shqiptare. Reformimi u pengua më tej nga pushimi në masë i ushtarakëve të “infektuar” nga komunizmi.
Ata që u emëruan në vend të tyre kishin pak ose aspak nivel komandimi apo eksperience. Duke komentuar këtë fenomen, brenda tipareve të jetes shqiptare, një ish-ministër i Mbrojtjes thekson:
Ne të gjithe jemi komunistë dhe tani shumë oficerë, që nuk do të kishin pasur asnjë vështirësi për t’iu përshtatur pluralizmit të rendit të ri politik dhe që do të kishin qenë ndihmës në shtyrjen e Shqipërisë përpara drejt demokracisë, janë shkarkuar. Ndoshta regjimi i ri demokratik është më i mirë se i mëparshmi, por për kushtet shqiptare ai është i ngjashëm me tragjeditë e Shekspirit. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për nevojat e popullit. Tani jemi të paaftë të konsolidohemi. Periudha e Hoxhës, pavarësisht nga pamja e saj, krijoi tradita klasore të përshkuara nga një luftë e mundshme. Ardhja e demokracisë ishte thjesht faza finale e këtij konflikti social. Nëse duam të përballojmë sfidat politike dhe ekonomike që shtrihen para nesh, konsolidimi është thelbësor. Duhet të mesohemi të jetojmë si një i vetëm.
Duke vazhduar, ministri shtoi se: ka pasur përherë një tendencë në Shqipëri për të kopjuar thjesht atë që na vihet para, në fillim kopjuam rusët, pastaj kinezët. Kështu i dhamë fund harxhimit të sasive të mëdha dhe të panevojshme monetare për mbrojtjen e Shqipërisë. Tani jemi kthyer nga amerikanët, por askush nuk merr mundimin të pyesë se çfarë ka të aplikueshme mënyra amerikane për Shqipërinë. Fakti që bashkëpunojmë është thjesht një reagim mekanik. Duke u përpjekur të shpjegonte pse ushtarët në Ushtrinë Shqiptare ndihen të abuzuar, ministri nënvizoi se situata që ekzistonte në Ushtrinë Shqiptare në 1996, jepte një prizëm të shkëlqyer, përmes të cilit shihej karakteri iluzionar i demokracisë shqiptare, duke shtuar se:
Në të shkuarën dhe të sotmen, jeta në ushtri ka qenë e ashpër. Në fakt, është “risk” të jesh në ushtri. Megjithatë, ushtria është një mjet i shkëlqyer për të parë mbi gjendjen e përgjithshme të ekonomisë sonë, meqënëse kushtet në ushtri, veçanërisht ndikimi i tyre mbi ushtarët, janë një pasqyrim i të gjitha esencave bazë që neve na mungojnë dhe që ju, në vendet e zhvilluara, i keni të garantuara. Në Shqipëri ushtria nuk është as profesioniste, as profesion dhe nuk ka për të qenë e tillë, derisa kushtet të përmiresohen dhe ushtarët të jenë krenarë që mbrojnë vendin. Sot historia vetëm tallet me ta.
Konkluzione
Imazhi i shpëtimtarit, i ekspozuar nga “besimtarët e vërtetë” të PD, se vetëm ata e kuptojnë rrugën drejt demokracisë së vërtetë, çon drejt një vendosmërie të pakufizuar, për të fituar pushtet me çdo mënyrë dhe te një përçmim aspak i kamufluar për parimet më thelbësore të demokracisë, çka përfshinte edhe shkatërrimin e ushtrisë. Ushtria Shqiptare mbetet institucioni i vetëm që shtrihet përtej kufijve të ndarjes etnike apo gjeografike. Është një imperativ, që ushtria duhet të jetë një e vetme dhe e bashkuar. Fakti që në momentet aktuale ka pak ose aspak perspektiva për t’u sulmuar Shqipëria, i jep qeverisë shqiptare kohë për të ndërmarrë reformat e duhura. Është e kuptueshme, që të supozohet se buxheti shqiptar i mbrojtjes do të vazhdojë të jetë i pamjaftueshëm për të ndërmarrë programe serioze modernizimi. Ka edhe nga ata që supozojnë se nëse synimi i Perëndimit është stabiliteti rajonal, atëhere një ushtri shqiptare joefektive, – në kuptimin që nuk mund të veprojë jashtë kufijve të saj – është në interesin e rajonit. Shqiptarët duhet të presupozojnë, në lidhje me faktin e mësipërm, se asnjë vend nuk do t’i jepte Shqipërisë mundësi ofensive të tejkaluara.
Por, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe ca më pak ato në Maqedoni, një Shqipëri stabël është në interesin e rajonit. Shkalla në të cilën ushtria është një pasqyrim i shoqërisë shqiptare, sugjeron që riorganizimi i Ushtrisë Shqiptare ka një rëndësi madhore. Një Shqipëri e pastabilizuar nuk mund të kontribuojë në stabilitetin europian. Zgjidhja e vetme është rintegrimi i ushtrisë me popullsinë dhe njëkohësisht krijimi i një forme mbrojtjeje, që do ta bënte çdo lloj “aventure” kundër Shqipërisë, të konsiderohej si e papranueshme. Duke pasur në konsideratë terrenin shqiptar, pozicionet mbrojtëse që nuk mungojnë dhe pajisjet që zotërohen, si dhe mungesën e alternativave, nocioni që mban fijet e luftës guerile është veçse një formë ndihmëse beteje.
Një oficer shqiptar, gjatë një bisede rreth përshtatjes së një paraqitjeje të tipit NATO, me inteligjencë theksoi se “Enver Hoxha mund të ishte çdo gjë, por jo budalla”. Nuk mund të thuhet se Ushtria Shqiptare duhet të organizohet në mënyrë strikte sipas nocioneve konvencionale. Organizimi i njësive të Ushtrisë Shqiptare duhet të jetë pasqyrim i terrenit, kërcënimit dhe misionit. Ushtria Shqiptare do të vazhdojë edhe për ca kohë të jetë e vogël dhe e pajisur keq. Mbijetesa e saj do të rritet në mënyrë të dukshme, nëse drejtuesit do të rivendosin lidhjet e saj me popullsinë dhe do t’i rezistojnë idesë për një kopjim të thjeshtë të organizmave konvencionale të tipit të NATO-s. Është shumë e rëndësishme të kuptohet se elementi më i rëndësishëm i çdo force të armatosur, veçanërisht i atyre të një “natyre të çrregullt”, është ushtari i thjeshtë. Nga ushtarët e sotëm vijnë rezervistët e nesërm, por me kusht që qeveria t’u sigurojë një standard të pranueshëm ushqimi, strehimi, veshëmbathjeje dhe pagash.
Në Shqipëri fakti që efektivisht nuk ka trupa rezerviste, përqafon rolin e oficerëve që shfrytezohen nga të njëjtat defekte si rekrutët dhe të cilët, gjatë regjimit të Berishës e shihnin karrierën e tyre si subjekt të tekave të civilëve që qëndronin sipër tyre. Ishte një këshillë e vazhdueshme e keshilltarit amerikan të Mbrojtjes, deri në largimin e detyruar në dhjetor 1996, për të lenë të gjitha të tjerat mënjanë – pajimin, ruajtjen e paqes, integrimin në NATO etj. – dhe për t’u përqëndruar mbi kujdesin për atë që ekzistonte, si dhe ringritjen e moralit të ushtrisë. Përfundimisht, ata që duan të ndihmojnë Shqipërinë, përfshirë shqiptarët dhe miqtë e tyre, duhet ta fillojnë nga njohja e veçorive shqiptare. E vërteta është që asnjë vend i vogël i botës nuk ka pasur marrëdhënie të llojit të veçantë me tri fuqitë më të mëdha botërore të shekullit të 20-të.
Të gjitha superfuqitë, duke filluar nga BS, Kina dhe pastaj SHBA, u lidhen me Shqipërinë në një mënyrë të veçantë, si me asnjë vend tjetër të ngjashëm me të. Të gjitha me radhe, BRSS, Kina, SHBA, u përpoqën ta pikturonin Shqipërinë e vogël sipas imazhit të saj, por duhet shtuar, me bashkëpunimin entuziast të Shqipërisë, duke pasur gjatë këtij procesi vullnet të mire të paprecedent, dhe në rastin e Kinës, burime të paprecedent. Ajo që kurrë nuk u mor në konsideratë nga tri superfuqitë dhe vetë Shqipëria, ishte fakti se ata dështuan të merrnin parasysh nevojat dhe kushtet shqiptare, si rrjedhojë dështuan ta shpëtonin Shqipërinë nga fati i keq.
Megjithëse Shqipëria është pjesë e Europës, është e vështirë të imagjinohet se Europa do ta ndihmojë Shqipërinë, pa qenë vetë një njësi kontinentale e formuar mirë. Deri atëherë Shqipëria do të mbetet, në rastin më fatlum, e fragmentuar dhe e pakoordinuar. Nëse Shqipëria dëshiron ta marrë veten dhe të jetë në gjendje të kontribuojë edhe njëherë për sigurinë e rajonit, çka është në interes të Europës, SHBA dhe botës, angazhimi aktiv i SHBA është kritik. Kjo, megjithatë, nuk mund të bëhet pa miratimin në nivelet më të larta të udhëheqjes shqiptare. Për më tepër, Shqipëria dhe SHBA duhet të nxjerrin mësime nga e kaluara, dhe në fund Shqipëria do të marrë në dorë drejtimin për gjetjen e zgjidhjeve, të përshtatura me kushtet e saj, ndërsa SHBA-të duhet të ndihmojnë Shqipërinë, e cila të ndihmojë vetveten.
©Copyright Gazeta DITA
Autori ishte ish këshilltar ushtarak amerikan pranë ministrisë shqiptare të Mbrojtjes në fillim vitet ‘90.
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Besoj se keshilltari ne fjale eshte paguar nga buxheti i shtetit shqiptar, sic dhe disa dhjetra, per t’mos thene me qindra, keshilltare te tjere nga perendimi. Te gjithe keta, te ndihmuar edhe nga populli shqiptar, shkaterruan ushtrine dhe ekonomine shqiptare. Tani me ‘te gjatin’ po shkaterrojne arsimin, kulturen, sportin dhe shkencen! Pune vitesh eshte, kur ky popull te jete shkaterruar po ashtu! S.d.q., nuk kemi pse merzitemi, se mund te ekzistojme edhe ca me gjate ne internet, duke share njeri-tjetrin!
Eshte puna qe e bejne me mire oGzim.
KU KA SHPORTA FIQ
KA DHE MIQ
SALA E ILIRI
SI DREQI E I BIRI
NA DOLI EDVINI
ME I LIG SE KAINI
NE PALCE VAJTUR THIKA
BRAVO AMERIKA
Shume shpejt jeni kujtuar per kete shkrim, Nga ana tjeter nuk duhet ta mohojme se te gjithe jo shqiptaret te ndihmuar nga drejtuesit shqiptare, te zgjedhur qellimisht antishqiptare, (te ndihmuar nga perendimi dhe europa ) e kane dashur Shqiperine cope cope dhe te renuar. Falet e thena mbas pilafit nuk kane vlere
albert Habazaj,,Nuk behet dot Huzni Kapo,,Hysni Lepenica,edhe 700 vjet te kishte rrojtur.
Te marresh persiper ate barre te rende,te vrasesh shoket e feminise,bashkefshataret,Neki ymerin,Xhemil Cakerrin,Pali Teroven,Anastas Lulon dhe te dergosh ne kasaphanen e Dushan Mugoshes,memet Shehut dhe Liri Geges gjithe Ceten Plake te Vlores,as Lumi Vlores nuk e lan Hysni Kapon.
Le te kete ndihmuar Petrit Velajn.
Ne 92-93,kur Sali Berisha po zbatonte GRABITJEN e tokes pronareve me ligjin 7501 dhe me Loigjin Toke e Xanun,i thashe Petrit Velajt qe Balli Kombetar duhej te pozicionohej qarte kunder Sali Berishes(atehere president).Mu pergjigj:-Te kisha dhembe per te kafshuar,dija une ku t`i ngulja.
Shkrim shume domethenes,”E keqa e Shqiperise jane vete Shqiptaret”dhe ketu nuk behet fjale per popullin e mrekullueshem por per Klasat politike qe sic do gje tjeter shkerrmoqen dhe Ushtrine. Ndihma e Aleateve strategjike ka qene vendimtare,pa qene hija e SHBA-se nuk do kishe as Shqiperi e as Kosove.Ajo klase politike duhet zhdukur nga faqe dheut.Te gjithe kane nje ngjyre te zeze.Flm per mirekuptimin!B.Hasani ish Ushtarak.Montclair NJ.USA
92-97,Berisha shkateroi ekonomine qe mund te rinovohej e modernizohej,shkaterroi te drejtat baze te njeriut sipas parimeve demokratike,shkaterroi ushtrine,policine,drejtesine me argumentin e luftes kunder komunizmit dhe janar-prill 97 shkaterroi komplet shtetin shqiptar.Vetem vendosja e trupave nderkombetare e kufizoi tragjedine me 3000 jete te marra me dhune se ndryshe zoti e din sa te vrare do te kishte.Nano,Meta e te tjere ne vend ta conin Berishen ne burg e lane ne krye te politikes se deshin me vjedh e me tradhetu shqiptaret .Largimi i popullates ne numra biblike,Saliu i futi edhe nje grusht tjeter 2005-2013 dhe tani ne 2023 don me e cu ne izolimin nderkombetar te para 90.Mjere Shqiperia.
Edhe vetë Këshilltari Ushtarak Amerikan pranë Ushtrise Shqiptare e pranon që teoria e Enverit “Gjithë populli ushtar” ishte e vetmja mënyrë për të mbrojtur Shqipërinë. Pas gjithë atyre “reformave” që u mundua të kryejë Berisha në vitet ’90, Këshilltari Amerikan thotë se, që Ushtria të ishte efikase, duhej që çdo gjë të kthehej si më parë, tek marrdhënia e ngushtë ushtri-popull.
Hani m¥t tani, kopukë të Saliut.
O Moisi Kari, te dhjefsha Enverin, me gjithe Marks, Lenin e ju qifsha gjithe motrat, grate, vazat e gjithe femrat e tjera si hallat, tezet, gjyshet etj. Nuk ka problem edhe me meshkujt, mund t’i shkerdhejme te gjithe ne bythe. Ata te gjithe jane fatkeqesia e njerezimit, satrape ego-maniake qe vetem vjedhin ate qe te tjeret e vene me djerse.
Ilaçet, ilaçet shpejt. Edhe ballist i tredhur edhe predator seksual, nuk ndodh. Mos i bie gjoksit aq shumë, se zgavër e ke, o tredhacuk i Mut’hatit.
Te dhenat e INSTAT jane te frikshme. nga viti 2015,popullsia e afte per pune ka braktisur vendin ne menyre te frikshme.ne 2021 numuroheshin 2 850 000 mije shqiptare,ne 2022 jane 2 730 000 mije.
13% e popullsise se afte per pune nga 16 deri 35 vjec braktis vendin cdo vit.
Vetem brenda ketij viti cmimet e ushqimeve jane rritur 30-36%,ndersa rrogat dhe pensionet 2-7%.
Lyderi Turistik i Ballkanit eshte sot I FRIKSHEM per te ardhmen e popullit shqiptar.
Ky ka pare nje enderr ne Dubai,,Do ta ndertoje Dubain turistik ne Shqiperi.Vitin e pare qe e sollem NE baftezinjte ne pushtet,ky mbolli gjithe rruget me Palma,qe i bleu 2 mije euro copa. .Autostraden Tirane Durres.Ate vit beri nje dimer normal,nje jave ngrica,Palmat u thane te gjitha.Ky bojaxhiu asgjesoi edhe ato cika ekonomi prodhuese qe i paten shpetuar revolucionit demokratik te malokut Sali.Rrafshoi edhe kombinatin e Ballshit,mbylli edhe rrobaqepsite,qe maloku skraparit i quan Fasone,mbylli edhe fabrikat e birres,,edhe ndonje punishte bulmeti,,edhe lopet i zevendesoi me GOMARICA TURISTIKE.
jANE BOLL 10 VJET NE PUSHTET QE TIMONI I KETIJ NA HODHI NE GREMINE.
Tepsine e ka mbushur per vete,se pjata jone eshte bosh.Kudo te votoje ky popull,,vetem Deliri,gjenialiteti,Udherrefyesi,Dubai Turistik,,mos i hidhni vote ke kutia,se na mori ne qafe.
Mburru, mburru, babi jot biologjik ka qene ballist. Se cfare ke bere me ballistet ti tradhtar i fisit mua nuk me rruhet hiç. Di qe mua me rruan kaçurrelat duke bere ham ham ham ketu ne forumin halucinant te gazetes DITA. Vazhdo se me zbavit. Mos je gje mirel Vagina ti mo?
00====D
Boll ore me keto llafe
Idiot
Trim pas ekranit torollak
Ballist i tredhur, mos u mburr shumë, hë derman. Ty të shkon ajo shprehja, “qeni që leh, të ha munë”.
Moisi mbylle ketu edhe ti
Cuna mire eshte te diskutojme por jo te shahemi e zihemi
Sepse japim pergjigjet se pse shqipetaret nuk kollandrisin gje
Keto po qe jane komente te vlefshme per temen.
SHume bukur, po ju te DITAs nqs hiqni komentet e Moisi K@rit, hiqni edhe komentet e Moisi Golemit. Apo ju duken me te bukura.
Ore komentet i beni ju
Cpune ka Dita?
Aldrin djali, DITA ka pune qe nuk i ve te gjitha komentet, dmth Moisi GOlemit ia le te gjitha komentet, pergjigjet e mia nuk i ve te gjitha. Kaq, dmth kete pune ka DITA.
Amerikanet e krijuan veye Kaosin ne Shqiperi me ne Krye Ambasadorrn Mariza lino dhe shefin e Cia George Tennet. Ambasadorja Mariza Lino u dekotua nga llozha masonikd ne Seattle vetem per trazirat qe shkaktuan ne Shqiperi. Kokat e firmave piramidale ishin tre cifute qe fshihen ne Izrael dhe nuk ekstradohen
Komenti me i sakte. Leri budallenjte te merren me Politike dhe shashkat qe ju hedhin. Nuk e kuptojne se politika eshte 100% teater dhe manaxhohet nga nje dore, nepermjet sistemit financiar dhe shoqerive sekrete. Kur te kuptojne keta ca behet vertete, po e kuptuan ndonjehere, kesaj Bote do i kete dale tymi.
Keta shkerdhatat e shkaterruan ushtrine ne 1997. Sali plehra si qenie inferiore nuk bente cap pa urdhrat e tyre….
Gzim Kulufi , nuk e di se per çfar kohe flet ti por un di qe mbas 70 ne kemi jetuar ne varferi. Se kue ke pare ti ekonomine e Enverit , te mirat qe paska pasur kjo ekonomi vetem pushtetaret e kohes se tij i dine sepse i kane shijuar ne ate kohe. Sul koburja thote se industria dhe ekonomia jone mund te rinovohej por nuk jep asnje mendim se si! Me kujtohet fabrika e qelqit Kavaje ku kam punuar 18 vjet. Ne fillim benim ndonje prodhim te mire por me vone ngaqe kostoja e prodhimit ishte e larte filluam te perdornim me shume skarcitetin dhe sa me shume e perdornim aq me shume skarcitet prodhonim dhe kjo e gjitha rendonte ne xhepat e puntoreve sepse nuk arrinim ta realizonim normen asnjehere nga skarciteti i madh. Kur filloi demokracia nese nje gote uji importi shitej 20 leke kosto e prodhimit tone shkonte 21 leke. po ashtu shishet e kavanozat dhe xhami shume me keq.Cfar mund te rinovohej ne ate kohe?
U shkaterrua me themel!
Drejtimi i nje avioni ose nendetse nuk eshte politik!!
Iku e shkoi per lesh tradita
Pregatitja teknike ne armet e ndryshme u zhduk me themel!
Dany Lane ka qenë këshilltar i Zhulalit dhe si shofer përdorte një oficer nënkolonel ngado që shkonte. Kapelja e sherifit ishte bërë e famshme në oborrin e ministrisë. Zotëria sillej si prokonsull. Një gjë i jap te drejtë, kontrolli civil mbi ushtrinë u keqkuptua, u keqpërdor dhe vijon më të njëjtën mënyrë nga politikanët e të dy krahëve. Zhdukja e kapaciteteve të mbrojtjes pa i zëvendësuar me të tjera ishte/ është qëllim në vetvete për politikën e vendit. Asgjësimi i pronave në grup është sporti me popullor që ndjekin ministrat e radhës së bashku me shpuren që i ndjek pas. Ushtarake mediokër e të thyer në mes pasi i kanë vendet e punës dhe gradat e dhuruara nga kësi racë politikanësh që s’ju ndanë këtij institucioni s’pipetijne. S’ka ndjesi as tek pjesa “intelektuale” e vendit që të thonë ushtria e fortë duhet se i bën mirë vendit. Mashallah sndodh. Hapin syte kur shohin të huajt me anije/mjete apo anije por kurrë sthone pse sbejme tonat. Edhe njëri psh që ka muze uniformash ( Lamja) doli njëher e tha e ç’i duhet Shqipërisë ushtria apo një avokat i famshëm që kur foli për ushtrinë tha që iu mjafton vetëm të mbajnë një lopatë për pastrim. Lëre pastaj një tjetër ish ministër ( Manjani) që s’donte me i’a dëgju emrin. Deri ditën që ish-ministrat e mbrojtjes që vijojnë të jenë në politikë ( deputet) e që s’janë pjesë e komisionit parlamentar për mbrojtjen, ushtria do të jetë e dobët dhe pa përkrahje.