Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Bixhozi është një sëmundje barbarësh që, në sipërfaqe, duken si të qytetëruar” – Uilliam Ralf Inge*
Meqenëse qeveria shqiptare njoftoi kohët e fundit se do të rikthejë biznesin e basteve (bixhozit) onlajn, edhe unë po i jap vetes të drejtë të vë disa baste “me spec”.
Unë vë bast se, nëse ndalimi i lojërave të “fatit” dikur, duke përfshirë edhe bastet onlajn, u quajt nga qeveria “fundi i marrëzisë”, rikthimi i basteve onlajn sot nga e njëjta qeveri, siç tha edhe deputeti Erion Braçe, mund të quhet me plot të drejtë një “marrëzi pa fund”.
Luajtja e bixhozit në përgjithësi dhe organizimi dhe ligjërimi i tij nga autoriteti që paguhet për të na mbrojtur nga e keqja e përbashkët në veçanti, është dhe do të jetë një fatkeqësi, pavarësisht se kjo ndodh edhe në disa vende perëndimore. Zoti nuk ka lindur në Perëndim dhe as në Lindje dhe nuk mban shtetësinë e ndonjërit prej këtyre vendeve.
Bixhozi, jo vetëm bie ndesh me mësimet e feve kryesore, por jeta ka provuar pa mëdyshje se ai nxit dembelizmin, konfliktet, zhytjen në borxhe e depresione deri edhe në vrasje të njëpasnjëshme. Që të fitojnë pak individë, duhet të humbasë shumica e atyre që luajnë, por fituesi i përhershëm mbetet i zoti i “kazinosë”.
Pretekstet nuk mund ta shfajësojnë kultivimin e veseve. Pohimi se paratë e basteve do të përdoren për zhvillimin e arsimit e kulturës është i njëjtë me pretendimin se virtytet do të rriten duke kultivuar veset.
Vë bast se shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Gledis Nano nuk u bë për arsye se ai nuk kishte realizuar pritshmëritë dhe objektivat, por, ndoshta, thjesht dhe vetëm se politika, në përgjithësi, midis një drejtuesi të vlefshëm dhe të nevojshëm policie dhe një ministri politik, zgjedh gjithmonë këtë të dytin. Edhe procedura që u ndoq dhe “njoftimet” e medias për “dorëheqjen” e z. Nano flasin për karagjozllëk dhe mungesë serioziteti. Pehlivanllëku dhe çilimillëku në qeverisje nuk janë kurrë të dobishme për popullin dhe interesat e tij.
Po të jetë puna se duhet dorëhequr apo shkarkuar çdo zyrtar që nuk realizon objektivat apo pritshmëritë, atëherë ministri përkatës, shumë ministra të tjerë, vetë Kryeministri dhe qindra zyrtarë të niveleve të larta në administratë do të duhej të largoheshin pasi kanë gati një dekadë në drejtim, ndërsa Drejtori i Policisë nuk kishte as një vit në atë post.
Unë vë bast se tenderat, koncesionet, PPP-të dhe monopolet, pavarësisht se aplikohen edhe në vendet perëndimore, janë, më së pari, pjesë e marifeteve të grabitjes “së ligjshme” të parave të popullit dhe pastaj, deri diku, mjete të rritjes së cilësisë së zhvillimit. Gjithashtu, iniciativa e lirë private është mjeti kryesor “magjik” për shtimin e produkteve dhe të vlerave materiale, por po kaq e efektshme në bjerrjen e vlerave morale.
Vë bast se sistemi dhe politikat e djeshme dhe të sotme qeverisëse po e çnjerëzojnë popullsinë shqiptare përditë e më shumë, duke rritur përbindshëm numrin e atyre që implikohen në korrupsion, prostitucion, drogë, bixhoz, vëllavrasje, divorce etj.etj. Nxitja e të gjitha instinkteve dhe vyshkja e arsyes, kultivimi i veseve dhe përçmimi i virtyteve është “teknologji” e suksesshme kundër shëndetit moral të shoqërisë.
Vë bast se, përveç barbarëve që na sunduan në dekadat paraardhëse, edhe ata që e krahasojnë sot Shqipërinë e dikurshme, herë me Afganistanin dhe herë të tjera me Korenë e Veriut, për t’u dukur vetë perëndimorë safi, po kontribuojnë ndjeshëm në shndërrimin e saj në Perëndimin e Egër (Wild West).
Vë bast me bindje të plotë se situata politike e viteve 1990-1991 s’ishte as revolucion dhe as demokratike, por, thjesht dhe me të drejtë, një reagim dhe protestë plotësisht e justifikuar kundër gjendjes së papranueshme ekonomike dhe sociale të vendit. Shumica dërmuese e atyre që protestuan dhe, sidomos, e atyre që u vetëvunë në krye të protestave, s’ishin as idealistë, as vizionarë, por luftëtarë të interesit vetjak dhe, jo pak prej tyre, dashnorë të paskrupuj të pushtetit dhe parasë.
Unë vë bast se shteti juridik dhe drejtësia e pavarur janë një përrallë “e ëmbël” dhe dobiprurëse për sundimtarët, pasi atje ku dëmsjellësit më të mëdhenj të popullit nuk ndëshkohen thuajse kurrë dhe ku e drejta blihet me para apo fuqinë e pushtet politik, është fyerje e inteligjencës dhe poshtërim moral të flasësh për drejtësi.
Vë bast se sistemi i sotëm politik nuk është demokraci, por oligarki, sepse të gjithë kanë të drejtën e zgjedhjes, por një pakicë fare e vogël fitojnë të drejtën dhe mundësinë e imponimit të vendimmarrjeve, sigurisht në shërbim të vetes së tyre.
Vë bast se media e shkruar dhe ajo vizive nuk krijohen me mision për të informuar popullin dhe as për t’i shërbyer atij. Qëllimi është ngritja e bizneseve që sjellin fitime për zotëruesit e tyre, dhe si biznese iu nënshtrohen ligjeve të tregut dhe moralit të fitimit material. Prandaj, jo rrallë përdoret si armë kundër qeverive sa herë kjo e fundit kërkon zbatimin e ligjshmërisë në ushtrimin e bizneseve.
Tashmë ekziston liria e mendimit dhe e fjalës, por më e madhe është mungesa e mendimit dhe liria për ta shpërdoruar fjalën. Fjalët pa mendim dhe mendimet pa vlerë janë ngopje me lugë bosh.
Vë bast se liria që propagandojnë “ujqërit” është liria që iu mundëson atyre ngrënien e “deleve” dhe jo liria që i bën delet të barabarta me ata vetë. Këtë të fundit (barazinë) ata e urrejnë dhe e luftojnë me të gjitha mjetet dhe mënyrat.
Vë bast se, në kuadrin e “lirisë së mendimit” dhe “rishkrimit të historisë”, ne kemi zëvendësuar një burim të mundshëm rrenash me qindra burime të tilla, saqë duket si një garë mashtruesish të paskrupuj ku fundi nuk duket aspak më i qartë se i dikurshmi.
Vë bast se egoizmi, si tipar dallues kryesor i “njeriut të ri” të sotëm, nuk prodhon as humanizëm, as harmoni, as familje të qëndrueshme dhe as shoqëri të njerëzishme, por më tepër një bashkësi qeniesh të gjalla që vetëm rrethanat ua imponojnë jetesën “në grup”.
Vë bast se tendenca për zhdukjen e shkallëshkallshme të termave “nënë” e “baba”, zëvendësimi i tyre me numra njësoj si kuajt në fushë, shpallja “familje” e çdo bashkimi individësh, pa dallime gjinie, pa synime riprodhimi të jetës dhe lejimi i këtyre “bashkimeve” për adoptime fëmijësh është sulm kundër qelizës shoqërore që mban emrin “familje” dhe degradim i shoqërisë njerëzore poshtë nivelit të botës së kafshëve sa i përket strukturës natyrore biologjike.
Vë bast se shumica e atyre që shkojnë në kisha e xhamia, apo që vetëshpallen me zhurmë, por edhe me hipokrizi, si besimtarë fetarë janë më shumë fanatikë të mosdijes sesa besimtarë të arsyeshëm e të ndërgjegjshëm të doktrinave fetare.
Për pak harrova të vë bast se Ballkani i Hapur nuk përbën as shpëtim dhe as rrezik për shqiptarët, s’është as i dobishëm e as i dëmshëm, por thjesht dhe vetëm një artific politik i disa udhëheqësve ballkanikë për t’u dukur paqësorë, perëndimorë dhe faktorë stabiliteti në Ballkan e më gjerë. Zhurma tjetër që bëhet, pro apo kundër tij, është thjesht armë për kredibilitet politik sipas interesave të palëve që e përkrahin apo kundërshtojnë.
Ka edhe shumë gjëra të tjera për të cilat do të vija bast, por edhe këto të sipërpërmendurat nuk janë pak, pasi, fatkeqësisht, ekzistojnë të gjitha mundësitë që këto baste t’i fitoj, pa dëshirë por i imponuar nga realiteti.
——
*William Ralph Inge, ish-teolog, shkrimtar dhe profesor universiteti në Angli, tri herë kandidat për Çmimin Nobel në letërsi.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
po nuk na the si duhet te jetè Shqipèria…
.dmth tè gjithà keto qe I refuzove si duhet te jene apo se paku si e sa te permirèsohen e tè zvogèlohet a shmanget e keqja….. dhe dèmi shoqerisè shqiptare
Bravo Viktor , po fillon ta kapësh demin për brirësh !
Drejtë e ke z. Malaj, por po vendos edhe unë një bast: Berisha dhe Meta shkojnë pas hekurave. PD-ja dhe LSI-ja, shkermoqen. Rama me PS-në qëndrojnë, por do të quhen të djathtë. Krijohet një parti e re progresiste me program social të majtë që do të spostojë PS-në e Ramës, tashmë të djathtë. Oligarkët si ky Hysenbelliu, do të paguajnë taksat e papaguara dhe bregdeti i pushtuar prej tij do t’i kthehet popullit. Asnjëri nuk do të guxojë që të përvetsojë bregun e detit, i cili u takon të gjithëve. Çdo individ, një herë në vit, do të plotësojë formularët e taksave dhe nuk do të ndodhë që oligarkët që nuk “kishin brekë në bythë” para vitit 1990, të pasurohen dhe të mos paguajnë taksa.
Shume sakte.
Meqenese ti nuk e di se si duhet te jete Shqiperia dhe aqe me keq e kerkon te ta thote ne gjuhe ‘tjeter’ autori i shkrimit po ta them une fare thjesht ne gjuhen gjithmon shqip:
Shqiperia duhet te jete e shqiptareve si gjithmone e jo ne duar te te huajve muxhahedineve,xhihadisteve,hajdareve po mbi te gjitha UDB-asheve te veshur si ‘koqevare’,Albine kim mehmeta Osmane e kaine…!
Sot mbas 30 vjetesh ne ish Shqiperi pa shtet e pereni ku teresija teritoriale bashke me pasurite kombetare NUK jane te shqiptareve me firmat e krrim,ineleve ne pushtet e NISHANEWVE jane dhene mbi 50 MIJË-SHTETESI SHQIPTARE QE SHERBEJNE SI EFEKTIVA TE DIVIZIONIT ‘hAJDARI’ NE KETE VEND PA SHTET E PA ZOT—Ku ne krye vazhdojne e qendojne kalifi-SALI dhe ne krah te tij dy ‘moskeDhjeret’ nje Mulla Omar alias Like flori e nje ‘pardesybardhe’ integralist tru shpelare EDvin-bojaxhi…!!
Dhjetëshe Viktor.
Bravo, Z. Malaj.
OK,V.Malaj:
-Sa për “Kalin” me 2 koka bixhozin-ke të drejtë.Tërheqja e KM nga vendimi i më pashëm nga PRESIONI DREJTUESVE TË SPORTIT-Ke të drejtë.Lejimi vetëm i ONLINE është HOPOKRIZI.Fakti që bixhozi ka ekzistuar njëlloi edhe pas 2018,tregon se INFORMALITETI TEK NE NË ÇDO FUSHË ËSHTË SKANDALOZ.
2.Nuk më vjen mirë që nuk pajtohesh me shkarkimin e Dr.P.Nano.Për mendimin tim KryePolici Nano duhej të jepte dorheqjen qëkurse 7 vjeçarja në Dhërmi u sakatua nga POLICI që kishte edukuar Ai.Po kështu,krimet e shumta dhe shumë të pa zbuluara është përgjegjësi e Policisë së Shtetit që drejton po Ai.Por,fakti që opozita dëmsjellse 32 vjeçare ju turr Ministrit dhe KryeMinistrit për rastin Tregoi se Nano ledhatohej nga berishizmi e KO.Dhe kur opozita ta bën ne sy..duhet kuptuar se nuk Je në binar.Megjithatë problemi do sqarohet doradorës se kush ka të drejtë.
3.Në radhët e policisë së Shtetit po na dalin shumë bashkpuntor me Krimin e rrugës.Dhe spastrimi saj nga mbeturinat e Agim Shehut të Saliut 92-2013 duhet ta bënte Kryepolici Nona e jo Kryeministri.
4.Sa i përket OPEN BALKAN që mbështetet nga SHBA+BE do i jepja të drejtë përsëri KME.Rama.Pasi Drejtuesit Kosovar(Kurti,Haradinaj..e ko) i tërheq për “HUNDE” KryeSpiuni S.Berisha,si FATKEQSIA KOMBËTARE NR.1..NR.2 IM.Kjo është shkruar disa herë nga medjet e lira në Shqipëri,Pasi 800 TV e portale janë kapur nga Sb që në 2005,Kurse DREJTËSIA E DEGJENERUAR DJE DHE SOT QË NË 1992 ME KURSIN E PLEPAVE.
5.Konkluzioni i të madhit MOIKOM ZEQO se “..Partit në Shqipëri janë PARA POLITIKE..” dhe akoma më keq sidomos sot te PD e bërë copash kryesisht nga PËRBONDËSHI SB..duhet të na shqetësoi.Rënja nga “KALI” i Sb & Im në Shqipëri do jet një lloit me rënien e murit të Berlinit në Gjermani si shpresë për ndryshimin e politikanve,Shqipërisë e Ballkanit,sipas DASH+INGLITERËS.
FLM DITA,V.MALAJ
Pas shamise dhe tani pas bixhozit Malaj fsheh islamin politik.
Shqiperia ka burra por nga ata qe fshihen pas ferrave.
Nuk besoj se sulmi Braçe- Malaj ndaj Legalizimit te basteve ka vetem sfond islamik. nderkohe ata e quajne Hapje, por qe nuk do te munden ti ndalojne te veprojne me rreth 60% te vellimit te dikurshem dhe pa paguar asnje gjë shtetit dhe pa asnje detyrim per pagesat fituesve kur tju doj qejfi, por edhe ne dore te krimit.
Shteti duhet ti kontrolloj….e te marr taksat, si i ka gjithe bota e ja so ju pelqen visave.
Shkrimi eshte thjesht nje lexion i nevojshem per nje auditor studentesh te vitit te pare te sociologjise. Perndryshe, pervec konstatimit te fenomeneve, qe kushdo mund ta beje asgje e re ne fushen e permiresimit te atyre realiteteve. Shoqeria, po aq dhe njeriu si pjese eshte shume komplekse dhe shume e nderlikuar. Ka mijra vjet si e tille. Jo pak eshte thene e shkruar per fenomenet e mesiperme, jane dryshyar sisteme e ideologji, por realiteti njerezor, diku me ngritje e diku me ulje te tyre, ka vazhduar njejte. Gjithsesi fenomenet negative qe rendit Viktori nuk ndeshen masivisht dhe jo nga kushdo, fatmiresisht. Shoqeria fale permiresimit te kushteve te jeteses dhe edukimit masiv laik apo fetar qofte, po evoluon cdo dite. Por besoj qe nuk ka askush ndonje iluzion se do kete ndonje dite Parajse ne Toke. Viktori nuk na jep qofte dhe per nje nga gjithe bastet qe ka rrugen e eliminimit te tyre. Dhe po te doje i shnabget se rruget hane te shumra ndonjehere dhe utopike, pra dhe te pamundshme. Thene keshtu me bindje them si ai i ka humbur te gjitha bastet e vena. Shkrimi mbetet, sepse vete fenomenet do mbeten po ashtu. Se i tille do jete apo do mbetet vete njeriu qe i mbart ato dhe qe i percjell ne shoqeri. Lufta, per zbutjen e tyre duhet te jete ne fushen e edukimit, kudo dhe kurdohere: ne familje, shkolle apo objekte kulti. Por qe ato te ngjisin, duhet qe ata qe kane marre persiper misionin e edukatorit te jene te duhurit. Kurre te tille qe, nese predikojne te miren, ata prindi, mesuesi, kleriku apk kushdo qe ka nje ze publik, te mos jete nga ata qe thone: “Beni si them une, por mos beni si bej une?!?!”. Kur te kemi me shumice te tille edukatore, do kemi me pak njerez me vese, per pasoje dhe nje shoqeri me te mire. Nuk duhet harruar se: “Brenda tek i gjalli eshte si engjelli edhe djalli!”. Viktori keto qe thashe une i di te gjitha, por shkrimi i sotem kishte ne fokus pasqyrimin e veseve (e keqija), por jo te virtyteve (e mira) njerezire qe keto te dytat, ne cdo rast dhe kohe, prevalojne. Per ndryshe shoqeria njerezore do te ishte nje xhungel. Qe fatmiresisht nuk eshte!
Basti me interesant , pa i hequr asnje presje te tjerave, eshte basti i “Lirise” dhe “barazise” qe ujqerit propagandojne. .
Bukur !
Si gjithmonë Viktori është një ekzaminues i aftë i shoqërisë dhe shpirtit njerëzor. Dhe një penê e sprovuar. Me ikjen e parakohshme të të ndjerit Duka, Malaj mbetet tani numri një te “Dita” për trajtimin e problemeve sociale. Pa zili, them se kam kënaqësi kur e lexoj. Ka stil të butë, por godet ku duhet.
Pa as më të voglin dyshim, të gjitha bastet e lartpërmendura i ke të fituara i nerumi “z. Mala/j”, POOR edhe pse je preokupuar dukshëm për të marrë nën shqyrtim aspekte të rëndësishme nga jeta shoqërore, ashtu si pa dashur ke lënë sërisht pak si në hije “faktorin kyc” që ka ndikuar dhe i ka hapur rrugë marrëzive pa fund. Herën tjetër bjeri kokës muhabetit, okay?
Shume e shume here or Viktor ti shkrove,
pafundesisht Ramen me lavde e mbulove,
kur si gjeli ne pleh ai budall na u mburr,
se “Bastet sportive nuk do lejohen kurr”,
biles e quajti edhe “Fundi i Marrezise” pra,
ket Bajge qe sot po e gelltit e serish po e ha,
ne do te fitosh Bast or Viktor, or kumandar,
mos shiko nga Rama se te pjerdh ne Kandar!