Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Unifikimi i akcizës së birrës, prodhuesit letër Ramës: Do ketë pasoja në ekonomi e punësim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Unifikimi i akcizës së birrës, prodhuesit letër Ramës: Do ketë pasoja në ekonomi e punësim
AktualitetEkonomi

Unifikimi i akcizës së birrës, prodhuesit letër Ramës: Do ketë pasoja në ekonomi e punësim

Published: October 20, 2022
Shpërndaje

Prodhuesit e birrës i kërkojnë qeverisë mosheqjen e taksimit të diferencuar për këtë produkt, pasi sipas tyre unifikimi i akcizës në kohën e shtrenjtimit të kostove dhe rënies së konsumit është goditje fatale për industrinë.

Janë pesë prodhues vendas të birrës që i kanë nisur një letër Kryeministrit Edi Rama, ministrave të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali dhe kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalësi.

Me paketën e re fiskale është propozuar që të unifikohet akciza për prodhuesit dhe importuesit nën dhe mbi 200,000 Hl në masën 710 lekë për Hl. Me ligjin aktual, akciza për prodhuesit dhe importuesit me sasi më të vogël se 200,000 HL në vit është 360 lekë/HL dhe për fashën mbi 200, 000 HL në vit është 710 lekë/Hl.

- Publicitet -

Prodhuesit vendas të birrës ngrenë shqetësimin se ndryshimet jo vetëm godasin strategjitë e tyre për zhvillimin e bizneseve, por janë në kundërshtim me vendet e BE-së që kanë në zbatim akcizën e diferencuar në mbrojtje të prodhuesve të vegjël.

“Shumica e shteteve të BE-së aplikojnë akcizë të diferencuar për prodhues nën 200 mijë hektolitra të reduktuar deri në rreth 50% të nivelit të taksimit bazë. Neni 4 i direktivës 92/83/EEC mbi harmonizimin e strukturës së taksimit me akcizë të pijeve alkoolike parashikon pikërisht nivelin e diferencuar të parashikuar në Ligjin 61/2012 ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të hartuar me asistencën e Programit IPA 2009 te Komisionit Evropian”, thuhet në letër.

Ata pohojnë se unifikimi i akcizës do të favorizojë shitjen e birrave të importit, pasi nga ana fiskale vendosen në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha të importit, që kanë mundësinë të lidhin kontrata afatgjata me çmime për lëndët e para nga 20% deri në 25% më te ulëta. Për rrjedhojë prodhimi vendas do të humbë konkurrueshmërinë e çmimeve të ulëta, duke rrezikuar falimentimin.

Në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit sipas prodhuesve kjo masë do të ishte një goditje finale për bizneset e birrës me pasoja për ekonominë dhe punësimin.

Letra e plotë:

Heqja e taksimit të diferencuar për produktin birrë Ju drejtohemi në cilësinë e përfaqësuesve të disa prej kompanive prodhuese të birrës në vendin tonë, të cilat prej vitesh e kanë ndërtuar strategjinë e tyre të biznesit bazuar në legjislacionin në fuqi në fushën e taksimit të produkteve alkoolike.

Jemi njohur me paketën e re fiskale të vitit 2023 ku me keqardhje konstatojmë që në mënyrë të nxituar, të pastudiuar dhe në dëm të politikës 15-vjeçare të adaptuar në përputhje me legjislacionin dhe praktikat e vendeve të Bashkimit Evropian, është propozuar heqja e taksimit të diferencuar për produktin birrë, sipas sasive të prodhimit mbi dhe nën 200,000 HL në vit.

Kjo praktikë buron nga direktiva 92/83/ EEC mbi harmonizimin e strukturës së taksimit me akcizë të pijeve alkoolike: Shumica e shteteve të BE-së aplikojnë akcizë të diferencuar për prodhues nën 200 mijë hektolitra të reduktuar deri në rreth 50% të nivelit tëtaksimit bazë.

Neni 4 i Direktivës 92/83/EEC mbi harmonizimin e strukturës së taksimit me akcizë të pijeve alkoolike parashikon pikërisht nivelin e diferencuar të parashikuar në Ligjin 61/ 2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe të hartuar me asistencën e Programit IPA 2009 të Komisionit Evropian.

Në mënyrë të përmbledhur, ju sjellim ne vëmendje argumentet përse masa e propozuar nuk duhet të miratohet: Heqja e diferencimit do të ishte në kundërshtim me politikat e taksimit në Bashkimin Evropian ku duam të jemi vend anëtar.

Niveli i Akcizës sipas direktive së BE-së është 0,03 Euro për 1 shishe 330 mililitra për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe rreth 0,015 Euro për litër për ata nën 200 mijë HL.

Ndërkohë, në Shqipëri paguajmë 3 herë më shumë se niveli bazë i parashikuar në direktivën 92/83/EEC: Prodhuesit nën 200 mijë HL, 0,05 Euro (5.94 Lekë) për shishe 330 mililitra; Prodhuesit mbi 200 mijë HL, 0.1 Euro (11.7 Lekë) për shishe 330 mililitra; Prodhuesit mbi 200 mije HL 0.1, Euro (11.7 Leke) për shishe 330 mililitra.

Në kushtet e krizës së shtrenjtimit të lëndëve të para, energjisë dhe rënies së konsumit, kjo masë do të ishte një goditje finale për bizneset tona që do të sillte pasoja për ekonominë dhe punësimin.

Sa i takon lëndëve të para, na duhet të theksojmë se jemi në kushtet që jo vetëm nuk mund të përzgjedhim se ku të marrim lëndët e para për të ruajtur karakteristikat individuale të produkteve tona, por tashmë jemi në kushtet kur kemi shtruar pyetjen: a do të mund të arrijmë të furnizohemi?

Një gjë e tillë na ka vënë në kushte të pabarabarta me kompanitë e mëdha prodhuese të cilat kane mundësinë te lidhin kontrata afatgjata me çmime për lëndët e para nga 20% deri ne 25% më të ulëta se ato që mund të marrim ne.

Turizmi si degë strategjike e ekonomisë ku janë orientuar dhe investime në mëdha në infrastrukturë nuk do të kishte me elementin prodhim vendas që është shumë atraktive për të huajt që vizitojnë vendin. Përveç akcizës më të lartë për birrën se shumë vende të BE-së në Shqipëri rëndon edhe kostoja e vendosjes së pullave gjë që nuk ekziston në asnjë vend të botës me një kosto rreth 0,022 Euro për shishe. E thënë ndryshe, aq sa paguajnë akcizë në Gjermani etj., ne paguajmë “pullën qe ruan akcizën”.

Në kushtet e Shqipërisë paguhet 20% e vlerës së akcizës për prodhuesit mbi 200 mijë HL dhe 50% për prodhuesit nën 200 mijë HL. Referuar sa më sipër jemi të gatshëm të bëhemi pjesë e konsultimeve për të shmangur këtë deformim shumë të madh që fatmirësisht është në fazë konsultimi.

Në pritje të shqyrtimit nga ana Juaj,

SHOQËRITË E PRODHUESVE TË BIRRËS

“ALFA” sh.a. Kristo NAÇI

“STEFANI&CO” sh.a. Stefan PINGULI

“BIRRA KORÇA” sh.p.k. Irfan HYSENBELLIU

“BIRRA TIRANA” sh.a. Ardian KOSTAQI

“TEA” sh.p.k. Artan STROKA

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?