Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Universitetet, me rënien më të madhe! Në 5 vitet e fundit, gati 22.3 mijë studentë më pak në arsimin e lartë publik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Universitetet, me rënien më të madhe! Në 5 vitet e fundit, gati 22.3 mijë studentë më pak në arsimin e lartë publik
EkonomiKryesoreShoqëri

Universitetet, me rënien më të madhe! Në 5 vitet e fundit, gati 22.3 mijë studentë më pak në arsimin e lartë publik

Published: July 7, 2023
Shpërndaje

Çdo vit, në auditorët e universiteteve publike po ulen gjithnjë e më pak studentë.

Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin akademik 2022-2023 vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë rreth 91 mijë studentë, ose 75% e totalit të studentëve gjithsej, që arrijnë në rreth 121 mijë, përfshirë sistemin privat.

Në krahasim me vitin 2018, numri i studentëve të regjistruar në arsimin publik ka rënë me 19.7%, ose rreth 22.3 mijë studentë më pak.

- Publicitet -

Plakja graduale e popullsisë që ka ulur grupmoshën e re, së bashku me emigrimin e të rinjve vlerësohen si arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë. Psh, grupmosha 15-24 vjeç zbriti në 13% të totalit në fund të vitit 2022, nga 16.1% në 2018-n.

Universitetet, me rënien më të madhe, kryesojnë rrethet

Universitetet e rretheve kanë parë rënien më të madhe të studentëve. Në pesë vjet Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër ka humbur më shumë sesa gjysmën e studentëve, duke shënuar vetëm rreth 3.7 mijë të regjistruan në vitin akademik 2022/2023, nga 8245 në 2016-n. (shiko grafikun: Studentë për çdo universitet në arsimin publik).

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan kishte 37% më pak studentë në 2022-n, në raport me pesë vjet më parë, në atë të “Fan S.Noli” Korçë dhe “Ismail Qemali” Vlorë, nga rreth 30% më pak.

Vetëm Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës ka rezistuara, duke pasur të njëjtin numër të regjistruarish në krahasim me pesë vite më parë.

Universiteti i Tiranës, (Fakulteti i Drejtësisë. Fakulteti i Ekonomisë. Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë) më i madhi në vend, më 22 mijë studentë, ose 24% të totalit të studentëve të regjistruar, ka shënuar gjithashtu një tkurrje të lartë me 25% të numrit të nxënësve në 5 vitet e fundit.

Nuk ka pasur shumë interes as për Fakultetin e Mjekësisë, ku në vitin akademik 2022/2023 ishin të regjistruar 5,842, ose 18% më pak sesa në 2018-n.

Nga universitetet e mëdha, i vetmi me rritje, ndonëse të lehtë, është ai Politeknik, me zgjerim prej 1.4%.

Universiteti që ka ngjallur më shumë interes ka qenë ai i Sporteve, i vetmi me rritje 29.3% të numrit të studentëve në pesë vitet e fundit, ndonëse ka një numër të ulët (1853).

Universitetet private ende vijojnë me rritje

Rreth 30 mijë studentë të tjerë, ose 25% e totalit janë të regjistruar në Universitetet private. Ndryshe nga publiku, sistemi privat ende vijon të rritet ndonëse duke u nisur nga një bazë e vogël. Në raport me 2018-n, në privat janë shtuar gati 5 mijë studentë, ose 18% më shumë.

Të dhënat e fundit të INSTAT për universitetet private janë për vitin akademik 2021-2022, ku më i madhi ishte Albanian University (3849), të ndjekur nga Universiteti Europian i Tiranës (3500), Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (3089), Universiteti Epoka (2730), Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë (2550).

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia e 87-vjeçares që çoi në dorëheqjen e Kryeministrit spanjoll dhe një krahasim me ne
  • Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan
  • Ishte dënuar me 26 vjet burgim në Shqipëri, ekstradohet nga Brazili 67-vjeçari shkodran
  • Dy deputetë të PS i thonë jo hartës së re territoriale, ja kush votoi kundër
  • Shfaqet në videot e skandalit Hila, reagon këngëtarja: Kërkoj falje, mos i shpërndani më

Komentet e Fundit

  1. Celia on SPAK ‘arkivon’ dosjen ‘Tropoja’, prokurorja pezullon hetimet
  2. Right Side on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  3. MH on Në videot e skandalit Hila, edhe artistë që kanë qenë fëmijë kur janë njohur me të. A e ndryshon kjo thelbin e historisë?
  4. nastradini on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Trim on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?