Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ura mbi Bunë, Qeveria anulon projektin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ura mbi Bunë, Qeveria anulon projektin
AktualitetPolitike

Ura mbi Bunë, Qeveria anulon projektin

Published: December 16, 2025
Shpërndaje

Në shkurt të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i atëhershëm malazez, Dritan Abazoviç, shpallën nga Podgorica projektin për të ndërtuar një urë, e cila do të lidhte Velipojën me Ulqinin.

“Është një projekt, i cili ka një vlerë të jashtëzakonshme sepse më në fund do të lidhë 2 anët e një kufiri që është 300 metra sa është ura. Projekti është gati, sfida është të hartojmë një procedurë, është hera e parë që ndodh që 2 qeveri do të hapin një garë ndërkombëtare me një komision të përbashkët. Pastaj do të përcaktohet fituesi. Projektin do ta bëjmë të njohur që nesër dhe do të jetë një projekt vërtetë i bukur dhe ambicioz,” tha Rama.

Edhe Abazoviç ishte shumë entuziast për projektin.

- Publicitet -

“Është pak më i shtrenjtë se sa e kemi menduar në radhën e parë. Mendoj se do të kushtojë 20 milionë Euro, nëse ndahet përgjysmë nuk është shumë. E kemi pikën e hapur dhe mjetet rezervë për këtë çështje. Tashmë kemi biseduar që do t’i ndajmë dhe pagesa të bëhet në disa vite dhe të mos jetë asnjë ngarkesë për të dy vendet tona,” tha ai.

Pak muaj pas shpalljes së projektit nga të dy kryeministrat, marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e përbashkët të urës u miratua në Kuvendin e Shqipërisë me votat e maxhorancës dhe opozitës.

Menjëherë pas kësaj, Ura e Bunës u fut në listën e propjekteve prioritare të investimeve buxhetore. Sipas dokumentit të miratuar nga qeveria, vepra do të kishte një kosto prej 20 milionë eurosh dhe ndërtimi i saj iu ngarkua Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Por ndonëse Rama deklaroi se projekti ishte gati dhe ndërtimi do të fillonte brenda pak kohësh, gjërat morën një tjetër rrjedhë. Ndërtimi i urës nuk filloi asnjëherë, ndërsa pak ditë më parë, qeveria e Shqipërisë njoftoi de fakto anullimin e projektit.

Në përditësimin e fundit të listës së projekteve prioritare, që u mirata nga qeveria në mbledhjen e fundit, ura mbi Bunë nuk ekziston më. Qeveria e ka hequr projektin, duke lajmëruar praktikisht anulimin e tij pa shumë lavdi.

Kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • SPAK says:
    December 16, 2025 at 12:40 pm

    Titulli eshte me shume se i gabuar! GAzeta dita duhet te mbeshtete qeverine e majte dhe t’i lere menjane ironite! Percarja nuk na shpie gjekundi! Nuk behet stan me lepuj!

    Reply
  • Vl says:
    December 16, 2025 at 12:57 pm

    Nuk ka me bythe njeri te firmosi se po rreshqet toka n’en kembe.
    RQ

    Reply
  • Nje shqiptar says:
    December 16, 2025 at 1:03 pm

    Me vjen keq per anulimin e ketij projekti. Kjo ure do te lidhte dy zona me popullesi shqiptare dhe do te krijonte kushte per nje zhvillim ekonomik dhe bashkepunim te gjtheaneshem. Babi im ishte Kryetar Komuneje ne Velioje vitet 1940 dhe e kishte enderr ndertimin e nje ure te tille.

    Reply
  • demo says:
    December 16, 2025 at 1:26 pm

    Urat per shqiptaret,,PER SHQIPTARINE,PER KOMBTARINE,i nderton Albin Kurti mbi Iber,se ATIJ i djeg zemra per kombin.
    Jo,nje,por dy Ura mbi Lumin Iber ndertoi,qe shqiptaret mos mbeteshin peng i serbistave franceze dhe as i paramilitareve serbe te Mitrovices veriut.
    Kjo Ure fantazem qe do lidhte shqiptaret e Ulqinit me Shqiptaret e NenDrinit paska kushtuar 20 miljon euro.10 per palen shqiptare.10 per palen malazeze.
    PO KETU NUK KE CFARE VJEDH MOR VLLA!?
    Ne jemi mesuar me Rushfete te Medha.Vetem kafja turke ne Tunelin e Logarase kushtoi sa trefishi kesaj Ure!
    Te kishte kushtuar Ura 200 miljon euro,,..Edhe behej. Kujt ja tregojne keta pabuksit malazes 10 miljon Euro?
    Po 10 miljon euro nuk ti pranon rushfet as nje drejtor urash i KKRRKSHse !!!!!!!!!!!!
    Ke ofendojne keta malazeset?

    Reply
  • Gas Gas says:
    December 16, 2025 at 2:04 pm

    Po mirë, ndërtimi i urës i anullua nga ne apo nga Mali i Zi?

    Reply
  • pilo Lala says:
    December 16, 2025 at 2:15 pm

    Nuk do Mali i Zi kete ure.
    Kjo ure bashkon Shqiptaret, gje te cilen Mali i Zi i iken nga kontrolli.
    Kjo ure mund te boshatisi turizmin e Malit te Zi.
    Martesa behet me 2 vete, kur njera pale nuk do, prishet.

    Reply
  • Qwery says:
    December 16, 2025 at 3:46 pm

    Spak dhe Pilo pacja e dhane verdiktin. Ne pritje te musketierit te trete kapterr Temes….( sidoqofte shoku Pilo vendin e pare e ke fituar). Edhe Alfred Cako do te te kishte zili per konspiracionin.

    Reply
  • Kërcen Prifti says:
    December 16, 2025 at 4:05 pm

    Uniteti ne pisllek do ishte turp. Te dhjere por krenare nuk ben sens. Saliisti me i madh quhet Edi Rama. Nese mendon qe eshte i majte, qenke per te ardhur keq.

    Reply
  • kasem gahinji says:
    December 16, 2025 at 4:44 pm

    Nuk di cilat Jane shkaqe, por ne Malin e Zi, nga kotorri e poshte, deri ne Vladimir, after Pikes se kalimit Ne Murriqan, po punohet per zgjerimin e rrugeve, per hapjen ne pllajen malore nga rrotullim I Vladimirit deri ne Tivar I rruges se re me dy korsi vajtje e dy ardhjes. Mbase I jepet prioritet hapjes se autostrade lezhe – Murriqan qe ndihmoni shume edhe Ne lehtesim in e trafikut si ne Shqiperi dhe ne Malin e Zi. Para nje muaj e gjysem kalova dhe pashe se nga kotorri, me sakte Tivat, deri ne afersi te Vladimir it po behej nje pune intensive.

    Reply
  • ANDI RRUGIA says:
    December 16, 2025 at 7:48 pm

    Po nese jeni duke shpifur?

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    December 16, 2025 at 8:20 pm

    Malazezet punojne me cmimet e Enver Hoxhes.Per 20 miljon euro nje Ure si kjo 300 metro vete 300 miljon euro.
    Me 20 miluone nuk ta merr persiper asnje kompani ndertimi.Nje rrethrrotullim i Unazes u tenderua per 40 miljon Euro.
    Cdo Lot i Unazes kushtoi 20 miljon euro. as New Yorku,as Parisi nuk i afrohen ketyre Cmimeve.
    Sa per Standarte Autostradash,vari pafillon,se rruge dykalimshe jane,si ato te Enver Hoxhes.
    per Cilesi punimesh,.PUNE SHQIPTARESH,GJELLE QENSH.

    Reply
  • Gas Gas says:
    December 17, 2025 at 10:30 pm

    Kasem Gahinji faleminderit. Ja kështu flitet, sillen faktet dhe jo me opinione ose me hamendje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Zoti Bideja”, deputetët e PD i bllokojnë foltoren dhe fyejnë Ardit Bidon
  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit

Komentet e Fundit

  1. demo on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. xhaxhi moderatori on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Kushtrimi on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. deputete pordha, meriton cjapin on I kërkuan mbrapsht mandatin, reagimi i Marjana Koçekut: Shkojmë në zgjedhje, do marr dhe kecin
  5. Anonymous on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?