Ura e fshatit Ketë në Klos është shembur vetëm 10 ditë pas inaugurimit nga bashkia.
Për rrjedhojë, banorët kanë mbetur sërish të izoluar, pasi kjo urë lidhte fshatin Ketë me Rrugën e Arbrit, duke pamundësuar kështu edhe dërgimin e fëmijëve në shkollë.
Ndërtimi i kësaj ure nisi në dhjetor të vitit 2025 dhe punimet u realizuan nga kompania “Bajrami N sh.p.k” me zotëruese Anduena Bajramin. Për mbikëqyrjen e punimeve Bashkia Klos kishte kontraktuar kompaninë “TRIANGLE” me zotërues, Zenulla Mehmetin.
Në total ndërtimi i urës së fshatit Ketë ka kushtuar rreth 40 milionë lekë. Shembja e saj ngre pikëpyetje të mëdha për procesin e kolaudimit dhe përdorimin e parave publike.
kryebashkiakja e Klosit, Valbona Kola e ka cilësuar ndërtimin e urës në fshatin Ketë një investim me vlerë për komunitetin, ku përmes një postimi në rrjetet e saj sociale ditën e përurimit, garantonte infrastrukturë më të sigurt dhe funksionale që do të përmirësonte jetën e banorëve.
Por ky postim u fshi menjëherë, pas shembjes së urës 3 ditë më parë, ndërsa fakti vijon të mbetet përtej algoritmeve të rrjeteve sociale.



VOX

E ka fajin shiu
Nuk ka qene qëllimi i ndërtimit te urës. Ura ishte nje “scusa” per vjedhje. Kështu i bene hajnisë kjo qeveri, sikur Belinda Balluku. Vendosin se cfare do te ndërtojnë per vehte, kalkulojnë shumen e parave qe u duhen dhe pastaj gjejnë ndonje rruge, ure… gjoja per ta ndërtuar…sa per transfer te parave nga buxheti i shtetit.
Cfarë shteti, çfare qeverie qe ka lene tere inxhinierin e ndërtimit ne duart e e nje pastruesja te pashkolluar?!
Arrestime. I kanë ndarë paret bashkë. Duhet të veprohet ndryshe. Ndërtuesi duhet t’i gjejë paret vetë, t’i marrë në bankë psh.. Shteti nuk ka pse i jep ndërtuesit nga paratë e veta. Dhe ndërtuesi apo investitori si i thonë sot, duhet të vëjë taksë kalimi te ura, ta zemë për 10 vjet. Sa të shlyhet investimi! Dhe të jetë i detyruar ta mirëmbajë urën edhe 10 vite të tjera! Kështu bëhen njerëzit të pasur në Shqipëri. Duke vjedhur shtetin gomar!
Nuk eshte njesoj.Nuk eshte e njejta gje.Ndertoi ure 50 m te larte qytetari Cim Bumci me akademi BRSS,,,
Nderton ure rramaduce katundari Suloves Bajrami N,,Uren pa themele,pa taban, e merr perroi pa filluar shirat.
Ndertoi Uren e Bushtrices Cim Bumci,ka 60 vjet fix qe nuk luan cantimin,Luajti Bushtra Spiro Kolekes,kusherira Edi Rames,,por jo Ura Bushtrices,se keta jane brrace kurvash dhe hajdutesh.
ky qyhet koncesion i dashur por ka shqiptar qe ta paguan taksen.
SA TURP NE ATE KOHE PER NJE PUNE BRENDA 10 VJETESH DENOHESHE PO TE PRISHEJ
prandaj ajo kohe quhet diktature. Nuk u ka dashur te denohen, duhet ti linin sic i lejne sot ta shkaterrojne sa te munden jeten ne kete vend.
Nese nje i persekutuar politik sot u ka pas denuar atehere ngaqe kerkoi liri demokraci, si kjo qe con ne shkaterrim te jetes e vendit ai padyshim e meriton titullin i persekutuar me gjithe parate si kompensim se i kane rene ne qafe kot.
Filloni kalojeni lumin si pelivani mbi litar.
Te rroje partia… me rreshqitje nen litar ne votime qe ne oren 7.
Po si nuk paskan pasur fijen e turpit kta politikanët tonë nuk u ngopën duke vjedhur cdo gjë që duhet të investohet për popullin e shkret që u bëftë kancer këtyre ishalla
Ja pyesni njehere kapterr Ethemin se e ka pergjigjen gati.
Ky është korrupsioni i qeverisë së qelbur
Prit kur te thone e mori ne sysh sali Berisha
Ura qe u shemb eshte ende nen kujdesin e shoqerise ndertuese e cila eshte e detyruar ta risjelle ne gjendje pune me parate qe jane mbajtur si fond sigurie(5%)
Turpi ju mbulofte qe beni keso pune te pista ose pune angarije !!Po si ka mundesi qe ura te behet per 10 dite ? Kjo tregon nivelin teper te ulet te shkollimit dhe ate qe tregon se qdo lahper merret me punet qe i merr persiper ..Ndertesat e urat po qendrojne me qindra vite ketu 10 vite !!Turp te kene ose ta denojne keqas ose ta bene uren e re !!