Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Atentatet e ditëve të fundit me urdhër nga qelia? SPAK i jep Drejtorisë së Burgjeve 10 emra për vëzhgim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Atentatet e ditëve të fundit me urdhër nga qelia? SPAK i jep Drejtorisë së Burgjeve 10 emra për vëzhgim
KronikeKryesore

Atentatet e ditëve të fundit me urdhër nga qelia? SPAK i jep Drejtorisë së Burgjeve 10 emra për vëzhgim

Published: August 14, 2022
Shpërndaje

SPAK i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mbajë nën vëzhgim edhe 10 të burgosur të tjerë që dyshohen se komunikojnë dhe japin urdhra jashtë qelisë.

Por ende nuk është vendosur nëse do të hyjnë apo jo të burgosurit e dyshimtë në 41 biss, raporton Top Channel.

Sipas burimeve, aktualisht po shkëmbehet informacion mes Policisë së Shërbimeve Sekrete por edhe Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve që kanë në burgjet e sigurisë së lartë 10 të dënuarit që janë shpallur fajtorë në fushën e drogës dhe të vrasjeve.

Vendosja nën “Big Brother” e tyre në distancë po kryhet pas disa krimeve të rënda të muajve të fundit, që bëjnë fjalë jo vetëm për trafiqe por edhe për atentate.

Megjithatë nuk u dhanë më tepër detaje pasi operacioni sipas burimeve po kryhet nën sekret të plotë.

Deri më tani nën regjimin e ashpër 41 biss mbahen vetëm 7 të burgosur dhe të paraburgosur për të cilët sipas një hetimi në distancë i ngjashëm me këtë që po kryhet aktualisht, u mblodhën të dhëna se secili nga të burgosurit ishte i rrezikshëm dhe mbante komunikime me anëtarë të grupeve jashtë burgut.

- Publicitet -

Në 41 biss janë dy vëllezërit Klemend dhe Eldi Çala të arrestuar si anëtarë në megagrabitjen e Rinasit, një ngjarje që vijon të ketë në kërkim Talo Çelën.

Po ashtu nën regjim të ashpër dhe super të kontrolluar është edhe Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine. Së bashku me të në 41 biss është edhe Fatmir Pjetri i “Bandës se babagjyshëve” që u kap me Çekajn pas tentativës për t’u arratisur nga 313.

Si dhe Redjan Rraja nën akuzë për atentatin në aksin Tirane-Durrës si dhe dy vlonjatët Viktor Ymeri dhe Aleksandër Llanaj, njeri i kthyer në burg jo shumë kohë pasi i kishte lënë qelitë dhe tjetri për masakrën e Çoles.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • BARDI says:
    August 14, 2022 at 3:56 pm

    Me shpejte i mesojn gazetat tek ne urdhera qe jane dhe sekret,se sa policia qe eshte bere si tellallet e dikurshem qe njoftonin urdhrat e bashkise per kafshet.Munde te thuash pa frike qe eshte pasqyra e ketij shteti………

    ..

    …
    .

    Reply
  • Paqesori says:
    August 14, 2022 at 7:27 pm

    Eshte skandal, qe te publikohen te dhena sekrete me rendesi re veçante. Kjo praktike nuk ka te beje aspak me demokracine, te drejten per informimin publik, apo per fjalen e lire.
    Ne praktike e tille duhet te ndeshkohet me ligj dhe perpara drejtesise duhet te shkojne si autoritetet e policise dhe prokurorise, qe i publikojne keto te dhena, por edhe mediat nuk duhet te bejne rolin e tellallit te dikurshem, duke thirrur me ze te larte: -Gazeta Tomorri! Blini gazeten Tomorri me lajme te reja!…
    Rrumpalle hesapi, ndaj dhe kriminelet livadhisin. Drejtesia per keto vepra penale te dukshme eshte indiferente, qe nenkupton inekzistence.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Gary Kokalari: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus
  • Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. plazhisti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. L on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. brunilda on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  5. Precizim on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?