Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Urdhri i MSH-së, shërbimet mjekësore që do ofrohen në spitalet bashkiake dhe ato ditore  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Urdhri i MSH-së, shërbimet mjekësore që do ofrohen në spitalet bashkiake dhe ato ditore  
AktualitetShendetesi

Urdhri i MSH-së, shërbimet mjekësore që do ofrohen në spitalet bashkiake dhe ato ditore  

Published: April 27, 2023
Shpërndaje

 

Përcaktohen rregullat se si do të ofrohen shërbimet mjekësorë në spitalet bashkiake, si dhe ato që do të funksionojnë si spitale ditore. Urdhri më i fundit i dikasterit të Shëndetësisë, i cili tashmë është zbardhur edhe në Fletoren Zyrtare të Qeverisë, detajon mënyrën e krijimit, organizimit dhe funksionimit të spitalit ditor dhe spitalit bashkiak publik, si dhe shërbimeve mjekësore që do të ofrohen për pacientët në to.

Spitali bashkiak është institucioni shëndetësor me shtretër që ofron kujdes shëndetësor për pacientët e të gjithë grupmoshave, të një ose më shumë bashkive, bazuar në shpërndarjen demografike dhe në planin spitalor rajonal, sipas sistemit të referimit.

- Publicitet -

Në spitalin bashkiak do të ofrohen shërbimet bazë të pranimit dhe menaxhimit të urgjencave mjekësore, pediatrisë, mjekësisë interne, laboratorit, radiologjia, farmacia, ndërkohë që do të mund të ofrohen edhe shërbime të tjera më të specializuara si: kirurgji, obstetrikë-gjinekologji, terapi intensive apo subintensive. Spitalet bashkiake do të mund të organizojnë edhe njësi të veçanta për kujdesin e zgjatur spitalor për rehabilitim apo kujdes paliativ për të sëmurët në fazën terminale të një sëmundjeje, njësi të sëmundjes së transfuzionit sipas përcaktimeve në planin rajonal spitalor mbi shërbimet e nevojshme në territor dhe në varësi të barrës të sëmundshmërisë.

Spitali bashkiak siguron vetë ose nëpërmjet një institucioni tjetër shëndetësor furnizimin me gjak dhe nënprodukte të prodhuara nga gjaku. Emërimi dhe shkarkimi i drejtorit të spitalit bëhet nga ministri përgjegjës për shëndetësinë, me propozim të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, sipas legjislacionit në fuqi.

Ndërsa spitali ditor është spitali që ofron ndihmën e parë mjekësore për trajtim dhe kurim brenda 24 orëve dhe realizon diagnostikim, trajtim dhe/ose ndërhyrje kirurgjikale sipas shërbimeve të spitalit të përcaktuara në aktin e ngritjes së spitalit. Tipologjitë e përgjithshme të shërbimeve spitalore që ofron spitali ditor janë të përcaktuara në planin spitalor rajonal dhe shërbimet specifike të përcaktohen në aktin e miratimit të ngritjes së spitaleve.

Urdhri i dikasterit të shëndetësisë përcakton se financimi i spitaleve përfshirë dhe të ardhurat nga tarifat për shërbime klinike dhe joklinike për pacientë jashtë sistemit të referimit bëhet sipas legjislacionit në fuqi. Spitalet bashkiake dhe ditore, për financimin e shërbimeve shëndetësore dhe aktivitetit, lidhin kontratë me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false shpërndanë sot fjalimin e tij
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën
  • Hodhën sende të forta në drejtim të Policisë, procedohen 30 protestues. Arrestohen 2 të tjerë

Komentet e Fundit

  1. Indriti on Aritmetika e fshehur pas fjalëve
  2. tarasi on “Kam sjellë me vete dy dokumente…” Rama thotë se do bëjë kthesë dhe “do skanohet” ligji për Zonat e Mbrojtura
  3. Wrzzt on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  4. Anonymous on BKH në banesën e biznesmenit të farmaceutikës, dyshime për korrupsion me familjarin e Ogerta Manastirliut
  5. Arlinda Ymeraj on Ylli Manjani: Të isha në vendin e gardistëve, do t’ia fusja me shpullë turinjve Agron Shehajt

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?