Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Urime ditën e Pavarësisë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Urime ditën e Pavarësisë!
opinion

Urime ditën e Pavarësisë!

Published: February 14, 2025
Shpërndaje

Nga Bajram Begaj

Kosova e fitoi pavarësinë e saj përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal tëi ish- Jugosllavisë.

Ajo u ndërtua mbi sakrificat e mijëra burrave dhe grave që guxuan të ëndërrojnë një të ardhme në liri dhe më të mirë për fëmijët e tyre.

- Publicitet -

Ajo u pagua me gjakun e dëshmorëve, me lotët e nënave, me dhimbjen e të shpërngulurve dhe ende të pagjeturve dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë para padrejtësisë dhe gjenocidit.

Kauza e Kosovës bashkoi shtete e kombe.

Ndërhyrja e NATO-s është shembulli unik i reagimit dhe suksesi në mbrojtje të humanizmit dhe jetëve njerëzore.

Kjo pavarësi e Kosovës e arritur me gjak e sakrifica, duke patur në krah aleatët tanë dhe të duhurit, bëhet edhe më madhështore.

Pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajonin tonë dhe, si e tillë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane.

Pavarësia nuk mund të përkthehet vetëm në të drejta dhe liri,  por edhe në përgjegjësi. Përgjegjësi para qytetarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, përgjegjësi të cilat Kosova i ka mbajtur me shumë maturi.

Brenda një kohe të shkurtër, Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë, ka hedhur hapa gjigandë për të konsoliduar një shtet demokratik dhe funksional, që garanton të drejtat, një shtet që zhvillon procese të lira dhe demokratike zgjedhore.

Institucionet janë forcuar, ekonomia e saj po rritet dhe shoqëria është aktive e kërkon përparim e mirëqenie.

Shqipëria dhe Kosova, kombi shqiptar është aleati i përbetuar i vlerave Euroatlantike dhe ka mbështetjen më të madhe të këtyre vlerave në rajon e kontinent, një tregues tjetër ky i mençurisë për të projektuar të ardhmen dhe për të bërë zgjedhjen e duhur në kohë kaq të turbullta.

Tregues të tillë meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje.

Dëshiroj të apeloj Bashkimin Evropian për tëlehtësuar raportet me Kosovën, si dhe vendet anëtare, të cilët ende nuk e kanë njohur, të rishikojnë vendimet e tyre.

Në aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende të reja dhe roli i tij në sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin nuk mund të përmbushet nëse ka vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin më  pro tij, Kosovën.

Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, i gjithë kombi shqiptar i gëzohen Pavarësisë së Republikës së Kosovës, rrugëtimit së saj dhe sukseseve që ajo ka arritur.

Shqipëria e Kosova janë dy shtete të një kombi, kombit shqiptar.

Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos  në fushën ekonomikemidis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona.

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve tanë dhe objektivave tona të përbashkëta për integrim, stabilitet e mirëqenie.

Nëse 26 vjet më parë diskutohej mbijetesa dhe çlirimi, nëse 17 vjet më parë pavarësia realizoi ëndrrën historike, gjenerata e sotme është përballësfidave të reja.

Sot kërkohet një qasje e re  mjë qasje e re se si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, Kosovën më të mirë, hapësirën shqiptare më të mirë, më të zhvilluar, më të begatë e më evropiane.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Rroftë Kosova! Rroftë Shqipëria! Rroftë kombi shqiptar!

*MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z.BAJRAM BEGAJ NË PRITJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËS
TIRANË, MË 14 SHKURT 2025

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?