Kryeministri Edi Rama, në deklaratën e përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e vlerësoi atë për ndihmën e dhënë kundrejt Shqipërisë, teksa dha lajmin se hekurudha Tiranë-Durrës do të jetë gati në pranverën e 2024.
“Jemi të vetëdijshëm që falë jush personalisht kemi pasur një mbështetje edhe më të madhe nga sa do e kishim pas tërmetit katastrofike të pak viteve më parë, jemi të vetëdijshëm që edhe në këtë situatë, përsëri falë qasjes së Komisionit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe tuajën personalisht, përsëri ne nuk jemi vetëm.
Kështu që unë dua ta falenderoj presidenten për këtë ndalesë në Tiranë, kemi qenë së bashku për të parë punimet e hekurudhës së re më në fund në këtë rast jo për shkak të burokracisë së Komisionit, por të Bankës Europiane për Ndërtim e Zhvillim, projekti ka nisur më vonë se parashikimi, në pranverën e 2024 do kemi aksin hekurudhor, Tiranë-Durrës, Tiranë-Rinas-Durrës dhe e kundërta”, tha Rama.
Pas konferencës Rama ka publikuar pamjet nga inspektimi i punimeve në hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u shpreh se nga hekurudha që ka qenë do të shtohen dhe 5 kilometra të tjera që do të çojnë në Durrës.
“Projekti është i intergaur. Do të lidhë Tiranën dhe Durrës. Ne do bëjmë 5 kilomtera të reja për në Rinas. “ tha Balluku.
Ursula von der Leyen: Deri në Durrës po kalon nëpër një peizazh përrallor.
Balluku: Po e vërtetë. Në Durrës kemi projekte të shumta përfshirë edhe si një vend turistik. Kështu që po punojmë me një studio arkitekturore për industrinë e qyteti. Hekurudha do të jetë e rëndësishme. Pas viteve 90’ , si shprehej e lirisë, hekurudha u harruar.
Ursula von der Leyen: Ja ku jemi para projektit.
Rama: Këtu është Durrësi, rruga e re për në Rinas dhe më pas rruga që vjen në Tiranë.
Balluku: Do të jetë 39 kilometra. Do të kemi 10 stacione të reja. Vlera është 70 milion euro, 50% grant dhe pjesa tjetër kredi e butë. Deri tani kemi 30% të volumit të punës. Shpejtësia do të jetë 120 km/h. Besojmë se do ta mbyllim në vitin 2024.
Ursula von der Leyen: Pastaj uluni në tren dhe shkoni për në Durrës.
Ursula von der Leyen: Fantastike. Nuk kamë qenë kurrë në bregdetin tuaj. Dhe nuk kam mundur kurrë për shkak të agjendës. Nëse nuk ndodh, edhe kur të inagurojmë hekurudhën e re. Do e bëjmë me patjetër.
a.m/dita

Po si keshtu mer la, 39 km dhe 10 stacione, i bie nje stacion cdo 4 km. Si do te mund te udhetoje treni me shpejtesi120 km/ore.
Atehere edhe hekurudha e famshme , perfundon ne 2024-en! Me nje fjale , 34 vjet per te bere 39 kilometra hekurudhe….i bie , 1 kilometer e pak ne vit , edhe bershka mund te bente dicka me shume , pale , me shpejtesi 120 km/ore , kashar-vore-rinas-durres , a jeni ne vete o traper?
Hekurudha kalon neper nje peisazh perallor
Kjo ishte e forte.
.
Me duket se do jete si treni I lojrave te Rruga e Elbasanit
Ja dhe 70 miljon euro prikë nga nusja BE von der Lein për thesin e kusarisë të dhëndrrit kollovar, kusarit global Edi Rama që po i prin kusaria tani që u pranua të futet si derr në thes dhëndërr në gjirin e bëshëm joshës të subvencioneve dhe investimeve të nuses BE. Thoni që nuk është kusar i nivelit global dobiçi?
A do të arrij Alibaba i shqipëtarëve që deri në vitin 2030, para se të shpallet edhe dejure (se defakto është), mbret i plotfuqishëm i bagladeshasve që do të popullojnë Shqiprinë, të ketë në shpellën e thesareve të kusarisë 20 miljardë euro?
Besoj që do ta tejkaloj këtë shumë tani që kusaria është bër ndërkombëtare dhe është bër profesion e presidentëve dhe kryeministrave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në BE, Rusi, Kinë…….kudo në botë. Madje tani ai që do të vjeth sot bëhet president e kryeministër si do zot Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta dhe ai që është sa të tre këta bashkë në fushën e kusaris shkencore, Edi Rama. Për të vjedhur një bankë edhe kombëtare edhe ndërkombëtare qoftë, meren e jepen para me fatura firmosur në vizita zyrtare, para medias dhe publikut si investime ose dhe subvencione për hekurudha, për reforma në drejtësi e administratë, zhvillime rurale, mbrojtjen e mjedisit , për pakicat rome…….e lloj lloj stisje që presidentët dhe kryeministrat, Edi Ramët e von der Lejnët të mbushin thasët e kusarisë pa qënë nevoja që të hapin me kazëm tunele nëntoksore posht themeleve të bankave.
Jo, Lypeni modern sot është president ose kryeministër dhe inspektori Zanikata modern me policin që duam të Ardi Velijve është në mbrojtje totale të këtyre Lypenëve modernë.
Nashi, kjo Balluku të mos deklaroj më shifra se del gjithmon me saktësi të pakundërshtueshme matematike që është një cop injorante mjerane, në 39 km 10 stacione në një tren që ikën me shpejtësi 120 km/h. I takon që mbasi niset kur të arrij në kilometrin e katërt shpejtësin 120 km/h të ndaloj. Mos këto shifra absurde dëshmojnë që nuk ka fare projekt të mirfillt inxhinierik dhe kemi vetëm një shou për të vjedhur vërtet para nga nusja BE?
TRENIN NA E SOLLI DIKUR ENVERI
ME TE SOSEM HALLET BUKURI
TRIDHJETE VJET KETA GJAKUN NA E PINE
MILETIN E ZHYTEN THELLE NE VARFERI
HEKURUDHEN BEME VETE NE RINI
BOTES DOREN NUK JA ZGJATEM
TANI PER NJE PORDHE KERKOJME KREDI
ESHTE E QARTE KAQ E PATEM
“Do iki me patjeter” eshte nje shprehje qe tregon se edhe Kriekaqoli calon ne gjuhen shqipe. Mire ai se i ka marre koka ere, po ju pse vazhdoni me kete perseritje te gabimeve te tij gjuhesore?