Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: USB-ja e “sekreteve” dhe fjalimi në Rinas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > USB-ja e “sekreteve” dhe fjalimi në Rinas
KronikeKryesoreLajmi i fundit

USB-ja e “sekreteve” dhe fjalimi në Rinas

Published: September 28, 2026
Shpërndaje

Nga Dori Xhima

Një raportim i përhapur ditët e fundit ka rikthyer në qendër të vëmendjes Mirel Mërtirin, një nga personat kyç të shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve. Mërtiri po përgatit një intervistë mediatike ekskluzive nga arratia. Vëmendjen kryesore e ka marrë një provë materiale, një USB e dorëzuar te një producent dhe gazetar i njohur austriak.

​Sipas fragmenteve investigative të bëra publike nga gazetarët në terren (përfshirë një sekuencë të publikuar nga gazetarja Lindita Çela), gazetari austriak Füssel shfaqet duke pyetur dëshmitarin se çfarë përmban pajisja e vogël elektronike. Përgjigjja e tij është:

- Publicitet -

​“Aty janë të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat… Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna dhe ke edhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata…”

​Dyshimet me të forta janë se brenda kësaj USB-je ndodhet vizatimi i plotë i skemës financiare të inceneratorëve, transaksionet e fshehura në llogari off-shore, si dhe emrat e zyrtarëve të lartë shqiptarë që kanë përfituar nga këto pagesa. Mërtiri, i cili për një kohë të gjatë ka zgjedhur heshtjen, duket se po përdor kanalet austriake për të shpërfaqur kartat e tij përballë presionit në rritje nga SPAK.

​Fjalimi i Ramës në Rinas, përgatitje e opinionit?

Një pjesë e fjalimit të kryeministrit Edi Rama dje në Rinas është një përpjekje paraprake për të amortizuar goditjen e pritshme nga kjo intervistë, zhvlerësimin e “narrativës” dhe “trillimeve” që pritet të publikohen. Veçanërisht pjesa ku ka folur për “firmë të hedhur direkt nga ai” kundrejt “përfitimeve nga unë apo familja ime” apo për dhurata orësh luksoze që sipas Ramës “i ka dorëzuar në shtet”.

Dokumentet dhe të dhënat e kësaj USB-je do të publikohen në dokumentarin e paralajmëruar austriak. Nga vërtetësia e tyre do të varet nëse kjo intervistë dhe kjo USB do jenë pika e kthesës që do të zbardhë përfundimisht se ku përfunduan milionat e inceneratorëve.

Nga paraja publike janë paguar disa qindra milionë euro për një sistem inceneratorësh që duhej të zgjidhte krizën e mbetjeve dhe të prodhonte energji, ndërsa përfundoi duke prodhuar një nga hetimet më të mëdha të korrupsionit në historinë e vendit, me ministra, ish-zyrtarë të lartë dhe biznesmenë nën akuzë ose në procese gjyqësore.

DITA

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise says:
    September 28, 2026 at 9:04 am

    E DINI KUSH KA QENE ORTAKE ME 30 PERQIND E MILIONAVE TE INCENERATOREVE!?

    EVA E ADAMIT MINORITARIT COBAN TE DINASTISE BLUSHI

    ME EMRIN B E N I!

    QENJA ME QELBESIRE ANTISHQIPTARE!

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    September 28, 2026 at 9:42 am

    VO:
    -NJË PORDHË LËSHOI KAÇAKU FRIGAMAN MËRTIRI NGA AUSTRIA & SHPIFSIT LËSHOJNË MBETJET E TIJ NË MIXHILIS PËR SENSACION..
    KUR NUK KA FAKTE,NUK KA NEVOJ PËR TYM NË HAVANË.!!
    ÇËSHTJA E INSENERATORËVE NUK NXORI GJË,ISHTE TYM KAVAJE E MJELL PEQINI PËR TË PARABURGOSUR ERIONIN PAS 54 PROTESTEVE NË BASHKI,PREJ NON GRATËS FATJEQSI KOMBI..
    ..DHE,ERIONI U PARABUROS 10.02.25 PËR BREKËT E ARIOLËS,NGA DADO NË KONFLIKT INTERESI & NEPOTIKU DIBRSN ALTIN DUMANI..TË CIËT PO STONOJNË TË ZBATOJNË GJK.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
    • Xha Teme Analisti says:
      September 28, 2026 at 10:12 am

      Hahahahaa 🙂

      O Zot

      🙂 🙂

      Mire ben moderatori se duhrt dhe nje budalla i ketij niveli ne forum.

      Reply
  • Vlora 97 says:
    September 28, 2026 at 10:14 am

    Pertej idiotesive alla Etem loqe Lalaj, torrollak kafenesh, a ka ndonje ne kete forum qe te na sqaroj cfare ka ndodhur me keta inceneratoret?

    Reply
    • AUTORI says:
      September 28, 2026 at 10:17 am

      Afera e inceneratorëve në pak shifra

      Afera e inceneratorëve konsiderohet një nga skandalet më të mëdha financiare dhe politike të periudhës së qeverisjes Rama. Bëhet fjalë për tre kontrata koncesionare për trajtimin e mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, full me korrupsion, favorizime, pastrim parash dhe përdorim të paligjshëm të fondeve publike.

      Sa para publike janë përfshirë?

      Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe analiza të ndryshme të kontratave kanë vlerësuar se kostoja e përgjithshme për taksapaguesit mund të kalojë 350 milionë euro gjatë afatit të koncesioneve.

      Vetë Kryeministri Rama deklaroi në vitin 2022 se deri atëherë nga buxheti i shtetit ishin paguar rreth 55.3 milionë euro për inceneratorët.

      Vetëm kontrata e Tiranës parashikon pagesa shumëvjeçare nga Bashkia e Tiranës dhe institucionet publike për trajtimin e mbetjeve, duke përbërë pjesën më të madhe të kostos totale të skemës.

      Sa para dyshohet se janë devijuar?

      SPAK nuk ka publikuar një shifër përfundimtare unike për të gjithë dëmin ekonomik, por aktet e hetimit flasin për:
      pagesa për punime të pakryera;
      fatura dhe transaksione fiktive;
      skema të dyshuara të pastrimit të parave;
      pagesa korruptive ndaj zyrtarëve publikë.

      Një nga akuzat më të njohura lidhet me ish-ministrin Lefter Koka, për të cilin prokuroria pretendoi se kishte përfituar rreth 3.7 milionë euro ryshfet në lidhje me kontratën e Fierit.

      Kush është hetuar ose akuzuar?

      Mes personave më të rëndësishëm të përfshirë në hetime apo procese gjyqësore janë:
      Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit;
      Alqi Bllako, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-deputet;
      Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministër, i akuzuar nga SPAK në dosje të lidhura me inceneratorët;
      Mirel Mërtiri, i konsideruar nga SPAK si organizator kryesor i skemës;
      Klodian Zoto;
      Stela Gugallja;
      dhjetëra zyrtarë dhe anëtarë komisionesh vlerësimi.

      Në vitin 2022 SPAK dërgoi për gjykim 21 persona dhe 12 kompani lidhur me inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit.

      A funksionojnë inceneratorët?

      Kjo është ndoshta pjesa më e rëndë e historisë.

      Elbasani
      Është i vetmi impiant që ka funksionuar pjesërisht.
      Sipas raportimeve dhe hetimeve të cituara në dosje, inceneratori ka pasur probleme serioze operimi dhe në periudha të gjata nuk ka funksionuar normalisht.

      Fieri
      Impianti është ndërtuar, por nuk ka operuar si incenerator funksional sipas objektivit fillestar.

      Tirana
      Është pika më e debatueshme.
      Për vite me radhë janë kryer pagesa publike, ndërsa vetë inceneratori nuk është vënë në funksion si objekt i plotë për djegien e mbetjeve. Në praktikë funksionon kryesisht landfilli dhe impiantet ndihmëse të trajtimit. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore të hetimeve.

      Reply
    • FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:
      September 28, 2026 at 11:20 am

      Poqese je shQIptar e di shkrim e Ke dim shQIp lexo komentin e pare te ‘jetimeve te 21 JANARIT…!’ te kuptosh se ish ShQIperija eshte KOLONI e Tere agjenturave dhe minoritare e te dinastive Blushi,Nano,Ngjela,Lubonja….

      Reply
  • prehistoriku says:
    September 28, 2026 at 10:20 am

    Eshte super vjedhje
    Bashkon disa elementë njëherësh:
    kontrata publike me vlera shumë të mëdha; procedura të përshpejtuara dhe të diskutueshme;.përfshirje të ministrave dhe zyrtarëve të lartë;
    pagesa publike të vazhdueshme; dyshime për korrupsion dhe pastrim parash;
    impiante që nuk prodhuan rezultatet e premtuara.
    Perpara kesaj kasaphane me paranë publike, aferat koruptive të Likes per te cilat u be 21 janari ngjajne lek xhepi

    Reply
  • Protestuesi says:
    September 28, 2026 at 11:02 am

    Palacua me poture i Shurrelit

    Do ta qethim si dele te sheshi Skenderbej

    Reply
  • demo says:
    September 28, 2026 at 11:07 am

    Nje Zuzar me Institut vizatimi kujton se po qorrolleps nje popull te diplomuar ne shkenca egzakte,ne Ekonomi,Teknologji,Inxhinjeri..Nje popull me Rini te punesuar ne Evrope dhe Amerike,qe keto korrupsionet e ketij rrufjani i konsiderojne Hapa dollapa te nje hajduti megaloman,arrogant,qe po i kostojne popullit miljarda.

    Reply
  • Hisniu kapua says:
    September 28, 2026 at 11:52 am

    Mirel mertiri ishte ortak me ilirin meten zenin dhe gert bogdanin cepanin kane investim miniere ne kongo
    Prandaj ja rrasen gertit bogdani te rogneri
    Vlora nuk flet kot per udb te rogneri
    Nesho

    Reply
  • Ramalluku i Surrelit says:
    September 28, 2026 at 2:37 pm

    Andej jashte breket po mi heqin,
    ketu brenda me gjethe me veshin,
    sa te kem mediat qe by…me mbulojne,
    te me skuqet faqja as mos e mendojne,

    sido qe te me vije telashi, rrebeshi,
    do mbrohem si i papergjegjshem menderisht,
    do nxjerr Kartelen time te Psikopatise,
    qe e ruaj prej kohesh ne sirtarin tim, sigurisht!

    Reply
  • nastradini says:
    September 29, 2026 at 5:52 am

    ME NE FUND CIM PEKA TE SYRI TV E PRANOI TE VERTETEN DHE PRANOI SE PARATE E INCENERATOREVE JANE VJEDHUR DHE ZHDUKUR NE AFRIKE

    Arben Ahmetaj gjeti Mirel Mertirin dhe dashnoren e tij per te ndertuar inceneratoret fantazem qe do te prodhonin energji nga djegia e plehrave dhe i pagoi nje mashtruesi lakmitar € 400 milion euro: Ne Fier dhe Elbasan Mirel Mertiri, koka e ketij mashtrimi ngriti ca kapanone prej llamarine, i leu me boje me ngjyra-ngjyra dhe Edi Rama i reklamoi si nje ARRITJE madheshtore e Rilindjes, por te inceneratori i Tiranes skandali plasi sheshit, sepse Mirel Mertiri parate e Edi Rames i kishte investuar ne Afrike per inceneratore fantazem te tjere, por bythzinjte e Afrikes dolen me te squte se arnautet e Shqypnise dhe e mashtruan rufjanin shqyptar Mirel Mertirin te paret duke i grabitur parate e Edi Rames, qe po prise 20 % e tij nga €400 milionet e buxhetit te shtetit, qe ja kishte besuar Arben Ahmetajt, sic e kishte raportuar OSBE qe ne vitin 2015,

    por:

    RUFJANET E ENVERIT U MASHTRUAN NGA BYTHZINJTE E AFRIKES DHE PARATE E INCENERATOREVE IKEN PER LESH BASHKE ME 20% E EDI RAMES

    dhe:

    Helbete SPAK i u versul Arben Ahmetajt si garantuesi i lakmitarit Mirel Mertiri dhe prandaj Cim Peka me te drejte e hodhi poshte me neveri VIDEON e tij si nje film karagjozesh ne Netflix,

    por:

    Cim Peka te SYRI TV harron se Netflix po keshtu ka fshfaqur filmin karagjoz per historine e Gerdecit te Sali Berishes: “War Dogs”, qe nuk tregon se ku ka groposur Remzi Hoxhen, por qe e ben HERO kriminelin Sali Berisha si Doktor-Kumandar Legjendar i PD bashke me Sanco Pancat demokrate dhe qe po kerkon serish te vije ne pushtet me mashtrime enveriste,

    njashtu:

    Si Kuvendi pa moral i Kosoves qe ben HERONJ Hashim Thacin dhe killerat e tij dhe bashke me LDK e Rugoves miraton nje rezolute TURPI ku hedh poshte vendimin e nje Gjykate Speciale qe e ka miratuar vete duke e kamufluar me propagande “patriotike” enveriste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?