Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushqim falas në shkollat 9-vjeçare, Veliaj jep lajmin e mirë: Do jemi të parët në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Shoqëri > Ushqim falas në shkollat 9-vjeçare, Veliaj jep lajmin e mirë: Do jemi të parët në rajon
Shoqëri

Ushqim falas në shkollat 9-vjeçare, Veliaj jep lajmin e mirë: Do jemi të parët në rajon

Published: October 4, 2024
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, ka dhënë detaje mbi projektin e shpalosur disa ditë më parë, për ushqim falas për të gjithë nxënësit në shkollat publike 9-vjeçare në Tiranë. Filozofia e këtij projekti është që të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët, kryesisht për ata që vijnë nga familje me ekonomi më të dobët.

“Si të majtë ne besojmë se nëse fëmijët marrin të njëjtat vitamina, të njëjtat vlera ushqyese, është një mënyrë për t’i mbajtur fëmijët më gjatë në shkollë, por edhe që ta kenë fillimin e barabartë. Edhe te Piramida, ku i kemi të gjitha kurset falas, funksionon filozofia që startin ta kenë të gjithë njësoj”, tha Veliaj.

Duke nisur nga shtatori i ardhshëm, Veliaj u shpreh se Tirana do të jetë qyteti i parë në rajon që aplikon një projekt të tillë, që aktualisht zbatohet në Londër.

- Publicitet -

“Do ketë një sistem kateringu në shumë shkolla. Do jemi ndoshta i pari qytet që e bën këtë në rajon. E kemi marrë si projekt nga Londra. Londra po e bën shumë mire këtë”, shtoi ai.

Ideja për këtë projekt, Veliaj tha se ka qenë prej kohësh, por tashmë janë mundësitë ekonomike për ta zbatuar.

“Është diçka që e kemi menduar prej kohësh, por nuk e kemi pasur mundësinë. Nëse para 9 vitesh bashkia ishte e falimentuar, nuk paguanim dot ndihmën ekonomike, nuk paguanim dot rrogat, e nuk ndërtonim një shkollë, sot bashkia nuk është e tillë. Sot ka 10-fishin e buxhetit. Kjo do të thotë se e ka mundësinë që të mendojë. Unë nuk e fsheh, unë jam socialist, jam i majtë, unë besoj se shteti ka një detyrim social, sidomos ndaj shtresave në nevojë”, tha Veliaj.

Një tjetër projekt i rëndësishëm që Veliaj ka lançuar është ndërtimi i një qendre që ofron shërbime falas për fëmijët e spektrit autik dhe ata me sindromën Down. Krahas zhvillimit të infrastrukturës, Veliaj tha se synon që t’i lërë qytetit edhe trashëgimi sociale.

“Një nga gjërat që kemi parë është se, si në aspektin ekonomik dhe social, ky qytet po ecën shumë shpejt, por jo të gjithë po mbajnë të njëjtin ritëm. Duhet të mendojmë edhe për ata që ndoshta nuk ia kanë dalë dhe kanë nevojë për një dorë. Si kryetar bashkie dhe si menaxher i kësaj familje të madhe, gjykoj që për këta engjëj të vegjël duhet të ketë shërbim. Ajo që më rezulton nga shumë prindër që flas është se shumë prej këtyre qendrave private janë shumë të kushtueshme. Pra heq një pjesë të madhe të buxhetit të familjes. Nëse ne kemi bërë një qendër ekselence si Piramida, ku kurset e teknologjisë janë falas, atëherë ne mund të bëjmë fare mirë një qendër ekselence. Kemi marrë një terren pas ambasadës amerikane, ish qendra “Pëllumbat”. Dua siç Piramida është qendra më e madhe në Europë për arsimin digjital, dua që të gjithë engjëjt tanë që kanë sfida në fëmijëri, të ndihmohen me logopedë, me fizioterapistë. Trashëgimia që dua t’i lë këtij qyteti, përveç infrastrukturës, shesheve, Pazarit, Bulevardit, Liqenit duhet të jetë një trashëgimi jo vetëm fizike, por edhe sociale. Kjo trashëgimi është diçka që qyteti  meriton po aq sa edhe infrastruktura fizike”, shtoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
  • Alban Dokushi rikthehet në detyrë si sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës
  • Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
  • “Votim elektronik në rang kombëtar”, mazhoranca zbardh projektin për 2029
  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. kur 3000 Euro pasuri deklaronte on Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  3. Anonymous on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  4. !!? on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Zdromsi on “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK jep pretencën për nënën e Kryemadhit dhe të tjerët

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?