Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
AktualitetEkonomi

Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së

Published: September 9, 2026
Shpërndaje

Shqiptarët kanë një nivel konsumi individual shumë më të ulët se mesatarja europiane, por për ushqimet shpenzojnë pothuajse po aq euro për frymë sa qytetarët e Bashkimit Europian. Ky kontrast bën që ushqimet të marrin një pjesë shumë më të madhe të buxhetit të konsumit në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, konsumi individual aktual në Shqipëri arrin në 8,656 euro për banor në vit, ose rreth 20.3 miliardë euro në shkallë vendi. Mesatarja e BE-së është 27,463 euro për frymë, çka do të thotë se të ardhurat për frymë të një shqiptari janë vetëm rreth 32% të një banori në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Diferenca më e fortë shfaqet te ushqimet, për peshën ndaj totalit, por jo për vlerën, një tregues i varfërisë në vend. Nga 8,656 euro që përbëjnë konsumin vjetor për banor në Shqipëri, 2,513 euro shkojnë për ushqime dhe pije joalkoolike. Në total, kjo kategori përllogaritet në rreth 5.9 miliardë euro, ose 29% të gjithë konsumit individual.

- Publicitet -

Në BE, për ushqime shpenzohen mesatarisht 2,847 euro për frymë, pra vetëm rreth 13% më shumë në vlerë absolute se në Shqipëri. Por, për shkak të të ardhurave shumë më të larta në dispozicion, që u jep më shumë mundësi të konsumojnë në kategoritë e tjera, pesha e tyre në shportën europiane është vetëm 10.4%. Ushqimet zënë në Shqipëri një pjesë 2.8 herë më të lartë se në mesataren e BE.

Pas tyre, ndër kategoritë me peshën më të madhe në Shqipëri janë shpenzimet për banesën dhe energjinë. Për banesën, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse llogariten 1,172 euro për banor, ose rreth 2.75 miliardë euro gjithsej,. Kjo kategori merr 13.5% të konsumit, më pak se niveli prej 18.8% në BE.

Edhe mobilimi, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e banesës kanë peshë dukshëm më të lartë në Shqipëri. Për këtë grup shpenzohen 751 euro për banor, ose rreth 1.77 miliardë euro në total. Kategoria përbën 8.7% të konsumit, kundrejt vetëm 3.8% në BE.

Në të kundërt, shëndetësia merr një pjesë më të vogël të konsumit shqiptar. Eurostat llogarit 662 euro për frymë, ose rreth 1.56 miliardë euro në nivel vendi, ekuivalente me 7.6% të totalit. Në Bashkimin Europian, pesha arrin në 13.4%.

Edhe transporti zë më pak peshë në strukturën shqiptare: 576 euro për banor dhe rreth 1.36 miliardë euro në total, ose 6.7%, përkundrejt 9.9% në BE. Për restorante dhe akomodim përllogariten 427 euro për frymë, ndërsa pjesa ndaj konsumit është 4.9%, krahasuar me 7.2% në Union.

Për veshje dhe këpucë, një shqiptar shpenzon 205 euro në vit (2.4% e totalit, përkundrejt 881 euro mesatarja e BE-së (3.2% e totalit).

Një nivel i lartë shpenzimesh raportohet për zërin “Rekreacion, sport dhe kulturë”, ku përfshihen dhe paketat turistike. Në Shqipëri përllogariten 1,162 euro për frymë, me një vlerë totale prej rreth 2.73 miliardë eurosh, nga 1900 euro për frymë mesatarja e BE-së. Pesha arrin në 13.4%, pothuajse dyfishi i mesatares europiane prej 6.9% me një banor të Ber-së që shpenzon mesatarisht 2730 euro në vit për transport.

Ky zë në pamje të parë duket shumë i lartë, por më shumë sesa shpenzime të larta për argëtim. Arsyeja kryesore është mënyra si ndërtohen llogaritë kombëtare. INSTAT, i cili është burimi i parë i të dhënave për Shjqipërinë, shpjegon se konsumi final i familjeve nuk merret vetëm nga Anketa e Buxhetit, por rindërtohet nga një numër burimesh administrative dhe ekonomike.

Pikërisht për grupin “Rekreacion dhe kulturë”, INSTAT thotë se paketat turistike vlerësohen duke ekstrapoluar të dhënat sipas prodhimit të sektorit të akomodimit dhe ushqimit, ndërsa pajisjet audiovizive, pajisjet e mëdha për rekreacion, artikujt rekreativë, kopshtaria, kafshët shtëpiake, librat e kancelaria vlerësohen edhe nga prodhimi i tregtisë. Pajisjet audio/video janë vlerësuar edhe nga importet, duke u shtuar TVSH-ja dhe marzhi tregtar. Në kontrast, Anketa e Buxhetit të Familjeve 2024, ku familjet raportojnë shpenzimet e tyre, e nxjerr rekreacionin dhe kulturën vetëm 2.6%.

Eurostat shpjegon se treguesi i konsumit individual aktual është më i gjerë se pagesat që familjet bëjnë drejtpërdrejt nga xhepi, pasi përfshin edhe shërbime individuale të financuara nga shteti, sidomos në fusha si shëndetësia dhe arsimi.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafiku i armëve, zbulohet ekipi i Ron Yeffet: Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia, të gjithë në hetim
  • “Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit”, drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
  • Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
  • Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
  • PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime

Komentet e Fundit

  1. Doni on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  2. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  3. Ben on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!
  4. demo on Protesta pas 100 ditësh
  5. kapterr temja on Protesta pas 100 ditësh

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?