Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushtarët dhe tanket pushtojnë rrugët e qyteteve në Ekuador
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ushtarët dhe tanket pushtojnë rrugët e qyteteve në Ekuador
AktualitetBote

Ushtarët dhe tanket pushtojnë rrugët e qyteteve në Ekuador

Published: January 10, 2024
Shpërndaje

Qindra ushtarë dhe efektivë policie kanë pushtuar rrugët kryesore në disa qytete të Ekuadorit ndërsa vendi po kalon një prej situatave më të paprecedenta të shkaktuara nga dhuna e bandave kriminale.

Persona të armatosur e të maskuar sulmuan një studio televizive gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në qytetin e Guayaquil ndërsa bomba u shpërthyen në të gjithë Ekuadorin të martën. Më shumë se 130 punonjës të burgjeve po mbahen peng nga të burgosurit në pesë burgje. Një gjendje e jashtëzakonshme 60-ditore filloi të hënën pasi kreun i një karteli famëkeq u zhduk nga qelia e tij e burgut.

Është e paqartë nëse sulmi në studion televizive në qytetin më të madh të Ekuadorit lidhej me zhdukjen e bosit të bandës Choneros, Adolfo Macías Villamar ose Fito, siç njihet më mirë.

- Publicitet -

Presidenti Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si përgjigje ndaj një vale të trazirave të fundit në burg dhe arratisjeve nga burgjet dhe akteve të tjera të dhunës që autoritetet fajësojnë bandat kriminale. Disa orë pas sulmeve policia ka bërë 70 arrestime, duke përfshirë edhe personat që kryen sulmin ndaj stacionit televiziv.

Rrugët kryesore të qyteteve raportohet se janë thuajse bosh, ndërsa qindra ushtarë, disa prej tyre edhe me tanke po patrullojnë rrugët e Guayaquil dhe kryeqytetit, Quito.

Në të gjithë vendin, shkollat janë mbyllur dhe mësimi po zhvillohet online. Kina, një investitor i madh në Ekuador, gjithashtu njoftoi se po mbyllte përkohësisht ambasadat dhe konsullatat e saj.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  2. shiko foton me kujdes !!! on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  3. Ermal Iliri on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Filluan prej Kushnerit, pastaj mbeti një grup i vogël i dhunshëm
  4. ¿? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nje mendim on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?