Në bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë nuk përjashtohet mundësia për trajnimin e ushtarëve të Ukrainës.
Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku.
Ajo tha se kjo bazë Ajrore është një aset i Shqipërisë, por sigurisht edhe i NATO-s.
“Nëse këta të fundit do e shohin të arsyeshme, Shqipëria është gati” – thotë numri dy i qeverisë.
“Baza Ajrore e Kuçovës është një aset e Shqipërisë, por i përket dhe NATO, në koordinim të plotë të NATO nëse shihet e nevojshme dhe e arsyeshme, ne jemi të gatshëm, sa i përket kapaciteteve, i përmbush të gjitha kushtet, ka standarte të larta”, tha Balluku.
j.l./ dita
Jam ne perfundim te librit te gjashte; ‘ Zbulimi dhe diplomacia ushtarake.Nga Lufta e Ftohte ne integrimin ne NATO’. Si nje nga aktoret e zbulimit strategjik te Luftes se Ftohte ( 9 vjet ne thellesi te shteteve objekt zbulimi) dhe te krijimit e te konsolidimit te diplomacise ushtarake problemet e sigurise i shikoj dhe i vlersoj edhe per nje te ardhme afat mesem dhe afat gjate.
Po te jap shembellin konkret.
Arkivat e NSA-së amerikane, publikuan pak kohë më parë një listë të deklasifikuar të objektivave bërthamorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga viti 1956, dhe që përfshinte mbi 1100 pozicione në Evropën Lindore, Rusi, Kinë dhe Korenë e Veriut.
Harta e publikur tregon të 1100 objektivat bërthamore nga ajo listë, dhe tregon se sa katastrofike mund të kishte qenë një luftë bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.
Nga 1100 raketat per keto objektiva , 2 prej tyre ishin drejtuar kundër Shqipërisë komuniste, e cila deri në vitin 1968, kur u largua zyrtarisht nga Traktati i Varshavës, ishte zyrtarisht pjesë e bllokut lindor të udhëhequr nga Moska. Konkretisht, njëra prej raketave bërthamore amerikane ishte parashikuar të godiste Tiranën, dhe tjetra Qytetin Stalin, siç njihej deri në vitin 1991, për shkak se aty gjendej baza e madhe e avionëve luftarakë. Objekt ishte,por pa rakete te komanduar edhe Baza Ushtarako-detare e Pashalimanit ,ku ishte disllokuar flota ushtarake Ruse.
Me prishjen e marrdhwnieve me Bashkimin Sovjetik dhe me largimin nga Shqiperia e Flotws Ushtarake Detare dhe Ajrore ,Amerika e hoqi Shqiperine nga rrethi I kuq per sulm te metejshem ushtarak.Strategjia e saj ishte perafrimi mundshem i Shqiperise drejt Perendimit,per te cilen u aktivizua diplomacia me kullare.
Shqiperia prej 15 vjetesh eshte antare e NATO-s.
Eshte I vetmi vend I Ballkanit qe kerkon me kembengulje ngritjen e bazave ushtarake ajrore, ne Qytetin Stalin dhe ne pritje bazen detare ne Porto Romano.
Shqiperia aktualisht nuk ka sistemet bashkekohore te mbrojtjes ajrore.
U be ceremonia nw Kocove per bazen ajrore taktike. Vetem dy avione amerikane. Nuk erdhi as sekretari i pergjithshem I NATO=s, as komandanti nga Brukseli,as komandanti I FA te NATO-s ne Europw.
“Është një aset që i përket Aleancës. Në koordinim me NATO-n nëse do të shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, “Është një aset që i përket Aleancës. Në koordinim me NATO-n nëse do të shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”, deklaroi zv.kryeministrja./ CAN
PO TRAMPI PO I AFROHET SHTEPISE SE BARDHE. ??!!
PO RUSIA QE KERCENON ME PERDORIMIN E ARMEVE BERTHAMORE. ??!!
PO IRANI QE NA KERCENON PER QYTEZEN E MUHAXHEDINEVE QE NGRITEM NE QENDER TE VENDIT ?
Eshte fuqia e 13 ushtarake nga 127 vende te botes.
Zhvillimet gjeopolitike globale ne te ardhmen, ashtu sic diskutohet e trajtohet mund te sjellin ndryshime kapitale,deri ne pikepyetjet e NATO-s. Kete pozicion qe kishte Amerika ne ato vite kunder neve qe ishim pjese e Traktatit te Varshaves, me vendosjen e bazes ushtarake te Kucoves dhe te bazave detare te NATO-s (Amerikes ) a mund ta marre Federata Ruse kunder nesh ? ? !!! .Prandaj duhet menduar shume thelle dhe shume larg. Ne jemi te vendosur me NATO-n, po te ndodhin ndryshime kapitale me kete aleance ????. Po shtetet e tjera rajonale ne Ballkan dhe me gjere te cilat jane ne NATO perse nuk e bejne kete vrapim ???
Amerika eshte pa diskutim aleati kryesor strategjik i Botes Shqiptare,por filozofi diplomacise Kizingeri shkruan : ‘AMERIKA NUK KA ALEATE TE PERJETSHEM,POR KA INTERSA TE PERJETESHME ‘
Hajro Limaj
Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurise Kombetare.