Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku
AktualitetBote

Ushtria amerikane tërhiqet përfundimisht nga Iraku

Published: January 19, 2026
Shpërndaje

Qeveria e Irakut ka njoftuar se forcat amerikane kanë përfunduar një tërheqje të plotë nga të gjitha objektet ushtarake në territorin federal të vendit, me përjashtim të Rajonit gjysmë-autonom të Kurdistanit, ku prania amerikane vazhdon.

Ministria e Mbrojtjes e Irakut bëri të ditur se kontingjenti i fundit i këshilltarëve amerikanë është larguar nga Baza Ajrore Al-Asad, në provincën Anbar, në perëndim të vendit.

Kjo bazë kishte pritur trupa amerikane për më shumë se dy dekada. Tërheqja vjen pas një procesi gradual që ka nisur prej vitesh, pasi qeveria irakiane i kërkoi zyrtarisht SHBA-së të reduktonte praninë e saj ushtarake në vitin 2023.

- Publicitet -

Sipas deklaratës zyrtare, koalicioni i udhëhequr nga SHBA për luftën kundër ISIS-it është tërhequr gjithashtu nga selia e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, duke ia kaluar plotësisht kontrollin forcave të sigurisë irakiane.

Megjithatë, forcat amerikane mbeten të dislokuara në Bazën Ajrore Harir, në provincën Erbil, e cila ndodhet në Rajonin e Kurdistanit. Ky rajon gëzon status federal autonom, me institucionet e veta qeverisëse dhe forca sigurie, të njohura nga Kushtetuta e Irakut, dhe nuk kontrollohet plotësisht nga qeveria qendrore në Bagdad.

Prania ushtarake amerikane në Irak ka pësuar luhatje të mëdha që nga pushtimi i vitit 2003. Në kulmin e saj, SHBA kishte rreth 170 mijë trupa në vend. Në vitin 2011, administrata e ish-presidentit Barack Obama urdhëroi tërheqjen e forcave, por rreth 5 mijë trupa u rikthyen në vitin 2014, me kërkesë të qeverisë irakiane, për të ndihmuar në luftën kundër ISIS-it.

Që nga dhjetori i vitit 2021, kur SHBA shpalli përfundimin e rolit të saj luftarak në Irak, rreth 2,500 trupa amerikane kanë qëndruar në vend në një rol këshillues dhe mbështetës.

Ministria irakiane e Mbrojtjes publikoi të shtunën pamje video që tregojnë komandantë të lartë ushtarakë irakianë duke inspektuar ambiente tashmë bosh brenda Bazës Ajrore Al-Asad. Ndërkohë, Komanda Qendrore e Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së konfirmoi për CNN se deklarata e Bagdadit mbi dorëzimin e bazës ishte “faktike”.

Tërheqja ndodh në një klimë tensionesh të larta rajonale midis SHBA-së dhe Iranit, në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton opsione ushtarake ndaj Teheranit, mes protestave të dhunshme kundër regjimit iranian.

Baza Al-Asad ka qenë shpesh objekt sulmesh nga grupe të mbështetura nga Irani. Në janar të vitit 2020, Irani lëshoi raketa balistike drejt bazës në hakmarrje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad. Sulmi zgjati rreth dy orë dhe kishte në shënjestër kryesisht zonat ku ishin të dislokuara forcat amerikane.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  • Kush po e toleron përsëri e përsëri Bankersin? Qeveria ka mbledhur vetëm 1 për qind të gjobës 120 milionë euro
  • INVESTIGIM: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e kokainës
  • Operacion antidrogë në Stamboll, 22 të arrestuar, mes tyre aktorja Beren Saat dhe personazhe të njohur
  • Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. ¿? on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës
  3. Aqif on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  4. Aldrin on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  5. Aldrin on Përplasje në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues metalik dhe bllokojnë mjetet e rënda të punës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?